LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia e Shtetit jep njoftimin e rëndësishëm: Hapen aplikimet për efektivët vullnetarë, ja si të bëheni pjesë

20 Korrik 2020, 08:54 Nga DOSJA
Policia e Shtetit jep njoftimin e rëndësishëm: Hapen aplikimet

TIRANË- Policia e Shtetit njofton hapjen e aplikimeve për policimin vullnetar për vitin 2020. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, një javë pas hapjes së aplikimeve për Akademinë e Sigurisë dhe kursin bazë policor, PSH bën me dije se kuotat janë aktualisht të lira në disa qytete. 77 vende bosh në Tiranë, 15 në Elbasan dhe 5 në Kukës, janë qytetet ku kërkohet tashmë bashkëpunimi policor në komunitet.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Policia e Shtetit, në zbatim të prioriteteve të saj dhe me qëllim thellimin e gjetjen e formave të reja për Policimin në Komunitet, si dhe për ndërtimin e një ure më të fortë mirëkuptimi dhe komunikimi mes Policisë dhe Komunitetit, nëpërmjet përfshirjes së komunitetit në realizimin e përgjegjësive dhe detyrave në fushën e sigurisë publike, në zbatim të akteve ligjore, nënligjore dhe atyre administrative, ka hapur procesin e aplikimeve për zbatimin e projektit pilot të shërbimit të Policimit Vullnetar për vitin 2020.

Policia e Shtetit synon që nëpërmjet këtij procesi të përfshijë sa më shumë shtetas në kryerjen e detyrave si policë vullnetar, të rrisë angazhimin qytetar dhe pjesëmarrjen e individëve për të kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë, duke bashkëpunuar me shërbimet e Policisë së Shtetit.

Ky projekt për vitin 2020 do të implementohet në disa struktura të Policisë së Shtetit, konkretisht:

– Në DVP Tiranë 77 kuota;

– Në DVP Elbasan 15 kuota, për Komisariatin e Policisë Elbasan;

– Në DVP Kukës 5 kuota, për Komisariatin e Policisë Tropojë.

Procesi i aplikimit për shërbimin e policimit vullnetar do të jetë i hapur deri në datën 20 gusht 2020, periudhë në të cilën shtetasit shqiptarë që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij shërbimi, duhet të paraqesin dokumentet pranë DVP Tiranë, DVP Elbasan dhe DVP Kukës.

Kriteret e pranimit në shërbimin e Policimit Vullnetar:

• të jetë shtetas shqiptar;
• të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar;
• të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo i larguar nga administrata publike;
• të ketë përfunduar arsimin e mesëm;
• të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• të jetë i moshës nga 18 deri në 65 vjeç, në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën.

Aplikantët për shërbimin e Policimit Vullnetar duhet të paraqesin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë ku kanë vendbanimin, dokumentacionin e mëposhtëm:

• Formularin e aplikimit;
• Fotokopje të kartës së identitetit;
• Dokument që vërteton përfundimin e arsimit të kryer;
• Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria;
• Raport mjeko–ligjor.

Pas përfundimit të afatit të aplikimit dhe dorëzimit të dokumenteve në DVP, ka në dispozicion një afat 10 ditor për të verifikuar aplikimet dhe t’u kthyer përgjigje aplikantëve.

Ankesat mund të depozitohen pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan ose Kukës për shqyrtim.

Më pas aplikantët i nënshtrohen një procesi testimi, trajnimi dhe certifikimi në Akademinë e Sigurisë.

Pas përzgjedhjes, kandidati duhet të përfundojë trajnimin e detyrueshëm me vlerësim pozitiv, si dhe të jetë i certifikuar nga Akademia e Sigurisë dhe të jetë i pajisur me vërtetimin e besueshmërisë.

Aplikantët që marrin vlerësim pozitiv në Akademinë e Sigurisë, vihen në dispozicion të Drejtorisë Vendore të Policisë ku kanë aplikuar dhe nënshkruajnë kontratën individuale.

Shërbimi i Policimit Vullnetar nuk është praktikë e panjohur në Policitë homologe të Europës apo atyre të rajonit.

Shumë nga këto organizata policore kanë aktivizuar programe të vullnetarëve në shërbimin policor, të cilat janë zhvilluar si një rezultat logjik i trendit në rritje të nismave të policimit në komunitet në këto vende.

Programet e policimit të orientuara nga komuniteti ose nga zgjidhja e problemeve të tyre kanë krijuar ura të forta midis agjencive ligjzbatuese dhe qytetarëve që u shërbejnë.

Një zgjerim logjik i këtij bashkëpunimi është dhe lejimi i qytetarëve që të angazhohen në policimin vullnetar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë vendore, për të përmirësuar shërbimet e Policisë ndaj komunitetit.

Policimi vullnetar kërkon kontributin e qytetarëve të përgjegjshëm dhe të devotshëm që janë gati të japin kohën e tyre për të kryer një sërë detyrash në fushën e parandalimit, këshillimit dhe të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike.

Policët vullnetarë janë individë, të cilët kanë dhe zërin e tyre personal dhe qytetar për t’u angazhuar në këto çështje të komunitetit, si ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, emergjencat civile, fatkeqësitë natyrore etj.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policimi vullnetar policimi vullnetar

Sondazh

Poll
Aktualitet 20 Korrik 2020, 07:26

TIRANË– Ndërhyrje në zgjedhjet tek Universiteti i Mjekësisë në Tiranë. Pedagogët kërkojnë votën duke përdorur presion se në këmbim të saj do të favorizohen...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet