"Donin të shpërbënin Shqipërinë pa i bezdisur askush", Kalaja para bashkisë: Fitorja e Trump tregoi se duhet t&eum...
Aktualitet
VD-‘Do të vras’/ Dhunoi ish-dhëndrin, policia arreston 67-vjeçarin në Lezhë (EMRI)
7 Dhjetor 2021, 07:40Nga DOSJA
LEZHË– Kanto Narkaj është arrestuar nga policia e Lezhës pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-dhëndrit, duke e kërcënuar se do e vriste. Policia ka reaguar menjëherë duke parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale.
Policia mori njoftimin se një konflikt po ndodhte mes Narkajt dhe ish-dhëndrit të tij, në fshatin Balldre, Lezhë. Sipas informacioneve, i moshuari kishte dhe armë zjarri në banesë. Policia ndërhyu menjëherë duke bërë neutralizimin dhe vënien në pranga të të moshuarit duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale.
Në banesën e të moshuarit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 mitraloz, 2 kallashnikovë, një granatë dore me ndezës të montuar, 4 krehra dhe 3979 fishekë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Lezhës parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje.Finalizohet operacioni policor “Parandalimi”. Ushtroi dhunë ndaj ish-dhëndrit, për motive të dobëta, dhe e kërcënoi së do ta vriste me armë zjarri, reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.
Sekuestrohen arsenal armësh (mitraloz, kallashnikovë) dhe municione luftarake. Vihet në pranga poseduesi i tyre. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë marrë njoftim për një konflikt midis shtetasit K. N. dhe ish-dhëndrit të tij, shtetasit E. Ç., në fshatin Balldre, Lezhë. Sipas informacioneve, shtetasi K. N. kishte dhe armë zjarri në banesë.Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, kanë arritur të neutralizojnë dhe të vënë në pranga shtetasin K. N., duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale.
Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. N., ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 mitraloz, 2 kallashnikovë, një granatë dore me ndezës të montuar, 4 krehra dhe 3979 fishekë.Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u arrestua në flagrancë shtetasi K. N., 67 vjeç, banues në Balldre, Lezhë.Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje”.
TURQI– Një polic grek që shërbente në Drejtorinë e Policisë së Ferës u arrestua së bashku me bashkëshorten nga autoritetet turke ditën e djeshme. Polici 4...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në segmentin e Unazës së Madhe te Kopshti Botanik. Një autoveturë ngjyrë e bardhë, ka rrëshqitur n...
Ndërsa shumë vende të botës gjenden në alarm prej frikës së variantit të ri Omicron të koronavirusit, dhe janë duke shtuar masat shtrënguese, në Shqipëri, në më...
TIRANË – Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka dhënë disa detaje në lidhje me dosjen e famshme të 3.4 milion eurove të kapuara në makinën tip ‘Toyot...
GREQI – Vrasja e boksierit me origjinë shqiptare Haris Kontogiorgis mendohet se ka lidhje të fortë me një tjetër krim të ndodhur në 15 maj 2021, ku u ekze...
KUKËS- Fotoja e mëposhtme është shkrepur nga Spitali rajonal i Kukësit. Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, dhjetëra makina janë parkuar në obor...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se biznesmeni gjerman, Karlo Rizato që pretendoi se 3.4 milionë eurot që u sekuestraun në Shqipëri ishin të...