LIVE UPDATES
Bota

Donald Trump dhe Joe Biden fushatë në shtetet kyçe

15 Tetor 2020, 06:45 Nga DOSJA
Donald Trump dhe Joe Biden fushatë në shtetet kyçe

Kjo është java e parë e kthimit të Presidentit Donald Trump në fushatën zgjedhore që nga diagnostikimi me COVID-19 dhe njoftimi nga mjekët e tij se ai nuk e transmeton më virusin. Kur kanë mbetur tre javë deri në ditën e zgjedhjeve, Donald Trump dhe kandidati demokrat për president, Joe Biden, po vizitojnë shtetet fushëbetejë që t’u japin energji mbështetësve të tyre.

Nga Florida në Ohajo, mbështetësit mblidhen rreth kandidatëve të tyre ndërsa koha e zgjedhjeve po afron. Në shtetin fushëbetejë të Floridas, të pranishmëve iu kontrollua temteratura në tubimin e parë të Presidentit Trump që nga diagnostikimi me COVID19.

“Është e mrekullueshme që kthehem në shtëpi, që në Florida i kthehem zyrtarisht fushatës”, tha Presidenti Trump.

Me vepra dhe fjalë, zoti Trump shpjegoi shërimin e tij nga COVID-19.

“Tani thonë se jam imun. E ndjej, ndihem i fuqishëm. Dua të eci afër publikut. Dua t’ju puth të gjithëve”,tha ai.

Ndërsa për shkencën vazhdon të jetë i paqartë imuniteti ndaj COVID-19, në një tubim tjetër në Ohajo, kandidati demokrat për president Joe Biden kritikoi zotin Trump për qëndrimin që mbajti ndaj sëmundjes së tij.

“Sjellje e pamatur dhe e papërgjegjshme që nga diagnostikimi i tij. Sa më gjatë që Donald Trumpi është president, aq më i papërgjegjshëm bëhet”, tha zoti Biden.

Analisti politik Bruce Cain thotë se ndoshta presidenti po mundohet të tregojë forcën në përgjigjen e tij.

“Kjo ishte mënyra më e mirë për të paraqitur një realitet tjetër. Të dukej i prekshëm, i dobët dhe i sëmurë do të ishte keq për të”, thotë Profesori i Shkencave Politiken ë Universitetin Stanford, Bruce Cain.

Por trajtimi dhe shërimi nga sëmundja e zotit Trump mund të sjellë efekt të kundërt, thotë analisti Cain.

“Reagimi i tij ndaj COVID-it dhe disa deklarata të tij lidhur me sëmundjen dhe mungesa e ndjeshmërisë nuk po shihen mirë nga votuesit e moshuar. Florida është shtet me shumë të moshuar, që jo vetëm janë të ndjeshëm ndaj sëmundjes, por edhe mund të vdesin nga COVID”, tha zoti Cain.

Ndërsa zoti Trump fitoi Floridën më 2016, gara këtë herë është e hapur.Sondazhet e fundit e nxjerrin zotin Biden në një epërsi të lehtë ndaj zotit Trump në Florida, shtet ky kritik për të dy kandidatët.

“Zoti Trump po mundohet të nxjerrë njerëzit e tij në tubime, t’u japë energji që të votojnë, sepse nëse ai bind në veçanti votuesit e bardhë, mund të kompensojë humbjet midis grave dhe votuesve të moshuar. Ndërsa fushtata e zotit Biden ka për qëllim që të mos përsërisë gabimet e Hillary Clintonit”, thotë analisti Cain.

Latinët, që janë grupi më i madh mes pakicave, janë të rëndësishëm në këto zgjedhje. Sipas sondazheve kombëtare më shumë se gjysma e tyre mbështesin zotin Biden, edhe pse zoti Trump ka përkrahjen e amerikano-kubanezëve, një grup i madh votuesish në Florida.

COVID-19 është çështja kryesore për amerikanët të cilët me votën e tyre do të përcaktojnë se kë e duan në krye të vendit për të luftuar sëmundjen.

Marre nga: VOA 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden shba zgjedhjet presidenciale ne shba donald trump joe biden shba zgjedhjet presidenciale ne shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet