LIVE UPDATES
Ekonomi

Doni të udhëtoni jashtë vendit? Ja cila vaksinë anti-COVID është më e pranuar gjerësisht

28 Korrik 2021, 05:52 Nga DOSJA
Doni të udhëtoni jashtë vendit? Ja cila vaksinë anti-COVID

Ndoshta testi më i mirë për botën post-pandemike do të jetë se sa është në gjendje të rikthejë fluturimet ndërkombëtare. Në vitin 2020 turizmi global pësoi vitin e tij më të keq të regjistruar ndonjëherë, fluturimet ndërkombëtare ranë me 74 për qind krahasuar me vitin 2019, në vetëm 380 milionë. Në muajt e fundit udhëtimi ndërkombëtar ka filluar të rimëkëmbet.

Me 3.7 miliardë doza vaksine të administruara në të gjithë botën, shumë njerëz po përpiqen të paketojnë bagazhet për të vizituar një vend të huaj.

Por jo çdo antitrup i fituar nga vaksina automatikisht ju lejon të dilni jashtë shtetit.

Shumë qeveri janë duke mirëpritur vetëm turistë të vaksinuar me vaksina të caktuara.

Këtë muaj Bashkimi Europian tha se nuk do të pranonte vizitorët të cilët ishin vaksinuar me Covishield, edhe pse është identike me vaksinën AstraZeneca e cila përdoret në BE – sepse nuk është miratuar nga rregullatori europian i barnave (EMA).

Qeveria e Indisë, ku prodhohet vaksina, kërcënoi të hakmerret. Politika mund të prekë gjithashtu marrësit e Covishield në vende të tjera të botës: 5 milion doza janë dorëzuar në Britani.

Të dhënat nga VisaGuide.World, një uebfaqe udhëtimesh, tregojnë se me cilën llojë vaksine mund të lejohet udhëtimi jashtë kufijve.

Vaksina AstraZeneca është më e pranuara gjerësisht, me 119 shtete që e njohin atë, është vaksina më e përdorur dhe një ndër vaksinat e miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (së bashku me Pfizer-BioNTech, Moderna, Johnson & Johnson dhe dy vaksina kineze).

Në të kundërt, CanSinoBio e Kinës njihet nga vetëm një numër i kufizuar shtetesh.

Problemi nuk ndalet me udhëtimet. Megjithëse Amerika nuk kërkon prova të vaksinimit për udhëtime përtej kufijve të saj (ato mbeten të mbyllura, megjithatë, për britanikët, europianët, kinezët dhe indianët, mes disa shteteve të tjera).

Kanadezët që kanë marrë vaksinën AstraZeneca janë të shqetësuar se do të ndalohen nga vendet e argëtimit që kërkojnë vaksina të miratuara nga FDA për hyrje. Amerika ka porositur 300 milion doza të vaksinës AstraZeneca por ende nuk e ka miratuar atë.

Industria e udhëtimeve shqetësohet se kufizime të tilla do t’i mbajnë njerëzit në shtëpi.

Mariangela Simao, një përfaqësuese e Organizatës Botërore të Shendetësisë thotë se Parlamenti Europian ka rekomanduar që vendet të konsiderojnë pranimin e vaksinave që janë miratuar për përdorim emergjent nga OBSH.

Mbi dhjetra vende europiane kanë thënë më herët se ata do të injorojnë rregullat e BE-së dhe do të pranojnë vaksinën Covishield si provë e imunitetit.

Por nuk ka gjasa të jenë kaq të lehta për vaksinat kineze. Megjithëse vaksinave kineze iu është dhënë një autorizim emergjent nga OBSH, ka mungesë të dhënash për këto doza që mund të shqetësojnë disa vende.

Dymbëdhjetë milion turistë kinezë vizituan BE-në në vitin 2019.

Gjatë vitit të ardhshëm me shumë mundësi disa vaksina do të luftojnë për t’u njohur ndërkombëtarisht.

Vaksinat që aktualisht nuk ka gjasa të marrin një aprovim për udhëtimet ndërkombëtare janë: vaksina ruse Sputnik V, Covaxin e Indisë dhe vaksina Abdala e Kubës. Për udhëtarët dhe industrinë turistike njësoj si viti i shkuar, 2021 ka të ngjarë të mbahet mend si vit i dështuar për shkak të Covid-19 dhe burokracive kufitare.

Marrë nga Monitor

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale udhetimet nderkombetare udhetimet nderkombetare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet