Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
“Do u mbyll forcërisht”, Rama kërcënon mediat, por është i pari që thyen etikën me ERTV
28 Nëntor 2019, 19:26Nga DOSJA
TIRANË- Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, kërcënoi mediat online se do t’i mbyllte nëse do vijonin që të raportonin për tërmetin që ka lënë pas 49 viktima. Halli i Ramës me mediat online ishte raportimi, që sipas tij nuk ka qenë korrekt dhe informacionet e transmetuara kanë qenë të rreme dhe kanë përhapur panik.
Po ashtu një tjetër pikë ishte dhe përdorimi i imazheve nga tërmeti, ku objekt i kamerave kanë qenë hera-herës dhe fëmijët. Të gjitha këto bënë që Rama të kërcënonte me censurë publikun, duke mbyllur një prej burimeve kryesore të informacionit. Vendimin e tij numri një i qeverisë e argumentonte dhe më “Gjendjen e jashtëzakonshme” që ndodhen dy qarqet, Tirana dhe Durrësi.
Pamje nga ERTV
Pamje nga ERTV
Pamje nga ERTV
Pamje nga ERTV
Pamje nga ERTV
Pamje nga ERTV
Pamje nga ERTV
Nga ana tjetër Autoriteti i Mediave Audiovizive në një reagim u bëri thirrje të gjithë mediumeve (ku përfshihet dhe televizoni online i Kryeministrit) që të mos shkelnin etikën me pamjet e fëmijëve gjatë raportimeve të tyre.
Por duket se i pari që ka thyer etikën është vetë shefi i qeverisë, pasi në ERTV pamjet e fëmijëve të tronditur nga tërmeti janë më të shpeshta në videot e tij.
Nga një vëzhgim i bërë në në vidoet e shpërnda nga kreu i qeverisë dhe minsitra, konstaton se fëmijët jo vetëm nuk janë shmangur nga filmimet, por edhe janë marrë në krahë e u janë marrë deklarata pa praninë e tyre.
49 persona të vdekur, 750 të plagosurdhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë. Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Efektivët e forcave zjarrfikëse kanë treguar detaje nga operacioni për shpëtimin e Klajdi Qatos, i cili është një prej të mbijetuarve të tragjedisë...
SHIJAK- Tërmeti i fuqishëm i së martës ka çarë tokën në një gjatësi rreth 1 kilometër në fshatin Jubë të Shijakut. Banorët e zonës janë shprehur të habit...
TIRANË- Gazetari i ABC News, Juxhin Mustafaraj, i ftuar në emisionin “Historia ime”, ka treguar historinë e kryefamiljarit Lala, i cili ende ka shpresë për...
VLORË- Inxhinierja Luljeta Bozo ka folur për Fax News lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit të fuqishëm të mëngjesit të 26 Nëntorit ku më pas u shoqëru...
TIRANË- Stafi i “Klanifornia” ka vendosur që të mos e zhvillojë emisionin e të shtunës mbrëma në shenjë solidariteti me tragjedinë e 26 nëntorit. Emisioni,...
TIRANË- Në një kohë kur qytetarët e Durrësit dhe jo vetëm i ka mbërthyer paniku nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, që la pas të vdekur dhe qindra të pl...
TIRANË- Emisioni i sotëm i “Historia Ime” i është dedikuar i tëri tragjedisë së 26 nëntorit të shkaktuar nga tërmeti 7 ballës. Një prej të ftuarve ka qënë ...
THUMANË– Një prej pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës ka publikuar historinë e tij të veçantë. I riu Hasan Mulaj ka treguar se ai ka qënë një...
TIRANË- Minisitria e Mbrojtjes ka bërë me dije emrat e 46 personave që janë konfirmuar si viktima të tërmëetit ë 26 nëntorit, që shkatërroi shumë pallate e...