Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Djali i diktatorit Enver Hoxha dhe Nexhmijes, Iliri ka konfirmuar lajmin se nëna e tij ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare. Në një njoftim, ai ka dhënë të gjitha detajet e varrimit të të vesë së diktatorit Hoxha, duke u shprehur se ajo dhe i ati jetën e tyre ia dedikuan Shqipërisë.
“Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndërtimit të Shqipërisë së re, përparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi përherë krenarë për emrin dhe veprën e saj. Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqiperi dhe kudo në botë,”-bën me dije Ilir.
Gjithashtu mësohet se varrimi do të bëhet ditën e nesërme në orën 12, pranë eshtrave të bashkëshortit të saj në varrezat e Sharrës.
REAGIMI I PLOTË:
Njoftim
Të nderuar miq e dashamires të familjes të Enver Hoxhes. Me hidhërrim të thellë ju bej me dije, se sot më datë 26 shkurt 2020, në moshen 99 vjeçare u nda nga jeta nëna jonë, Nexhmije Hoxha. Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndertimit të Shqiperisë së re, perparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi perhere krenarë për emrin dhe veprën e saj. Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqiperi dhe kudo në botë. Me respekt Ilir Hoxha. Shënim: Homazhet dhe percjellja për në varrezat e Sharrës do të behet nga Funeral Home Alba 2000 (prane Medresesë) nga ora 9 deri 12 të datës 27 shkurt. Në ditët pas varrimit, presim për ngushëllime në shtepine tonë, në Laprakë (pranë Sheshit Shqiponja). Jeni të mirëpritur. Faleminderit.
Ka ndërruar jetë ditën e sotme e veja e ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija. Ajo ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare në banesën e saj në Laprakë. Lajmi është konfirmuar nga një prej djemve të saj, Iliri. Përcjella e saj për në banesën e fundit do të bëhet ditën e nesërme në orën 12, ndërsa eshtrat e saj do të vendosen pranë atyre të bashkëshortit të saj në varrezat e Sharrës.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ndërroi jetë në banesën e saj në Tiranë, Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit shqiptar Enver Hoxha. Ajo lindi më 9 shkurt 1921 në Manastir të Maqedo...
TIRANË– Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare, bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija. Lajmi është konfirmuar nga burime në familjen Hoxha. 99...
TIRANË- Një tjetër vilë e vjetër në zonën e ish- Bllokut në Tiranë do të shembet. Bëhet fjalë për vilën e cila kohët e fundit ishte kthyer në një lokal i q...
TIRANË– Mes shumë dezinfektuesish dhe medikamentesh të tjera që njerëzit mund të përdorin për të shmangur Koronavirusin, mediat e huaja shkruajnë së fundmi...
Ndërsa komuniteti mjekësor po bën të gjitha përpjekjet për të ndalur përhapjen e tij, janë shtuar shumë edhe teoritë konspirative mbi të. Ja cilat janë teoritë ...
TIRANË– Ditët e fundit në mbarë Italinë është përhapur koronavirusi vdekjeprurës që deri më tani ka marrë 12 jetë njerëzish dhe ka infektuar mbi 320 të tje...
TIRANË- Teatri i ri Kombëtar nuk do ndërtohet nga Fusha SHPK. Ky është njoftimi që ka bërë sot Bashkia e Tiranës, e cila njofton se është tërhequr nga for...
Durrës- Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë që ndodhi në Durrës mesditën e sotme ku Ruzhdi Tosuni, 63 vjeç vrau gruan e tij, Hajdie Tosuni.Burime ...
ITALI– Po bëhet pothuajse një javë që Koronavirusi ka “pushtuar” Italinë dhe ka marrë deri më sot 12 jetë njerëzish dhe mbi 320 të tjerë janë infektuar mes tyre...
Shkodër- Frika nga koronavirusi ka bërë që spitali i Shkodrës të dezinfektohet. Mësohet se dezinfektimi i spitalit është bërë ditën e sotme. Ndërsa shefja e rep...