LIVE UPDATES
Bota

“Do të triumfojmë mbi këtë tirani”! Pompeo godet me fjalët e ish presidentit Nixon: Bota s’mund të jetë e sigurt, d

24 Korrik 2020, 05:53 Nga DOSJA
“Do të triumfojmë mbi këtë tirani”! Pompeo godet

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo përshkroi se si marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kanë shkuar nga një optimizëm i mbrojtur, siç ndodhi në epokën e administratës së Presidentit Nixon, në një “të vërtetë të vështirë.”

Sekretari Pompeo foli të enjten në Kaliforni në selinë e Fondacionit Nixon në Jorba Linda.

“[Ish Presidenti] Richard Nixon kishte të drejtë kur shkruajti në vitin 1967 se bota nuk mund të jetë e sigurt derisa Kina të ndryshojë.’ Tani ne duhet t’i dëgjojmë me vëmendje fjalët e tij”, tha Pompeo.

Sekretari Pompeo tha se “paradigma e vjetër e angazhimit të verbër me Kinën ka dështuar. Ne nuk duhet ta vazhdojmë atë. Ne nuk duhet të kthehemi tek ajo”.

Përkundrazi, “ne kemi nevojë për një strategji që mbron ekonominë amerikane dhe mënyrën tonë të jetesës. Bota e lirë duhet të triumfojë mbi këtë tirani të re”, tha ai.

Zoti Pompeo e kujtoi me respekt udhëtimin historik të ish presidentit Nixon në Pekin gati 50 vjet më parë dhe filozofinë e tij se “ne thjesht nuk mund të përballojmë ta lëmë Kinën përgjithmonë jashtë familjes së kombeve … bota nuk mund të jetë e sigurt derisa të ndryshojë Kina. Kështu që, qëllimi ynë, deri në atë masë që ne mund të ndikojmë tek ngjarjet, duhet të jetë nxitja e ndryshimeve.”

Por, Sekretari Pompeo argumentoi se nga angazhimi që ish presidenti Nixon kërkonte Kina përfitoi më shumë sesa Shtetet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara urdhëruan mbylljen e konsullatës së Kinës në Hjuston, duke thënë të mërkurën se masa ishte bërë për të “mbrojtur pronën intelektuale amerikane dhe informacionet private të amerikanëve”.

“Ne po parashtrojmë pritshmëri të qarta për mënyrën se si do të duhet të veprojë Partia Komuniste Kineze, dhe kur ata nuk do të veprojnë në këtë mënyrë, ne do të ndërmarrim veprime që mbrojnë popullin amerikan, sigurinë tonë, sigurinë tonë kombëtare, ekonominë dhe vendet e punës”, tha Pompeo të mërkurën gjatë një vizite në Danimarkë.

Kina kritikoi veprimin e Shteteve të Bashkuara, duke e quajtur atë një “provokim politik” dhe tha se do të përgjigjet me “veprime të ligjshme dhe të nevojshme”.

“Kina e dënon me forcë dhe kundërshton me vendosmëri një veprim të tillë të egër dhe të pajustifikuar që saboton marrëdhëniet Kinë-SH.B.A. “, tha në një deklaratë Ambasada kineze në Uashington të enjten. “Akuzat e Shtetevet të Bashkuara janë trillime të pabaza, dhe justifikimet që ato përmendin janë të skajshme dhe të paaritshme”, thuhej në deklaratën e Ambasadës kineze në Shtetet e Bashkuara.

Marrë nga VOA 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mike pompeo mike pompeo

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet