LIVE UPDATES
Aktualitet

8 Shkurt 2021, 16:56 Nga DOSJA

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 4 urdhër-arreste ditën e sotme për të prangosur 3 infermiere dhe 1 sanitare, të identifikuara si: Sidorela Çelaj, Sheqerije Koci, dhe Mira Bushi dhe sanitares Rukije Hoxhaj. Në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës, hetuesit kanë shpjeguar gjithë skemën e komunikimit mes sanitarës së prangosur javë më parë, Tire Alldervishit dhe personave të tjerë që kanë ndihmuar në “zhvatjen” e familjarëvë të pacientëve të infektuar nga pandemia e koronavirusit. Prokuroria ka sqaruar se infermieret dhe sanitaret kishin krijuar një “rrjetë” për të fituar të ardhura, duke abuzuar me detyrën. Të gjitha fijet e korrupsionit brenda në spital, u zbardhën nga mesazhet dhe dëshmia e sanitares Tire, e cila përfundoi e para në pranga pas denoncimit të vajzës së viktimës.

“Prokuroria pranë gjykatës se shkalles se pare Tirane vijoi te kryeje një hetim te plote dhe te thelluar për te qartësuar nëse ndodheshim para një rasti sporadik apo para një skeme te mirëfillte përfitimi nga personeli mjekësor apo ndihmës ne kurriz te te sëmurëve me sëmundjen COVID 19 duke mos hezituar te vere para pergjegjesise penale këdo qe do te rezultonte i implikuar. Ne vijim te veprimtarisë hetimore u kryen sekuestrime, këqyrje, pyetje e personave etj dhe nga gjithë veprimtaria hetimore deri ne stadin aktual, shihet qarte qe persona me detyre infermiere apo sanitare ne Spitalin ‘ Shefqet Ndroqi’, kane krijuar një skeme te mirëfilltë me qëllimin e vetëm kriminal qe te përfitojnë sa me shume ne kurriz te pacienteve te sëmurë me sëmundjen Covid 19 dhe familjareve te tyre. I përket veprimtarisë se mëtejshme hetimore zbulimi eventual i rasteve te tjera apo i personave te tjerë te cilët mund te jene te përfshire apo qe kane përfituar ne kurriz te ushtrimit ne mënyre te përkushtuar te detyrës,“- thuhet në njoftimin e Prokuorisë së Tiranës.

NJOFTIM PER SHTYP

Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.281 datë 13.01.2021 në ngarkim të shtetases Tire Alldervishi për kryerjen e veprës penale të ‘Mashtrimit’ të parashikuar nga nenet 143/2 te Kodit Penal

Shtetasja Eltjana Sinanaj, e cila ka bërë kallzim penal ndaj shtetases Tire Alldervishi e datëlindjes 15.03.1962 pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për ti shërbyer mamasë së kallëzueses e cila ishte e shtruar në spital me Covid 19, duke ju prezantuar si infermiere ndërkohë që ishte sanitare e spitalit. Gjithashtu në emisionin ‘Stop’ të datës 12.01.2021 janë transmetuar pamjet për ngjarjen e ndodhur.

Në datën 28.11.2020 mamaja e kallëzueses është shtruar tek spitali universitar ‘Shefqet Ndroqi’ pasi ka rezultuar pozitive me COVID 19 dhe ka ndërruar jete po ne kete spital me date 25.12.2020. Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Kjo shtetase ishte Tire Alldervishi dhe qe më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital.

Që në momentin e parë i ka kërkuar një shumë lekësh prej 2000 lekësh që ti jepja telefonin mamit, duke i thënë që po e bënte për atë edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara. Më pas i thotë që ta presë në lokal. Kur vjen në lokal i ka thënë, meqenëse infermierët e tjerë nuk lejohen të vijnë në lokal, e ka marrë ajo përsipër duke i kërkuar shumën e lekëve e cila ishte 10 000 për doktoreshën dhe 5000 për infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin.

Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që kallëzuesja ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën dhe përpos tyre i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë.

Kallëzuesja nuk e dinte a po ja jepnin ilaçet apo jo sepse mami i saj i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnim ata.

Shuma e paguar ne total është rreth 800.000 leke te reja pa llogaritur ilaçet qe kallëzuesja sipas instruktimit te Tire Alldervishit i blinte neper farmaci te ndryshme per t’ia dhënë asaj me qellim qe te behej mjekimi i mamasë se saj.

Komunikimet ndërmjet Tire Alldervishi dhe kallëzueses janë bere si verbalisht ashtu edhe nëpërmjet rrjetit te komunikimit What’s Up.

Është ndaluar shtetasja Tire Alldervishi dhe ndaj saj është depozituar kërkesa e Prokurorisë për vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës se sigurisë ‘arrest ne burg’

Prokuroria pranë gjykatës se shkalles se pare Tirane vijoi te kryeje një hetim te plote dhe te thelluar për te qartësuar nëse ndodheshim para një rasti sporadik apo para një skeme te mirëfillte përfitimi nga personeli mjekësor apo ndihmës ne kurriz te te sëmurëve me sëmundjen COVID 19 duke mos hezituar te vere para pergjegjesise penale këdo qe do te rezultonte i implikuar.

Ne vijim te veprimtarisë hetimore u kryen sekuestrime, këqyrje, pyetje e personave etj dhe nga gjithë veprimtaria hetimore deri ne stadin aktual, shihet qarte qe persona me detyre infermiere apo sanitare ne Spitalin ‘ Shefqet Ndroqi’, kane krijuar një skeme te mirëfilltë me qëllimin e vetëm kriminal qe te përfitojnë sa me shume ne kurriz te pacienteve te sëmurë me sëmundjen Covid 19 dhe familjareve te tyre.

I përket veprimtarisë se mëtejshme hetimore zbulimi eventual i rasteve te tjera apo i personave te tjerë te cilët mund te jene te përfshire apo qe kane përfituar ne kurriz te ushtrimit ne mënyre te përkushtuar te detyrës.

LAJMI KRYESOR: E BUJSHME nga ‘Shefqet Ndroqi’! Tirja zbërthehet! 4 të shoqëruara, policia shkon dhe i prangos në orarin e punës (EMRAT+ SKEMA)

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mira bushi ndalohen 3 personele mjekesore te spitali prokuroria e tiranes rukije hoxha sheqerije koci tire alldervishi mira bushi ndalohen 3 personele mjekesore te spitali prokuroria e tiranes rukije hoxha sheqerije koci tire alldervishi


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet