LIVE UPDATES
Politike

Dosja.al zbuloi se rrezikohet nga dekriminalizimi/Kryetari i Bashkisë së Gramshit: S’kam qenë kurrë para një prokurori, n

13 Qershor 2020, 08:11 Nga DOSJA
Dosja.al zbuloi se rrezikohet nga dekriminalizimi/Kryetari i Bashkisë

GRAMSH- Kreu i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe ka dhënë sqarimet tij pas publikimit të lajmit nga Dosja.al se rrezikohet nga dekriminalizimi. Në një postim të gjatë në Facebook,  Taçe shprehet se nuk ka qenë asnjëherë i ndaluar, arrestuar, apo i dënuar. Taçe ka sqaruar  në lidhje me kallëzimin e recepsionistes, se në vitin 2009  ka dhënë sqarimet e tij në polici si person në djeni për ngjarjen. “Nuk kam qënë kurrë as para një prokurori,as i ndaluar , as i arrestuar , as i dënuar.
Unë do të respektoj ligjin si cdo qytetar dhe ata që shpifin e mashtrojnë duke sulmuar politikisht e denigruar figurën time do të përballen shumë shpejt në Gjykatë si palë e paditur! Për sqarimin e plotë të kësaj çështje unë kam autorizuar avokatin tim dhe shumë shpejt do tju vë në dispozicion të gjithë dokumentacionin ligjor ku provohet plotësisht e vërteta ime.”, shprehet ai. Klodian Tace fshehu hetimin e vitit 2009 nga prokuroria e Tiranës, ku ai u kallëzua penalisht nga recepsionistja e një qendre private shëndetësore e cila e akuzoi për vjedhjen e 68 mijë lekëve të reja.

REAGIMI I PLOTE:

Të nderuar bashkëqytetarë! E ndjej si detyrimin tim moral të prenoncohem pavarësisht se do kisha preferuar që ti lija kohën e mjaftueshme që të shpreheshin organet kompetente në këtë rast. Jam vënë në dijeni nga mediat në lidhje me një pretendim të tyrin përsa i përket Formularit të Vetëdeklarimit që kam depozituar kur kam kantiduar për Kryetar Bashkie në qytetin e Gramshit. Më është thënë prej tyre se unë kam fshehur në Formularin e Vetëdeklarimit një çështje penale e regjistruar nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka të bëjë me Proçedimin Penal Nr:1016 të vitit 2009 për veprën penale të “VJEDHJA” e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal i Republikës së Shqipërisë.

Në lidhje me këtë ngjarje nën përgjegjësinë tim ligjore, sqaroj se kam dhënë sqarime të plota pranë komisariatit të Policisë që ditën e ngjarjes dhe se që nga ai moment nuk kam patur asnjë kontakt të mëpasshëm nga ana e Oficerëve të policisë Gjyqësore apo nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nuk kam asgjë për të fshehur si në vitin 2009 kur kam dhene deklaraten time si “Person qe ka dijeni për kryerjen e një vepre penale” dhe kam shkuar vet në polici si çdo qytetar që respekton ligjin por edhe kur jam informuar për këtë fakt pas shumë sulmesh politike dhe mediatike ndaj meje, nëpërmjet avokatit i jam drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për interpretimi në lidhje me këtë fakt.

Nuk kam qënë kurrë as para një prokurori,as i ndaluar , as i arrestuar , as i dënuar.
Unë do të respektoj ligjin si cdo qytetar dhe ata që shpifin e mashtrojnë duke sulmuar politikisht e denigruar figurën time do të përballen shumë shpejt në Gjykatë si palë e paditur! Në zbatim të plotë të kërkesave të parashikaura në Ligjin Nr.138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen , Emërohen dhe Ushtrojnë Funksione Publike”, kam plotësuar Formularin e vetëdekarimit me përgjegjësi Ligjore dhe se çdo gjë që kërkohet në atë formular është e vërteta.

Nisur nga fakti se në Komisariatin e Policisë Tiranë unë kam dhënë spjegime si person që ka dijeni për veprën penale, si dhe nuk rezulton që të kem qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese, për kryerjen e një vepre penale sipas parashikimeve të Pikës 4 të formularit të Vetëdeklarimit të parashikuara në Ligjin Nr.138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen , Emërohen dhe Ushtrojnë Funksione Publike”.

Prej vitit 2016 kam drejtuar Partinë Socialiste si dhe kam udhëhequr disa prej fushatave në bashkinë Gramsh, ku kemi arritur rezultate maksimale dhe e kam për nder të punoj dhe të kontribuoj për qytetin tim , do jem në mbrojtje të interesave të bashkëqytetareve të mi, sulmet politike dhe personale nëpër media ndaj meje dhe figures time do ju vijë fundi sepse e verteta do të dali një ditë, dhe e vërteta është vetëm ajo që unë kam deklaruar e provuar edhe me dokumentacionin përkatës.

Për sqarimin e plotë të kësaj çështje unë kam autorizuar avokatin tim dhe shumë shpejt do tju vë në dispozicion të gjithë dokumentacionin ligjor ku provohet plotësisht e vërteta ime. Të gjitha mediat e interesuara për këtë rast nëse duan informacione shtesë mund të kontaktojnë me avokatin tim në adresat e mëposhtme: Email: [email protected] Telefon: 00355695612460. I juaji !Klodian TAÇE.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dekriminalizimi klodian taçe dekriminalizimi klodian taçe

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë