Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Policia e Shtetit ka hapur procesin e aplikimeve për zbatimin e projektit pilot të shërbimit të policor vullnetar për vitin 2020.
Përmes një njoftimi, Policia ka bërë me dije se për të gjithë të interesuarit janë hapur 97 vende pune si policë vullnetar. Të gjithë aplikantët do të shpërndahen në Tiranë, Elbasan dhe Tropojë për të dhënë kontribuutin e tij në rritjen e parametrave të sigurisë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Ky projekt për vitin 2020 do të implementohet në disa struktura të Policisë së Shtetit, konkretisht:
– Në DVP Tiranë 77 kuota;
– Në DVP Elbasan 15 kuota, për Komisariatin e Policisë Elbasan;
– Në DVP Kukës 5 kuota, për Komisariatin e Policisë Tropojë.
Procesi i aplikimit për shërbimin e policimit vullnetar do të jetë i hapur deri në datën 20 gusht 2020, periudhë në të cilën shtetasit shqiptarë që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij shërbimi, duhet të paraqesin dokumentet pranë DVP Tiranë, DVP Elbasan dhe DVP Kukës.
Kriteret e pranimit në shërbimin e Policimit Vullnetar:
• të jetë shtetas shqiptar;
•të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar;
• të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo i larguar nga administrata publike;
• të ketë përfunduar arsimin e mesëm;
•të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
•të jetë i moshës nga 18 deri në 65 vjeç, në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën.
Aplikantët për shërbimin e Policimit Vullnetar duhet të paraqesin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë ku kanë vendbanimin, dokumentacionin e mëposhtëm:
•Formularin e aplikimit;
•Fotokopje të kartës së identitetit;
•Dokument që vërteton përfundimin e arsimit të kryer;
• Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria;
• Raport mjeko–ligjor.
Pas përfundimit të afatit të aplikimit dhe dorëzimit të dokumenteve në DVP, ka në dispozicion një afat 10 ditor për të verifikuar aplikimet dhe t’u kthyer përgjigje aplikantëve.
Ankesat mund të depozitohen pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan ose Kukës për shqyrtim. Më pas aplikantët i nënshtrohen një procesi testimi, trajnimi dhe certifikimi në Akademinë e Sigurisë. Pas përzgjedhjes, kandidati duhet të përfundojë trajnimin e detyrueshëm me vlerësim pozitiv, si dhe të jetë i certifikuar nga Akademia e Sigurisë dhe të jetë i pajisur me vërtetimin e besueshmërisë.
Aplikantët që marrin vlerësim pozitiv në Akademinë e Sigurisë, vihen në dispozicion të Drejtorisë Vendore të Policisë ku kanë aplikuar dhe nënshkruajnë kontratën individuale.
Shërbimi i Policimit Vullnetar nuk është praktikë e panjohur në Policitë homologe të Europës apo atyre të rajonit. Shumë nga këto organizata policore kanë aktivizuar programe të vullnetarëve në shërbimin policor, të cilat janë zhvilluar si një rezultat logjik i trendit në rritje të nismave të policimit në komunitet në këto vende.
Programet e policimit të orientuara nga komuniteti ose nga zgjidhja e problemeve të tyre kanë krijuar ura të forta midis agjencive ligjzbatuese dhe qytetarëve që u shërbejnë. Një zgjerim logjik i këtij bashkëpunimi është dhe lejimi i qytetarëve që të angazhohen në policimin vullnetar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë vendore, për të përmirësuar shërbimet e Policisë ndaj komunitetit.
Policimi vullnetar kërkon kontributin e qytetarëve të përgjegjshëm dhe të devotshëm që janë gati të japin kohën e tyre për të kryer një sërë detyrash në fushën e parandalimit, këshillimit dhe të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike. Policët vullnetarë janë individë, të cilët kanë dhe zërin e tyre personal dhe qytetar për t’u angazhuar në këto çështje të komunitetit, si ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, emergjencat civile, fatkeqësitë natyrore etj.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një fëmijë 6-vjeçar është aksidentuar nga një automjet paraditen e sotme.Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se fëmija ka qenë duke kaluar...
TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka shkuar “korrekt” në kohë në mbledhjen tek Këshilli Politik. I shoqëruar nga deputetët Alban Zeneli dhe Arben Elezi, Murr...
SHQIPËRI– Të vegjlit, të cilët janë të strehuar në shtëpitë e fëmijëve në qytete të ndryshme në Shqipëri, janë surprizuar nga ambasada e Izraelit.Sip...
TIRANË- Policia e Shtetit njofton hapjen e aplikimeve për policimin vullnetar për vitin 2020. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, një javë pas hapjes ...
MIRDITË– Një 41-vjeçar me incialet A.N., është vënë në pranga, pasi akuzohet se shpërndante drogëra të forta në doza të vogla. Sipas njoftimit...
VLORË– Pishat e pyllit të Sodës po priten nga person atë papërgjegjshëm, duke shkaktuar një masakër mjedisore. Siç shihet edhe në videon e pub...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit, ka mbërritur ditën e sotme në Kukës, ku i ka dërguar ‘pusullën’, katër subjekteve të radhës. Dosja.al ...
VLORË- Konfliktet në Jalë sa vijnë edhe shtohen. Pas dy raportimeve të Dosja.al për dy sherre gjatë fundjavës, një tjetër përplasje ka ndodhur mbrëmjen e d...
ELBASAN– Një 45-vjeçar është në gjendje të rëndë në spital, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të ur...
TIRANË– Shefja e spitalit Infektiv në QSUT, Najada Çomo ka postuar një foto të saj pas një ditë punë me të sëmurët nga pandemia e koronavirusit.Si&c...