Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË-Pas publikimit të lajmit për aktakuzën e ngritur mbi presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli nga Gjykata Speciale ka krijuar një situatë të tensionuar në vend.
Ndërkohë sipas rregullave të Dhomave të Specializuara, padia do duhej të qëndronte sekrete derisa gjyqtari ta konfirmonte atë, domethënë të qëndronte plotësisht sekrete nëse refuzohej, shkruan DW në Serbi.
Megjithatë gjykatësi vendosi që t’i publikojë së paku dy emra të kësaj aktakuze edhe para konfirmimit të aktakuzës. Por DW deklaron se ky veprim i gjykatësit do të ketë pasoja të mëdha politike.
“Aktakuza kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nënkupton se një prej avokatëve kryesorë të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, është larguar nga loja. Ky është një lajm i mirë, sepse shkëmbimi i territoreve është ide e rrezikshme. Ideja që njerëzit mund të ndjehen të sigurt vetëm në një vend ku ata janë pjesë e shumicës etnike është baza ideologjike që çoi në luftërat e viteve 1990.”– është shprehur për DË-së Kristof Bender, nënkryetar i Nismës Evropiane të Stabilitetit në Berlin.
Kujtojmë se prej kohësh Presidenti i Kosovës dhe homologu i tij serb janë kritikuar nga një pjesë e madhe e publikut pasi shumë besojnë se ata duan të zgjidhin çështjen e Kosovës me një marrëveshje që do të përfshinte shkëmbimin e territoreve. Gjithashtu pavarësisht kësaj, që nga mesi i vitit të kaluar, është spekuluar se ata kanë gjetur mbështetje për një ide të tillë në një pjesë të administratës amerikane.
“Mbi të gjitha, BE-ja do të duhej që me shpejtësi të heq regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës, pasi janë bërë dy vjet që kur Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet. Pastaj, meqë anëtarësimi në BE është bërë një makth edhe për Serbinë, Bashkimi Evropian duhet ta bëjë hyrjen në tregun e vetëm evropian si një qëllim të arritshëm për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pavarësisht nëse ata kanë filluar negociatat apo janë thjesht ‘kandidatë të mundshëm’. Më në fund, BE-ja duhet t’u bëjë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor të punojnë për krijimin e një zone të stilit të Schengenit në Ballkan, brenda së cilës qytetarët do të lëviznin lirshëm dhe pa pasaporta. Në vend bisedimeve për ndryshimin e kufijve, kufijtë duhet bërë të padukshëm.”- është shprehur Bender.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MAQEDONI E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë të tjerë nga COVID-19, ndërsa janë shënuar 153 raste të reja.La...
KOSOVË– Aktakuza e ngritur nga Gjykata Speciale e Hagës kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për krimet e luftës, kakrijuar një situatë teje ...
KOSOVË– “Kjo aktakuzë është një hap pozitiv për drejtësinë pasi këto krime të supozuara kanë rënduar mbi Kosovën për dy dekada”, tha Lotte Leic...
FRANCË– Kulla “Eiffel” në Francë është hapur përsëri pas një pushimi të gjatë për shkak të pandemisë, e cila ka qenë një nga mbylljet më të gjata që nga Lu...
KOSOVË– Mediat e huaja kanë shkruar së fundmi se Prokurori special i Hagës, që ngriti padinë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, është një am...
KOSOVË– Wolfgang Petritsch, ish-i Dërguari i Posaçëm i BE-së për rajonin, ka reaguar pas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Hagës kundë...
BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të enjten në Bruksel se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë dhe se Kosova, sipas tij, ka...
KOSOVË- Lajmi i aktakuzës ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka ngjallur debat dhe ka krijuar një situatë teje të tensionuar në Kosovë. Sa i ...
KOSOVË-Në një kohë që kanë kanë kaluar më rreth 20 orë nga lajmi për aktakuzë, Presidenti Hashim Thaci ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij zyratre...
KOSOVË– Sot Kuvendi i Kosovës e ka anuluar vazhdimin e seancës parlamentare nisur me 23 qershor, për shkak të situatës së krijuar, pasi dje u publikua akt...