LIVE UPDATES
Bota

Dy anët e errëta të COVID-19

4 Mars 2020, 11:36 Nga DOSJA
Dy anët e errëta të COVID-19

KINË– Imazhet apokaliptike të qytetit të mbyllur kinez të Wuhanit i kemi parë të gjithë. Bota po mban frymën ndërsa koronavirusi i ri, COVID-19, vazhdon të përhapet dhe qeveritë po marrin ose përgatitin masa drastike që do të sakrifikojnë domosdoshmërish të drejtat dhe liritë individuale për të mirën e përgjithshme.

Disa e përqendrojnë zemërimin e tyre te mungesa fillestare të transparencës së Kinës në lidhje me shpërthimin e këtij virusi. Filozofi Slavoj Zizek ka folur për “paranojën raciste” lidhur me obsesionin pas COVID-19 kur ka shumë sëmundje infektive më të këqija nga të cilat mijëra njerëz vdesin çdo ditë. Ata që janë të prirur pas teorive konspirative besojnë se virusi është një armë biologjike që synon ekonominë e Kinës. Pak përmendim, e jo më të përballen, me shkakun kryesor të kësaj epidemie.

Të dyja epidemitë, SARS-i i vitit 2003 dhe ajo aktuale, mund të gjurmohen në “tregjet e lagura” të Kinës – tregje të hapura ku blihen kafshë të gjalla, të cilat më pas theren në vend për klientët. Deri në fund të dhjetorit 2019, të gjithë të prekurit nga virusi kishin pasur lidhje me tregun Huanan të Wuhan-it.

Në tregjet e Kinës, shumë kafshë të ndryshme shiten dhe vriten për t’u ngrënë: këlyshë ujku, gjarpërinj, breshka, minjtë, vidra, vjedull e shumë të tjera. Tregje të ngjashme ekzistojnë në shumë vende aziatike, përfshirë Japoninë, Vietnamin dhe Filipinet.

Në zonat tropikale dhe subtropikale të planetit, tregje të tilla shesin gjitarë të gjallë, shpendë, peshq dhe zvarranikë, të cilët ndërsa rrinë së bashku ndajnë në të njëjtin vend ajrin, gjakun dhe jashtëqitjen e tyre. Siç raportoi së fundmi gazetari amerikan i Radios Publike Kombëtare Amerikane Jason Beaubien: “Peshqit e gjallë nëpër vaska të hapura hapërdajnë ujë kudo në dysheme. Banakët e stendave janë me gjak ndërsa pershqit çahen dhe pastrohen para syve të klientëve. Breshkat e gjalla dhe gaforret, karavidhet, e karkalecat e detit ngjiten mbi njëri-tjetrin nëpër kuti. Shkrirja e akullit shton ndotjen në dysheme. Ka shumë ujë, gjak, peshore dhe zorrë pulash.” Janë vërtet “tregje të lagura”.

Shkencëtarët na thonë se mbajtja e kafshëve të ndryshme për një kohë të gjatë në afërsi me njëri-tjetrin dhe me njerëzit krijon një mjedis jo të shëndetshëm që është burim i mundshëm i mutacionit që bëri të mundur që COVID-19 të infektonte njerëzit. Më saktësisht, në një mjedis të tillë, një koronavirus i pranishëm në disa kafshë iu nënshtrua mutacionit të shpejtë pasi pësoi ndryshime teksa kalonte nga një mbartës në një tjetër dhe fitoi përfundimisht aftësinë për t’u lidhur me receptorët e qelizave njerëzore, duke iu përshtatur kështu njeriut si një mbartës i tij.

Ky fakt e shtyu Kinën më 26 janar të vendoste një ndalim të përkohshëm në tregtinë e kafshëve të egra. Nuk është hera e parë që një masë e tillë është prezantuar në përgjigje të një epidemie. Pas shpërthimit të SARS-it, Kina ndaloi mbarështimin, transportin dhe shitjen e shumë kafshëve të tjera të egra, por ndalimi u hoq gjashtë muaj më vonë.

Sot, shumë zëra po bëjnë thirrje për një mbyllje të përhershme të “tregjeve të kafshëve të egra”. Zhou Jinfeng, kreu i Fondacionit për Ruajtjen e Biodiversitetit dhe Zhvillimin e Gjelbër në Kinë, ka kërkuar që “trafikimi i paligjshëm i kafshëve të egra” të ndalohet përfundimisht dhe ka treguar se Kongresi Kombëtar Popullor po diskuton një projektligj për të ndaluar tregtinë e specieve të mbrojtura. Përqendrimi te speciet e mbrojtura, megjithatë, është një dredhi për të larguar vëmendjen e publikut nga rrethanat e tmerrshme në të cilat kafshët në tregjet e laguraa detyrohen të jetojnë dhe të vdesin. Ajo i nevojitet në të vërtetë botës tani është një ndalim i përhershëm i këtyre lloj tregjeve.

Për kafshët, tregjet e lagura janë ferri në tokë. Mijëra qenie të ndjeshme, palpuese, durojnë orë të tëra vuajtjesh dhe ankthi para se të theren në mënyrë brutale. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e vuajtjeve që njerëzit u shkaktojnë sistematikisht kafshëve në çdo vend – nëpër ferma prodhimi me synim therjen, laboratorë dhe në industrinë e argëtimit.

Nëse ndalemi dhe reflektojmë për atë që po bëjmë – dhe atë që kryesisht nuk bëjmë – ne jemi të prirur ta justifikojmë këtë duke përmendur epërsinë e supozuar të specieve tona, në të njëjtën mënyrë që njerëzit e bardhë përmendnin epërsinë e supozuar të racës së tyre për të justifikuar nënshtrimin që ata i bënin njerëzve të tjerë “inferiorë”. Por në këtë moment, kur interesat jetësore njerëzore shkojnë kaq qartë paralelisht me interesat e kafshëve, kjo pjesë e vogël e vuajtjeve që ne u shkaktojmë kafshëve na ofron mundësinë për një ndryshim qëndrimi ndaj anëtarëve të specieve jo-njerëzore.

Që të mund të ndalojmë “tregjet e lagura”, do të na duhet të kapërcejmë disa preferenca specifike kulturore, si dhe rezistencën lidhur me faktin se një ndalim do të shkaktonte vështirësi ekonomike për ata që e fitojnë jetesën e tyre nëpërmjet këtyre tregjeve. Por, edhe pa u dhënë kafshëve konsideratën morale që ato meritojnë, këto shqetësime janë shumë të vogla në krahasim me ndikimin katastrofik që do të ketë epidemitë gjithnjë e më të shpeshta globale (dhe ndoshta edhe pandemitë).

Martin Williams, një shkrimtar nga Hong Kongu i specializuar në ruajtjen dhe mjedisin, e thotë shumë bukur: “Për sa kohë që ekzistojnë tregje të tilla, gjasat për shfaqjen e sëmundjeve të tjera të reja do të mbesin. Ka ardhur sigurisht koha që Kina t’i mbyllë këto tregje. Kjo do t’i garantonte kafshëve më shumë të drejta dhe në këtë mënyrë do të ruanim natyrën, ndërsa do të zvogëlonte rrezikun që një sëmundje ‘e prodhuar në Kinë’ të dëmtonte njerëzit në mbarë botën.”

Por do të shkonim edhe më tej. Historikisht, tragjeditë ndonjëherë kanë çuar në ndryshime të rëndësishme. Tregjet në të cilat shiten dhe theren kafshët e gjalla duhet të ndalohen jo vetëm në Kinë, por në të gjithë botën.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The Two Dark Sides of COVID-19

Marrë nga BIRN 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 koronavirusi në kinë covid-19 koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet