LIVE UPDATES
Aktualitet

“Do më jepte 200 mijë”, oficeri i Policisë zbulon detaje: Gentian Malindi më pagoi që të nxirrja kokainën nga porti

30 Shtator 2019, 18:19 Nga DOSJA
“Do më jepte 200 mijë”, oficeri i Policisë zbulon

DURRËS- Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur ekskluzivisht për “BalkanWeb” dëshminë e plotë të Ardian Begës, oficeri i sigurisë në Portin e Durrësit, një prej dy të arrestuarve për përfshirje në trafikimin e 137 kg kokainë nga Ekuadori në Shqipëri.

Para hetuesve, Bega ka treguar gjithë ngjarjen, që nga telefonata e Gentian Malindit, takimi me të dhe nxjerrja e çantave me kokainë nga Porti i Durrësit. Duke thënë se Malindi i kishte premtuar 200 mijë lekë për futjen e çantave, Bega ka treguar edhe momentin e hapjes së tyre, prej ku nuk rezultoi të kishte kokainë, por oriz, pasi trafiku ishte zbuluar që në Greqi dhe autoritetet fqinje e kishin zëvendësuar lëndën narkotike.

“Kuptova se ishte i acaruar dhe po ecte tmerrësisht shpejt. Kur ndodheshim afër plepave, Gentiani i tha shokut të tij: çaje njëherë të shohim, ai me zor e çau dhe i tha Gentianit, “është oriz”. I nevrikosur Gentiani i tha “çaj edhe një tjetër”. Pasi ai e çau edhe pakon e dytë, ai përsëri i tha se ishte oriz. Në këtë moment Gentiani i tha hidhe çantën”, ka thënë Bega para hetuesve.

DËSHMIA E PLOTË

Jam punonjës i FSPD në Portin e Durrësit, detyrë të cilën e ushtroj prej shumë vitesh. Kam rreth një vit e gjysmë që jam njohur me një djalë të quajtur Gentian Malindi, të cilin e kam njohur në lokalin e kunatit tim Dash T. Para tre katër ditësh më ka marrë në telefon Gentiani dhe më ka kërkuar të takoheshim. Ai më ka kërkuar që ta ndihmoja për të nxjerrë diçka nga terminali i kontenierëve, duke krijuar mundësinë e shmangies së rojes në hyrjen e sheshit të kontenierëve dhe për këtë ai do të më jepte një kafe.
Me datë 19.09.2019 paradite Gentiani më ka marrë në telefon dhe më ka lënë takim rreth orës 19.30 tek Ura e Dajlanit.

Jam takuar me Gentianin dhe kemi shkuar të pimë kafe në një lokal në rrugën e Plazhit, ku në tavolinë kanë qenë babai dhe daja i Gentianit dhe dy shokë të tij. Pasi kemi qëndruar për njëfarë kohe, unë, Gentiani dhe një shok i tij kemi hipur në makinën e Gentianit, e cila ishte makinë e re dhe ja kisha parë edhe më parë atë makinë.

Prej atij momenti jemi drejtuar për në portin e Durrësit. Genti ishte në timon, unë vend të parë, ndërsa ai djali ishte ulur pas meje. Në një moment Genti e pyeti shokun e tij: “e more çantën” dhe ai u përgjigj: “….po e kam….”. Unë personalisht nuk pashë gjë çantë dhe ato momente nuk e kuptova se për çfarë çante po fliste, dore apo lloji tjetër.

U nisëm drejt Portit dhe kemi hyrë ne Port nga krahu i djathtë i Urës së Dajlanit, ku Genti çekoi lejen e tij të hyrjes në Port. Kemi vazhduar rrugën drejt sheshit të kontenierëve dhe jemi takuar përpara hyrjes së sheshit. Aty pashë që roje i kontenierëve ishte kolegu im B.H. kur pashë që ishte ai i kam kërkuar Gentit që të më tregonte se sa ishte kafja ime dhe përsëri e kam pyetur nëse kishte ndonjë problem. Gentiani më tha se do të më jepte 20.000 lekë të reja dhe më tha se s’kishte asnjë problem. E mendova se edhe pa mund ata mund të mbaronin punë, kur pashë B., por gjithsesi ju gëzova shpërblimit që do të merrja.

Jemi rrotulluar dhe kemi bërë një xhiro deri tek peshkimi i ri. Pasi u kthyem përsëri tek sheshi i kontenierëve, kam dalë nga makina dhe i jam afruar makinetës ku shiten produkte të ndryshme, që është ngjitur me post rojen. I kam folur Bashkimit dhe i kam thënë nëse donte të pinte ndonjë gjë dhe vendosëm të pinim nga një gotë raki.

Gjatë kohës që unë po i afrohesha Bashkimit shoku i Genti doli nga makina nga krahu që dola dhe unë. Ai kishte veshur nje jelek fosforeshent dhe u drejtua drejt kontenierëve brenda sheshit.
Gjatë kësaj kohe unë mora Bashkimin dhe u ulëm për të pirë nga një gotë raki.

Në këto momente Gentiani qëndroi vetëm në makinë. Lokali ku unë qëndrova me Bashkimin ishte rreth 20-30 metra larg nga vendroja. Pas rreth 15 minutash, aty më erdhi Genti me makinë dhe më tha se duhej të lëviznim. Jam çuar dhe kam hipur në makinë. Pashë që Genti ishte vetëm dhe e kam pyetur ku është ai djali, a mbarove punë dhe ai më tha: “jo jo s’kam mbaruar, por hajde se më morën në telefon”. Aty kuptova se Gentiani ishte i shqetësuar, kemi bërë një xhiro me makinë deri tek Vollga dhe jemi kthyer përsëri në porte, tek porta nr.2. Te dyja herët Gentiani ka cekuar me lejen e tij të hyrjes. Kemi vajtur përsëri tek sheshi i kontenierëve sapo jemi afruar aty kam parë shokun e Gentit me çantë në dorë, që u afrua te makina dhe hipi nga krahu i shoferit mbrapa Gentianit. Dolëm përsëri të porta nr.2.

Kur dolëm ai mori në telefon një shok të tij dhe i përcaktoi vendin e takimit. Sapo dolën nga Porti, Gentiani i tha shokut të tij: “shtype, shtype pak”, “jepi ka si boshllëk”. Ai i përgjigjet: “po ashtu më duket”. Genti i tha nxire ta shikoj me çfarë është mbështjellë. Ai nxori nga çanta një kallëp dhe ja tregoi. Genti i kërkoi të nxirrte edhe një tjetër. Në momentin që ai po e nxirrte, Genti e pyeti: Sa ishin 22? Dhe shoku iu përgjigj: Po. Në ato momente mua m’u tha pështyma në gojë. Kam arritur t’ju them vetëm dy fjalë: çfarë është kjo”. Gentiani më tha – pusho me nerva dhe vazhdoi bisedën më shokun e tij. Kur Genti mori pakon në dorë i tha shokut të tij: nuk është kjo mbështjellja, qenka lojë. Dhe tha: mos flisni se ka çip.

Kuptova se ishte i acaruar dhe po ecte tmerrësisht shpejt. Kur ndodheshim afër plepave, Gentiani i tha shokut të tij: çaje njëherë të shohim, ai me zor e çau dhe i tha Gentianit, “është oriz”. I nevrikosur Gentiani i tha “çaj edhe një tjetër”. Pasi ai e çau edhe pakon e dytë, ai përsëri i tha se ishte oriz. Në këtë moment Gentiani i tha hidhe çantën. Personalisht u tremba shumë dhe nuk kam folur asnjë fjalë. Di që Gentiani ka ecur si i tërbuar me makinë dhe pas njëfarë rruge më ka lënë mua tek shoku i tij që takuam në lokal në fillim, por që nuk ishte me ne në Port.

Nga tronditja nuk mbaj mend as se ku kam zbritur nga makina e Genti dhe as se ku isha në ato momente. Di që shoku i tij me çoi të Ura e Dajlanit, pasi më pyeti se ku kisha lënë makinën. Në një moment atë e mori në telefon dikush dhe unë e kuptova se mund të ishte Gentiani. E pyeta se çfarë i kishte thënë Genti dhe ai m’u përgjigj se i kishte thënë se kishte thënë se po më çonte te makina.

(Marrë nga Balkanweb)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian bega gentian malindi kokaina ne portin e durresit ardian bega gentian malindi kokaina ne portin e durresit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet