LIVE UPDATES
Bota

Trashëgimi europiane: Deportimi i gjermanëve të Rumanisë në BRSS

19 Shkurt 2020, 13:43 Nga DOSJA
Trashëgimi europiane: Deportimi i gjermanëve të Rumanisë

RUMANI– “Në stacionin e trenit na u desh të hipnim në një vagon treni, një vagon bagëtish, dhe në njërin vagon kishte disa pllaka dërrase për t’u shtrirë. Mbi dërrasë nuk kishte asgjë tjetër, vetëm rrobat tona të trupit shtronim mbi to.” Këto fjalë shoqërojnë ekspozitën fotografike “Order 7161″. Portrete të dëshmitarëve të kohës nga deportimi” në Institutin Rumun të Kulturës (RKI) në Berlin. Rreth 70.000 gjermanë nga Rumania në fillim të vitit 1945 u deportuan në BRSS dhe u duhej të kryenin atje punë të detyrueshme për të ndihmuar në rindërtimin e Bashkimit Sovjetik. Mes viteve 2012-2015 fotografi nga Luksemburgu, Marc Schroeder ka takuar 40 të mbijetuar dhe i ka fotografuar ata. Ekspozita është një pjesë e memorjes vizuale të një kapitulli në Gjermani pak të njohur të historisë europiane të pasluftës.

Memorja kolektive

Janar 1945, katër muaj pasi Rumania anuloi aleancën me Hitlerin dhe u vendos në anën e forcave aleate. Qeveria rumune i përgjigjet kërkesës së Stalinit për të dërguar në BRSS gjermanët e Rumanisë. Udhëheqja sovjetike i ngarkon ata si bashkëpërgjegjës kolektiv në Luftën e Dytë Botërore dhe në krimet e nacionalsocializmit. Të prekur janë burra të aftë për punë në moshën 17 deri në 45 vjeç si dhe gra në moshën 18 deri në 30 vjeç. Deportimi pason sipas një plani të përgatitur në bashkëpunim të ngushtë mes autoriteteve rumune dhe pushtuesve sovjetikë. Shumë njerëz gjejnë vdekjen nga kushtet e vështira të punës, për shkak të temperaturave ekstremisht të ulëta dhe urisë. Më 1949 të mbijetuarit lirohen.

Peizazhe bardhë e zi dhe portrete – ekspozita në Berlin paraqet në 75 vjetorin e deportimit një përzgjedhje nga projekti i dokumentacionit të fotografit. Ajo përfshin edhe deklaratat për përjetimet traumatike në kampet sovjektike të punës.

Fotografitë dhe informacionet e gazetave japin një pasqyrë të kujtesës së përbashkët mbi deportimet. “Shumica ndoshta më kanë treguar mua më shumë se familjeve të tyre. Besoj, se të tilla ngjarje katastrofike rrallëherë diskutohen në familje. Kjo ishte një vuajtje e madhe, më e pashërueshmja, që kanë përjetuar këta njerëz”, thotë fotografi Schroeder. Motive nga arrestimet, udhëtimi, malli për atdheun dhe kthimi në atdhe janë në fokus.

“Vjehrra ime thoshte, duhet të shkoj, ndryshe të marrin”: Një ndër viktimat e deportimit, kujtimet e së cilës janë dokumentuar në ekspozitë, ajo ishte shtazënë kur e rrëmbyen. Në kamp foshnja i vdiq dhe ajo mori fëmijën e një tjetre, e cila nuk mund ta mbante vetë atë. Kësisoj  me një transport të sëmurësh ajo mundi tëkthehet në Rumani, sepse nënat me foshnje i kthenin në shtëpi. por gjatë rrugës vdiq edhe bebja e dytë.

Kultura transnacionale e kujtesës

Fate tronditëse individësh, të fiksuara në fotografi dhe tekst. Kampe pune të detyruar, vdekje dhe vazhdimisht uri. „Kur nuk kisha çfarë të gatuaj, më depërtonte tymi nëpër gojë. Unë tërhiqja gjuhën e kafshoja në zbrazëti. Haja pështypë me tymin e mbrëmjes dhe mendoja për salçiçet e zgarrës”, shkruan nobelistja Herta Müller në romanin e saj “Shilarësi i frymës”, që bazohet në përvojat e poetit  Oskar Pastior. Ndër veprimtaritë, që shoqërojnë ekspozitën në Berlin, bën pjesë edhe leximi i romanit për tmerrin e kampeve staliniane të punës.

Kartolinë nga një kamp sovjetik pune

Deportimet e gjermanëve të Rumanisë për një kohë të gjatë nuk diskutoheshin. Në Republikën Federale të Gjermanisë ndonëse njiheshin të tilla rrëmbime, ato rrallëherë kanë zgjuar vëmendjen në diskursin publik. Në Rumani gjatë diktaturës komuniste nuk lejohej të flitej për këtë. Vetëm pas përmbysjes së regjimit të Çausheskut u bë e mundur që të thyhet kjo tabu.

Kultura e kujtesës është transformuar me kalimin e dekadave. Arkivat janë hapur dhe tani rregullisht organizohen veprimtari përkujtimore për deportimet në Rusi edhe në Bukuresht e në qytete të tjera rumune. Gazetat, historianët, gazetarët artistët dhe politikanët duan ta mbajnë të zgjuar kujtimin dhe ta informojnë publikun e gjerë për përmasat e pasojave të  “Order 7161” të Stalinit. Sipas mediave rumune 20 përqind e të deportuarve nuk janë kthyer më. Ka njoftime, që sot në Rumani ende jetojnë 180 viktima të deportimeve.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota brss deportimit i gjermanëve qeveria rumune trashëgimi europiane brss deportimit i gjermanëve qeveria rumune trashëgimi europiane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet