LIVE UPDATES
Bota

Lindja e Afërt: BE kërkon rrugë për kapërcimin e krizës

11 Janar 2020, 14:57 Nga DOSJA

Në një pikë ministrat e Jashtëm të BE ishin të një mendimi të premten: rrëzimi i avionit ukrainas me pasagjerë para dy ditësh në aeroportin e Teheranit është shkaktuar nga goditja jo e qëllimshme me raketë e ushtrisë iraniane. (Të shtunën Irani e pranoi goditjen me raketë të avionit e foli për „gabim njerëzor”, shën red.) Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn bëri fjalë për gjendjen e nervozitetit të luftës në rajon që shkaktoi tragjedinë e avionit. Kështu janë „eliminuar me qëllim 176 jetë”. Kurse ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas bëri fjalë për një „fatkeqësi tragjike, të tmerrshme”. Tani Irani duhet të ofrojë zbardhjen e plotë të tragjedisë, tha Maas, „ndryshe krijohet terreni për mosbesim të ri”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se është i nevojshëm një hetim i thellë dhe se duhet „të kemi bashkëpunimin e plotë të Iranit.

Rikthim tek marrëveshja atomike po si?

Qëllimi i Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe është që të kthejnë Teheranin tek rregullat e marrëveshjes atomike të nënshkruar në vitin 2015. Europianët ndodhen në një pozitë të vështirë për negociiim – mes SHBA-së, që nuk i merr seriozisht, dhe regjimit iranian, që ndjehet i vënë me shpatulla pas muri.

Po sa i rrezikshëm është largimi i Iranit nga marrëveshja atomike, që do kishte si pasojë pasurimin e uraniumit në vend dhe me këtë edhe kapacitetin për prodhimin e bombës atomike? Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian paralajmëroi që ky vend brenda një ose dy vjetësh do të mund të posedonte armë atomike, nëse do ta bënte realitet njoftimin e së hënës (06.01) për mosrespektimin e mëtejshëm të disa detyrimeve, që dalin nga marrëveshja atomike. Deri më tani Irani është i kontrollueshëm, sepse inspektorët e Autoritetit Vjenez të Kontrollit Atomik qëndrojnë ende në vend.

Ministri i Jashtëm letonez, Edgars Rinkevic tha, se duhet lexuar me kujdes deklarata e Iranit. „Besoj, se ajo lejon një hapësirë për përpjekje diplomatike”, tha ai në intervistë me DW. Ka dy rrugë: nga njëra anë mundësimin e kontakteve diplomatike mes dy palëve, dhe tjetra çtensionimin e krizës aktuale. Por Rinkevic pranon, se „pa SHBA është e pamundur që të rigjallërosh marrëveshjen atomike”.

Libia – vatra tjetër e krizës

Në të njëjtën kohë në Romë dhe Berlin vazhdojnë përpjekjet për të moshkallëzimin e mëtejshëm të krizës së Libisë. Ky vend kërcënon të kthehet në një „Siri të dytë”, ka thënë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Tani bëhet fjalë për të biseduar me vende të trera, që kanë influencë në Libi për të adhur tek një embargo e besueshme armësh dhe armëpushimi.

Turqia deklaroi së fundmi, se politikisht dhe ushtarakisht do të mbështesë kreun e qeverisë libiane, të njohur ndërkombëtarisht, Fajis al-Sarradsh. Rusia dihet që mbështet gjeneralin e milicëve, Haftari, që ndërkohë kontrollon pjesë të tëra të Libisë. Qeveritë në Ankara dhe Moskë kanë bërë të ditur arritjen e një armëpushimi, që do hynte në fuqi më 12 janar, por respektimi i tij konsiderohet shumë i pasigurtë.

Edhe kancelarja Merkel kërkon në vizitën e saj në Moskë të shtunën të flasë me presidentin Putin, për gjendjen në Libi dhe pritet të kërkojë hapa për mosshkallëzimin e mëtejshëm të gjendjes. Berlini ka bërë thirrje për një Konferencë Ndërkombëtare për Libinë, që në plan afatmesëm të mund të çojë në një zgjidhje politike me mbikqyrjen e OKB-së. Heiko Maas në emër të BE do të drejtojë tani përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës së Libisë. Marrë nga Deutche Welle

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bashkimi evropian heiko mass rrezimi i avionit ukrainas ne iran bashkimi evropian heiko mass rrezimi i avionit ukrainas ne iran


Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë