LIVE UPDATES
Aktualitet

Dokumenti sekret/ Kryetari i Degës urdhëroi përdorimin e armëve në Revoltën e Qafë Barit

29 Maj 2019, 08:10 Nga DOSJA
Dokumenti sekret/ Kryetari i Degës urdhëroi përdorimin e

Nga Dashnor Kaloçi

Ngjarja e datës 22 maj 1984 e njohur ndryshe si Revolta e Qafë Barit, e ndodhur plot 35 vjet më parë, përmban një dosje voluminoze që ndodhet në Arkivin e Ministrisë së Brendëshme nga ku herë pas here janë bërë publike në media një numër dokumentesh që hedhin dritë mbi atë revoltë që duhet thënë që asokohe tronditi jo pak regjimin komunist të Tiranës. Vetëm pesë ditë pas asaj revolte të të dënuarve politik që vuanin dënime të rënda në atë kamp pune të detyruar me kushte nga më të vështirat, më datën 27 maj 1984, komanda e Repartit 311 të Qafë Barit, bëri analizën për ngjarjen duke renditur kronologjikisht gjithsa kishte ndodhur aty, (me emrat e të dënuarëve dhe efektivave të policisë e kuadrove drejtuese të atij kampi), si dhe arsyet që çuan në atë ngjarje dhe masat e marra me detyrat përkatëse që do të zbatoheshin nga efektivat dhe komanda e atij reparti në të ardhmen.

Kjo gjë, pra analiza për atë ngjarje ndodhet në dosjen në fjalë të sipërcituar e cila nuk është bërë asnjëherë publike dhe nisur nga ky fakt ne po e publikojmë të plotë ekskluzivisht për gazeta TemA, duke filluar nga sot në këtë shkrim. Ajo që bie në sy dhe me mjaft interes për publikun e gjërë kur tema e krimeve të komunizmit në këto dy-tre vitet e fundit është nga më të diskutuarat, është ajo ku në analizën përkatëse të Komandës së Repartit 311, midis të tjerash thuhet: “Mbas kësaj u lexuan emrat ku i pari ishte Kostandin Gjordeni, i cili sapo doli jashtë goditi murin me kokë dhe bërtet me të madhe dhe sikur gjoja e goditën”. Gjë e cila ndryshon jo vetëm me dëshmitë publike të vetë Kostandin Gjordenit, (si p.sh. për dokumentarin “Revolta e përgjakur e Qafë Barit”, prodhim i Radio-Televizionit Publik Shqiptar në bashkëpunium me zyrën e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, i trasmetuar vitin e kaluar), por edhe të mjaft nga ish-bashkëvuajtësit e tjerë të atij kampi në kujtimet e tyre me shkrime dhe libra si dhe pronocimet publike, të cilët japin versione krejt të ndryshme nga sa thuhet në dokumentin sekret me analizën e Komandës së Repartit 312 Qafë Barit lidhur me ngjarjen në fjalë.

Nisur nga kjo, po publikojmë edhe një pjesë nga dëshmia e Kostandin Gjordenit, lidhur me ngjarjen e Revoltës së Qafë Barit si dhe plagosjen e tij, ku ai akuzon një oficer, dhe jo ushtarët e vëndrojes Nr. 1 siç thuhet në dokumentin sekret me analizën e komandës së atij reparti.

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË S e k r e t

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDËSHME Ekzemplar Nr.

KOMANDA E REP.311 Qafë Bari më 27 V.1984

A n a l i z ë

Mbi ngjarjen e ndodhur më 22.5.1984 në rregjimin e të dënuarëve të Repartit 311 në Qafë Bari

Më datën 22.5.1984, aty nga ora 7 e 30 kur u kthye turni i tretë nga puna, roja e punës njofton se të dënuarit Ndue Martin Pisha, vjeç 19, dënuar me 23 vjet heqje lirije për diversion, në shkurt të vitit 1984 dhe Ndrek Geg Nikolla nga rrethi i Lezhës, vjeç 35 i dënuar me 16 vjet heqje lirie për tradhëti ndaj atdheut në vitin 1976, nuk kanë realizuar normën e punës. Komanda e repartit duke e patur problem kohët e fundit mos realizimin e normës nga disa individë të veçantë, urdhëroi rojen e punës që këta dy të dënuar mbasi të hajnë bukë të shkojnë 2 orë dhe të punojnë me turnin e parë për të bërë normën ditore.

Oficeri i rojes dhe roja e punës kur bënë gati turnin e parë për në punë thirrën dhe dy të dënuarit që do të rishkonin në punë, të cilët fillimisht ishin dakord. Më vonë këta dy të dënuar u kapën nga të dënuarit Sokol Sokoli dhe Sokol Progri, të dy nga Tropoja dhe u thanë që do të refuzonin daljen në punë, ndryshe nuk kini vënd në këtë repart. Nga ky presion, dy të dënuarit dhe sidomos Ndue Martin Pisha, refuzon të zbatojë urdhërin. Në këtë moment, rojet e punës, policiët Fiqëri Çakalli dhe Islam Dega e thërrasin në zyrat e këshillit të riedukimit Ndue Pishën dhe i thanë që duhet të shkonte në punë, ose ndryshe do të shkonte në dhomën e izolimit, por Nduja të dyja këto i refuzoi dhe ndërkohë tek dy policët që kishin thirrur Nduen, shkon i dënuari Tom Ndoja dhe ua merr nga duart dy policëve të dënuarin Ndue Pisha duke u thënë se ju s’keni punë me këtë dhe largohen të dy. Policët menjëherë veprojnë për t’i kapur por kur dalin jashtë shikojnë se bashkë me këta dy të dënuar ishin bashkuar dhe të dënuarit, Sokol Sokoli e Sokol Progri dhe u kundërvihen policëve, duke patur në duar tulla për t’i qëlluar.

Në kushte të tilla të kundërshtimit masiv, policët njoftojnë menjeherë oficerin e rojes dhe ky i fundit pasi merr masa të plota për forcimin e sigurimit të jashtëm të repartit, së bashku me një grup prej 5 vetësh dhe komandantit të togës së policisë të paisur me shkopinj gome futen në regjimin e të dënuarave dhe u bëjnë thirrje të dënuarëve Ndue Pisha dhe Ndrek Nikollit që të zbatonin urdhërin e tyre por këta refuzuan. Atëhere grupi I policëve ndërhyri forcërisht për t’I kapur e për t’I çuar në dhomën e izolimit, por ndërkohë, 12-12 të dënuar siç ishin: Sokol Sokoli, Sokol Progri, Tom Ndoja, MartiN leka, Ded Nimani, Bajram Vuthaj, Ndue Kola, Haxhi Baxhinovski, Lush Bushgjoka e Kostandin Gjordeni, të paisur me tulla dhe me gurë në duar në pozicion dominimi mbi grupin e policvëe ju bëjnë atyre presion që t’I lëshonin. Duke u ndodhur përpara një kundërshtimi masiv dhe të organizuar, oficeri i rojes vendosi anullimin e këtij urdhëri dhe marrjen e masave të tjera për stabilizimin e gjëndjes.

Mbas kësaj komandanti i togës së policisë urdhëroi që të gjithë të dënuarit të grumbullohen dhe të futen në mensë për të bërë apelin, urdhër që u zbatua nga të gjithë dhe menjëherë. Për këtë situatë të krijuar u njoftua menjeherë Kryetari i Degës dhe Komandanti i Repartit që kishte shkuar me shërbim në Fushë-Arrëz. Mbasi i futën të dënuarit në mensë, u mendua që duke bërë apelin një nga një kur të dënuarit të dalin jashtë, ata që kundërshtuan të kapeshin dhe të futeshin në dhomat e izolimit.

Gjatë apelit kur i erdhi rradha të dënuarit Kostandin Gjordeni të dalë jashtë, ai refuzoi në mënyrë demonstrative, kështu refuzoi të dalë vetë edhe i dënuari Sokol Sokoli, i cili morri me vete të gjithë grupin e tij dhe duallën forcërisht jashtë duke çarë rrethimin e policëve, nga kjo rrëmujë u arrit që të mos mbahej apeli dhe të dilin jashtë të gjithë të dënuarit që ishin në sallë rreth 350 vetë. Kur dualën jashtë midis të dënuarëve u bë vetvetiu një diferencim, ata që nuk u përzien me ngjarjen shkuan nëpër lokalet dhe dhomat e tyre, kurse 20-24 të dënuar, u grumbulluan tek sheshi mbi fjetore, u paisën me gurë e tulla dhe leva hekuri që i morrën nga një ndërtesë që po ndërtohet, lopatat dhe barominat të futura dhe të fshehura në regjimin e brendshëm dhe me to po kërcënonin dhe po u bënin presion grupit të policëve që të mos afroheshin se do të derdhet gjak dhe herë mbas here qëllonin me gurë dhe tulla në drejtim të policëve.

Efektivi i policëve ju bëri disa herë thirrje që të zbatonin urdhërat e tyre dhe të shkonin në dhomat e izolimit, por këta të dënuar kërkonin lëshime dhe kompromise që të mos merreshin masa disiplinore ndaj tyre, gjë të cilën efektivi i policisë e refuzoi në mënyrë kategorike. Mbasi gjëndja në këto kushte kur ishte bërë diferencimi i të dënuarëve, kuadrot që ishin aty vendosën që përsëri të gjithë të dënuarit të futeshin në mensë për të bërë apelin që nuk u bë më parë, të dënuarit në përgjithësi e zbatuan urdhërin kurse këta që kishin dalë në kundërshtim me urdhërat e policisë në fillim hezituan por më pas lanë për tokë mjetet që mbanin në duar dhe u futën në mensë duke qëndruar të gjithë së bashku në fund të sallës.

Në këtë moment vjen në sallë Kryetari i Degës dhe Komandanti i Repartit të cilët mbasi u konsultuian me kuadrot që ishin aty, u futën brenda rreth 20 kuadro dhe polic me në krye komandantin e repartit dhe mbasi marrin masa jashtë dhe brenda për t’i kapur dhe lidhur pjesëmarrësit e këtij kundërshtimi gjatë bërjes së apelit të dytë me qëllim izolimi, u bëjnë thirrje të gjithë të dënuarëve që do të dëgjonin emrin të dilnin jashtë dhe të tjerët të mos lëviznin nga vëndi, komandanti i repartit u bëri thirrje Këshillit të Riedukimit që të afrohen në krye të sallës dhe të ndihmojnë efektivin e policisë për të vendosur rregull. Mbas kësaj u lexuan emrat ku i pari ishte Kostandin Gjordeni, i cili sapo doli jashtë goditi murin me kokë dhe bërtet me të madhe dhe sikur gjoja e goditën. Ndërkohë grupi i tij që ishte brenda në mensë u çuan dhe filluan të bërtasin dhe të bënin përpjekje për t’i shkuar në ndihmë, kur efektivi nuk i lejoj filluan të shtyjnë dhe të marrin e thyejnë stolat e mensës dhe disa paterica që kishin disa të dënuar dhe filloj një përleshje ndërmjet policisë dhe grupit të dënuarëve, kurse Këshilli i Riedukimit me kryetar Dalip Zhabollin nuk e përkrahën dhe as e ndihmuan fare efektivin, e në këto rrethana komandanti i repartit dhe urdhër që të tërhiqej efektivi i policisë që po përleshej me të dënuarit dhe kështu dalin jashtë gjithë grupi i të dënuarave dhe u ngjitën lart te sheshi mbi fjetore rreth 24 të dënuar, të cilët muarrën përsëri veç tullave dhe gurve, edhe disa hekura që i kishin fshehur në tokë mbas lavanterisë.

Po kështu 2-3 prej tyre nxuarrën edhe thikat që u panë se u nxirrin nga muret e godinës që ndërtohet të cilat i kanë pas fshehur dhe përgatitur që më parë. Në këto momente dy pjestarët e efektivit të policisë që po shoqëronin të dënuarin Kostandin Gjordeni për në dhomat e izolimit dhe një pjesë tjetër të pengonin efektivët e policisë i cili shkonte në ndihmë të policëve që po shoqëronin të dënuarin për në dhomat e izolimit pasi po rrezikoheshin nga sulmi i të dënuarave. Duke parë këtë situatë komandanti i repartit urdhëroi që Kostandin Gjordeni të lëshohej nga dhomat e izolimit dhe efektivi të tërhiqej gradualisht duke u mbrojtur nga goditjet e të dënuarëve me gurë dhe tulla në mënyrë që të mos dëmtoheshin. Në këtë kohë instruktori politik që shkoi për të ndihmuar policët e dhomave të izolimit, u kap nga 3-4 të dënuar, njëri prej tyre, Haxhi Baxhinovski, e plagoset lehtë me thikë në bark. Po kështu kur u tërhoq efektivi për të dalë tek porta e infermierisë, simbas urdhërit të komandës pasi në këtë situatë efektivi ishte tepër i revoltuar dhe i papërmbajtur, nëse të dënuarit ishin në pozicion dominues mund të dëmtonin efektivin, tre të dënuar siç ishin Martin Leka, Kostandin Gjordeni dhe Tom Ndoja, ndoqën efektivin me gurë deri tek porta e daljes, atëhere Kryetari i Degës urdhëroi që vënd roja Nr.1 të përdorte armën ndaj këtyre tre të dënuarëve, për të parandaluar sulmin e tyre me gurë dhe tulla, urdhër të cilin vëndroja menjëherë e zbatoi duke plagosur lehtë në krah të dënuarin Kostandin Gjordeni, e po kështu qëlluan me nga një breshëri në ajër të gjitha vëndrojet e sigurimit të jashtëm të repartit. Kjo masë e marrë nga Kryetari i Degës i futi në panik të gjithë të dënuarit të cilët u grumbulluan menjëherë dhe tulatën në sheshin e rreshtimit mbi fjetoret duke kërkuar të dorzoheshin për t’i çuar në Degën e Punëve të Brendëshme.

Kryetari i Degës dhe komanda e repartit muarrën masa që të dënuarit që ktheheshin nga froni i punës të mos futeshin në

regjim pa u stabilizuar gjëndja, duke marrë masa për sigurimin e tyre edhe në galeri.

Në këto situate morëm njoftimin se ishin nisur për në repartin tonë zv/ministri i Punëve të Brendëshme dhe Drejtori i Drejtorisë së Zbatim Vendimeve Penale dhe nga ana jonë nuk u kryen më veprime ndaj të dënuarëve që qëndronin në rregjim dhe nuk kryenin ndonjë veprim konkret.

(vijon nesër)

Kostandin Gjordeni: Ja si më plagosi oficeri me pistoletë…

Intervista e Gjordenit për dokumentarin “Revolta e përgjakur e Qafë Barit” në RTSH:

“Ishte data 22 Maj 1984. Ne ishim turni i tretë. Ndue Pisha nuk kishte bo normën. -O boni normën, o xhanin. Na futën në kamp. Hengrëm bukë dhe na futën prapë në galeri që të bënim normën. Aty masanej shpertheu duke u zëne me policat.

Vetem për nje vagon që s’kishin bërë kto, policët kriminela i kthyen mbrapsht.

Ato thanë -Jo, nuk e bëjmë, nuk ka material, nuk shkojmë.

-Ne do t’ju bëjmë copa. Ose vagonin, ose shpirtin. Ata duke na shajt “ju jeni armiqtë e popullit” dhe ne thamë” Poshtë komunistët, poshtë diktatura, rroftë liria.

-Nuk futemi në punë.

Na kanë marrë me shkelma, me hunj, me lopata, duke na rraf.

Masanej ne t’u ulurit dhe duke gerthit duke sharë diktaturën, “Rrofte liria, rrofte demokracia”. Një nga ata oficerat me qelloi me pistolete që ne të pushonim. Plumbi më ra mua në shpatull në krahun e majtë. Pastaj me doli gjithë ai gjak. Dush Martini, nga Shkodra kishte një kuti duhani, ma vuri ktu dhe unë thashë: “me qelluan kriminelat, më qelluan komunistat”

Masanej na moren dhe na çuan ne biruce dhe prapë duke na rraf policet. Duke bërtit pastaj të burgosurit politike: “Lironi Konstandinin”. Masanej na leshuan dhe ne prapë u ngritem duke shajt.

Na mbajten 13 ditë në Pukë, na rrahen aty. Na rrihnin pastaj na jepnin bukë. Më kanë mbajt pastaj tek pulle në biruce dhe masanej më nxoren ne gjyq…..

Masanej me çuan ne Zejmen. Na mbajtën një javë dhe pastaj na çuan në Spaç.

U lirova në 27 Mars të 91-shit. Në vitin 2009 me bënë operacion në Durrës dhe ma hoqen plumin. Plumi ka nejt nga 1984-a deri në 2009-ën, pasi në kamp nuk ma hoqën dot plumin.”

Marrë nga Tema

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dokumenti sekret kostandin gjordeni revolta e qafe barit dokumenti sekret kostandin gjordeni revolta e qafe barit


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet