Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka monitoruar sot Qendrën Shëndetësore Nr.10. Në një dalje për mediet, Spahia tha se qeveria ka dështuar për të marrë masat mbrojtëse për koronavirusin dhe për përballimin e situatës. Sipas Spahisë, 115 mijë qytetarë të kësaj zone marrin shërbim në këtë qendër pa asnjë siguri në shërbimin shëndetësor.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, BARDH SPAHIA
Ndodhemi sot këtu pranë qendrës shëndetësore Nr.10, një qendër e cila mbulon një numër jashtëzakonisht të madh të qytetarëve të Tiranës, rreth 115 mijë qytetarë të kësaj zone që marrin shërbim në këtë qendër. Në vazhdim edhe të denoncimeve të shumta që kemi marrë nga personeli shëndetësor dhe qytetarë të ndryshëm për mungesa të theksuara për sa i përket mjeteve mbrojtëse apo mangësive të theksuara sa i përket dezinfektimit apo sigurisë në këto qendra shëndetësore. Ashtu si edhe në qendra të tjera patëm rastin të komunikojmë, të shohim nga afër dhe të komunikojmë me personelin mjekësor, shëndetësor të cilët na konfirmuan edhe një herë vështirësitë me të cilat hasen, mungesat për pajisjet e duhura për vetëmbrojtje dhe si në qendra të tjera, pikërisht në mungesën e maskave, vizierave mbrojtëse, tutave apo veshjeve të duhura në rast të dyshimit të një pacienti për koronavirus.
Ishte një konfirmim, asgjë më tepër i denoncimeve të vazhdueshme që na kanë ardhur gjatë këtyre ditëve, nuk ka absolutisht masa të shtuara. Edhe një herë i referohem deklarimeve klishe të kryeministrit Rama, i cili mendon se me anë propagandës apo të fasadës mund të mbulojë realitetin e hidhur që ndodhet vendi dhe me të cilin përballen jo vetëm qytetarët e Tiranës por edhe personeli mjekësor –shëndetësor i cili ofron shërbim atyre.
Ne nuk do ndalemi së denoncuari këto raste, mjekët gjithashtu ngremë me të drejtë shqetësimet e tyre dhe denoncojnë me forcë rastet, pavarësisht tentativave nga disa drejtues të qendrave shëndetësore këtu në Tiranë, siç ishte rasti i djeshëm i drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore Nr.8, e cila menjëherë pas ikjes tonë, ka kërcënuar mjaft rëndë personelin aty, i cili nuk bëri asgjë tjetër veçse dha informacionin normal, dha informacionin bazik dy mjekëve të cilët kishin shkuar për të kërkuar informacion mbi masat e marra për përballimin e kësaj situate.
Nuk janë këto mënyrat e duhura për të përballuar këtë situatë. Nuk është nëpërmjet presionit i mënyra për të përballuar situatën. Sigurisht misioni i mjekëve është ai për mbrojtjen dhe trajtimin e shëndetit të qytetarëve. Nuk ka ngjyra partiake, kjo është një situatë e cila kërkon një involvim dhe përfshirje, impenjim të strukturave të shëndetit dhe profesionistëve të shëndetit përtej ngjyrave partiake. Kjo është ajo që po mundohemi të bëjmë ne, kjo është ajo që po mundohet të bëjë Partia Demokratike.
Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri më tani janë shënuar 17 viktima dhe 456 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, një në Greqi dhe dy raste në Austri, një në Danimarkë, një në Norvegji dhe një në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.747 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.
(a.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, se Ilir Meta ka shumë shtëpi. Në një postim, Blushi i ësh...
Tiranë- Ored Bylykbashi, anëtari i Këshillit Politik ka deklaruar pas mbledhjes së Reformës Zgjedhore se propozimet e PD-së janë të qarta dhe të thjeshta për t’...
TIRANË- Petrit Vasili, anëtari i Këshillit Politik ka folur pas takimit të zhvilluar për Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se pro...
TIRANË- Rudina Hajdari, e cila është bashkëkryetare e Këshillit Politik ka komentuar sot propozimet e Partisë Demokratike për votimin dhe numërimin elektro...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot modelet e shtëpive individuale që do ndërtohen në lagjet e reja në kuadër të projektit të rindërtimit pas t...
Tiranë- Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar në emisionin “Ditari” në A2 se propozimet e Partisë Demokratike në tryezën e Reformës Zgjedhore në disa raste kanë...
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri që është dhe anëtar në Këshillin Politik që po harton Reformën Zgjedhore ka komentuar sot propozimet...
Tiranë- Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se qeveria duhet të heqë dorë urgjentisht nga propaganda dhe të përgatitet seriozisht për përballi...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Kulturës, Elva Margariti dhe ministrin për Rindërttimin, Arben Ahmetaj kanë prezantuar sot projektet...