LIVE UPDATES
Bota

Beyer godet Borellin: Ndryshimi i kufijve i rrezikshëm, mos jetoni nën iluzionin se Gjermania do ta pranojë

8 Maj 2020, 12:43 Nga DOSJA
Beyer godet Borellin: Ndryshimi i kufijve i rrezikshëm, mos jetoni nën

KOSOVË- Raportuesi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer, që njihet edhe si aleat politik i kancelares Angela Merkel, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express tha se nuk duhet të ketë prekje të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Beyer, i cili është deputet në Bundestagun gjerman nga radhët e CDU-së së kancelares Angela Merkel, u shpreh se pozicioni i Gjermanisë mbetet i pandryshueshëm sa i përket idesë për ndryshim kufijsh.

Deputeti gjerman, po ashtu, tha se detyra e vetme në tryezën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë mbetet një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët. Tutje, ai tha se Gjermania në koordinim me partnerët evropianë duhet të marrë rolin kyç në procesin e dialogut.

Gazeta Express: Si e shihni qëndrimin e Përfaqësuesi të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borell, në një intervistë të cilën e dha para dy ditësh, ku u shpreh se nuk është kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nëse dy shtetet pajtohen për këtë?

Peter Beyer: Nuk jam në dijeni për intervistën e z. Borell. Në çfarëdo situate, pozicioni ynë mbetet i pandryshueshëm. Jo prekje të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. Pikë. Askush nuk duhet të jetojë nën iluzionin se Gjermania mund të ndryshojë pozicion këtu. Ajo nuk do të ndodhë. Është e qartë se paraqitja në publik e një ideje të tillë është në kundërshtim me interesat e paqes dhe stabilitetit të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Nuk është, po ashtu, e dobishme nëse herë pas here ide të vjetra apo të reja hidhen në debatin publik. Përqëndrimi në procesin e normalizimit me qëllim të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme mbetet detyra në tryezë. Nuk ka ndonjë lajm aty.

Gazeta Express: A mendoni se Gjermania duhet të luajë rol kyç në ndërmjetësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë?

Peter Beyer: Sikur në të kaluarën, Gjermania mbetet e përkushtuar në procesin e pranimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, si dhe të normalizmit të procesit mes Serbisë dhe Kosovës në veçanti. Unë pajtohem që Gjermania, gjithmonë në koordinim të afërt me partnerët evropianë duhet të marrë rolin udhëheqës në dialog.

Gazeta Express: Në funksionin tuaj si Koordinator i Bashkëpunimit Transatlantik në Qeverinë Federale të Gjermanisë, si e shihni rolin e Emisarit Special të Presidentit Donald Trump, Richard Grenell, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë?

Peter Beyer: Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një aleat i ngushtë dhe mike e Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës. Të dyja, Gjermania dhe SHBA-ja i përkasin njohësve më të hershëm të Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur. Ekziston një shkëmbim i shpeshtë i përvojave, ideve dhe qasjeve politike midis SHBA-së dhe Gjermanisë në lidhje me Ballkanin Perëndimor. SHBA-ja pa dyshim e kupton se integrimi dhe pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian janë të rëndësisë kryesore dhe çështje e mirëfilltë evropiane. Vetëm Bashkimi Evropian mund të ndihmojë të tejkalohen sfidat politike dhe historike dhe ta hapë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gazeta Express: Para dy ditësh në cilësinë e raportuesit për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u keni bërë thirrje liderëve politikë në Kosovë për përgjegjësi politike dhe respektim të rendit dhe ligjit, pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e presidentit të Kosovës deri më 29 maj për mandatarin e ri të qeverisë. A mendoni se Kosova do ta kalojë këtë ngërç institucional dhe të jetë e gatshme për të filluar dialogun me Serbinë?

Peter Beyer: Kriza aktuale politike dhe kushtetuese në Kosovë vijnë në një kohë kur bota është goditur fort nga një pandemi globale, duke rezultuar në vështirësi të mëdha për qytetarët e një vendi të vogël e të varfër, por vend krenar. Unë jam akoma i sigurt që aktorët politikë do të kuptojnë sinjalet dhe janë të udhëhequr nga arsyeja dhe përgjegjshmëria. Nuk duhet të ndodhin trazira në rrugë as në parlament, siç janë parë në të kaluarën. Njerëzit janë duke vuajtur dhe kanë nevojë për perspektivë që tri krizat të menaxhohen nga ata që janë në pozicionet udhëheqëse të vendit.

Gazeta Express: Dje u mbajt Samiti i Zagrebit për Ballkanin Perëndimor dhe një nga çështjet me të cilën qytetarët e Kosovës ende përballen është liberalizimi i vizave. A mendoni se Bashkimi Evropian duhet që përfundimisht të pajtohet për t’ia dhënë dritën e gjelbër Kosovës dhe të heqë regjimin e vizave?

Peter Beyer: Liberalizimi i vizave është i vonuar. Ndihem i turpëruar që Bashkimi Evropian nuk ka vepruar në këtë kontekst. Liberalizimi i vizave është i vonuar. Nuk mund të ketë justifikime të mëtutjeshme nga shtetet e veçanta anëtare të BE-së, nëse nuk dëshirojmë të tregojmë plotësisht besueshmërinë tonë. Por unë, gjithashtu, e di se ka shumë vullnet të mirë që më në fund të bëhet e mundur lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës.

Marrë nga GazetaExpress

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni angela merkel borelli kosove peter beyer angela merkel borelli kosove peter beyer

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës