LIVE UPDATES
Bota

Takimi Merkel-Putin në kohë krizash në Moskë, në qendër të bisedimeve, tensionet në Lindjen e Mesme

11 Janar 2020, 17:12 Nga DOSJA
Takimi Merkel-Putin në kohë krizash në Moskë, në

GJERMANI- Kancelarja gjermane, Angela Merkel zhvilloi një takim me presidentin rus, Vladimir Putin të shtunën (11.01) për të folur mbi krizën në Lindjen e Afërt. Në vizitën në Rusi, Merkel ka qenë e shoqëruar nga ministri i Jashtëm gjerman,  Heiko Maas. Pas tensionimit të krizës me Iranin në ditët e fundit, shkallëzimit të situatës në Libi, Gjermania ka përforcuar përpjekjet diplomatike për mosashpërsimin e mëtejshëm të gjendjes në Lindjen e Afërt.

Gjermania dhe Rusia kanë shumë interesa të përbashkëta. „Të flasim me njëri-tjetrin, se mbi njëri-tjetrin”, ishte shprehur Merkel para takimit. Kurse ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha, se „për të çtensionuar krizat në fqinjësinë tonë, kemi nevojë për bisedime me Rusinë”.

Në Moskë kancelarja gjermane u shpreh edhe për tragjedinë e rrëzimit të avionit në Teheran para pak ditësh. Ajo e përshëndeti faktin që Irani pranoi përgjegjësinë, duke e quajtur “hap të rëndësishëm”, por „kjo mbetet një ngjarje dramatike”, tha Merkel. Kanë humbur jetën njerëz të pafajshëm. Irani duhet të zbardhë deri në fund gjithçka, kërkoi Merkel.

Merkel dhe Putin janë shprehur optimistë, se gazsjellësi Nord Stream2 do të ndërtohet megjithë sanksionet amerikane. Masat amerikane do të sjellin vetëm një vonesë deri në fund të këtij viti ose në vitin 2021, tha Putin në konferencën e përbashkët të shtypit në Moskë.

Lidhur me gjendjen në Siri, kancelarja gjermane u shpreh, se shpreson për një koordinim më të mirë të ndihmës humanitare për Sirinë. Kurse presidenti Putin, i cili ka mbështetur presidentin Asad tha, se gjendja në vendin arab “është stabilizuar”, dhe se “strukturat shtetërore po ringrihen”.

Bisedime sa më shpejt për paqen

Merkel dhe Putin ranë dakord për mbajtjen shpejt të bisedimeve të paqes për Libinë. Merkel tha në Moskë, se Berlini do të jetë vendi ku do të zhvillohen bisedimet e paqes për Libinë. Në konferencën e përbashkët të shtypit, të dy krerët e shteteve janë shprehur, se konflikti duhet të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur. Merkel tha se „shpresojmë, që përpjekjet e përbashkëta nga Rusia dhe Turqia do të kenë sukses, dhe së shpejti të dërgojmë ftesat për një konferencë në Berlin.” Edhe Putin e mbështet idenë e konferencës për Libinë. „Disa gjëra kanë nevojë për parapërgatitje, por do të ishte një hap i mirë në drejtimin e duhur”, tha Putin. Ndërkohë presidenti Putin i pyetur në Moskë, nëse në Libi po luftojnë mercenarë, si i ashtuquajturi grupi Ëagner, u përgjigj, se nëse ka rusë atje, ata nuk përfaqësojnë shtetin rus dhe as nuk paguhen nga shteti.

Sipas të dhënave të zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Seibert, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas zhvilloi në të njëjtën kohë bisedime me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov. Konflikti në Libi, Siri dhe Ukrainën Lindore ishte në fokus të takimit mes dy ministrave.

Rëndësia e Rusisë

Partnerët perëndimorë kërkojnë që Rusia të luajë rol për mosshkallëzimin e mëtejshëm të gjendjes në Libi. „Ky është shansi i fundit për të penguar një armatim dhe gjakderdhje të re. Për këtë kemi nevojë të ulim në një tryezë vendet që kanë influencë në rajon, veçanërisht Rusinë”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas për grupin mediatik, Funke Mediengruppe.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota angela merkel situata e tensionuar ne lindjen e mesme takimi ne moske vladimir [utin angela merkel situata e tensionuar ne lindjen e mesme takimi ne moske vladimir [utin

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale