Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Me vendimin e opozitës për të hequr dorë nga mandatet, debati publik është fokusuar tashmë tek e ardhmja dhe tek zgjidhja e krizës politike, por edhe tek rruga që do të ndjekë “mazhoranca” dhe ndërkombëtarët për të kaluar këtë ngërçç. Por jo të gjithë mendojnë njësoj. Dhe ky është njëri nga rastet…
Mediat dhe portalet e njohura si proqeverisë dhe tejet të afërta me kryeministrin Edi Rama kanë nisur tashmë spekulimet mbi atë çfarë do të ndodhë, dhe pavarësisht se Kodi Zgjedhor parashikon 60 ditë deri në djegien përfundimtare të mandateve, (Lexo këtu), ato sot kanë ‘shpallur’ opozitën e re.
Një shkrim i botuar nga Gazeta Sot, ka bërë tashmë xhiron e portaleve proqeveritare. Në artikull thuhet se opozita e re do të përbëhet nga Ben Blushi i Partisë Libra, Paskal Milo, Skënder Gjinushi, Gjergj Bojaxhi e Mimoza Hafizi.
Në shkrim theksohet se vendi nuk do të ngelet pa opozitë dhe se PD e LSI vërtetë mund të shkojnë drejt shkrirjes, por kjo nuk do të thotë se do të kemi një krizë politike, pasi emra të rinj edhe pse jo të zgjedhur nga qytetarët do të kenë mundësi të jenë në parlament.
Për më shumë lexoni artikullin e mëposhtëm:
Djegia e mandateve nga PD-LSI kthen në Kuvend Blushin, Hafizin, Gjinushin, Idrizin, Milon e Bojaxhiun: Pritet të lindë një opozitë e reDjegia e mandateve nga deputetët e PD dhe LSI i hap mundësinë krijimit të një opozite të re. Edhe pse Basha e Kryemadhi pretendojnë se pa ta nuk do ketë më Parlament, të gjitha mundësitë janë të hapura.
Duke qenë se legjislaçioni nuk e përçakton hapur se çfarë ndodh në këtë situatë, gjithçka është në dorë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pas dorëzimit të mandateve, KQZ shpall vendet vakante dhe seçili emër në listë thirret për të pranuar detyrën. Janë 151 emra në listën e PD që pasojnë deputetët dhe nuk dihet nëse do refuzojnë të gjithë mandatin.
Por edhe sikur ata të refuzojnë, kjo nuk do të thotë se vendet e opozitës mbeten bosh.
Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume ka treguar rrugën që mund të ndiqet.
Sipas tij, për analogji mund të përdoret rasti kur parashikohet në ligj vakança e krijuar nga një deputet i zgjedhur si i pavarur.
“Që do të thotë, në qoftë se KQZ do të thërrasë kandidatët e PD-së në listë dhe asnjë prej tyre nuk do të pranojë që të marrë mandatin, ky instituçion duhet t’ia ofrojë mandatin pastaj subjektit zgjedhor me herësin më të madh që ka”, tha ai.
Kjo do të thotë se i takon PS që të marrë mandatet e PD.
Gazeta pyeti nga selia rozë dhe Rama nuk do e lejojë të ndodhë një gjë e tillë. Kjo do të thotë se më pas do të vijohet me partitë e tjera me herësin më të madh, apo numrin më të madhe të votave, të çilat janë: PDIU me 76 mijë vota në 2017, LIBRA me 19.8 mijë vota, PSD me 14 mijë vota, FRD me 5 mijë vota, SFIDA me 3.5 mijë vota, PDS me 2.4 mijë vota, e kështu me radhë.
Me kete hapet rruga për të kthyer Shpetim Idrizin, por edhe Ben Blushin e Mimoza Hafizin.
Pas PDIU, është LIBRA partia me më shumë vota dhe nuk është çudi që të përfitojë dhe ajo, shkruan Sot.
Në zgjedhjet e 2017 kanë kandiduar dhe Skënder Gjinushi i Partisë Soçial Demokrate dhe Paskal Milo i Demokraçisë Soçiale.
Ligji nuk e përçakton fiks se si do të veprohet kur të mbarojnë kandidatët e PD dhe të LSI.
Nëse vijohet më pas me të gjitha partitë, atëherë padyshim që emrat e mësipërm do futen në Parlament. Kjo do të thotë se mund të mos kemi krizë politike, por të lindë një opozitë e re me figura të njohura për publikun. Tani gurët janë hedhur në fushë dhe është çështje matematike. Punën më të vështirë e ka KQZ e më pas Kuvendi. Nëse kryeministri reziston dhe KQZ vepron si duhet, PD e LSI mund të shkojnë drejt shkrirjes. Në Parlament mund të futen figura të tjera nga parti të vogla dhe në këtë mënyrë vendi nuk mbetet pa opozitë.
(f.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHKODËR- Një aksident automobilistik ka ndodhur në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku një makinë ka dalë nga rruga.Si pasojë ka mbetur i lënduar vetëm drejtu...
Ditën e sotme, opozita e bashkuar ka zhvilluar protestën e dytë brenda muajit shkurt. Protesta nisi tek Parlamenti, më pas protestuesit dhe deputetët e opozitës...
Ish-deputetët e opozitës duke dalë nga Kryesia e Kuvendit pasi dorëzuan mandatin e deputetitTirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shen...
Një 40-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Pogradecit. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 40-vjeçari me detyrë postier akuzoh...
Opozita e bashkuar ka nisur protestën përpara Kuvendit, dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PD-së...
VLORE- Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për Armando Sulejmanin, i plagosur gjatë atentatit me dy viktima që ndodhi të dielën e kalu...
TIRANË- Garda e Republikës ka vendosur sot që t’i heqë mbrojtjen ish-kryeministrit Sali Berisha. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ky vendim iu është k...
Pak minuta më parë mbaroi edhe protesta e dytë e opozitës për këtë vit. Mijëra qytetarë iu bashkuan edhe sot protestës dhe kërkuar rrëzimin e qeverisë Rama. Kre...
TIRANË- Opozita e bashkuar ka zhvilluar protestën e paralajmëruar përpara Parlamentit ku mijëra qytetarë iu bashkuan një proteste paqësore, në dallim nga p...
TIRANË- Ashtu siç ishtë paralajmëruar edhe më herët, sot është dita e fundit e pranimit të aplikimeve për prokurorët që kandidojnë për Strukturën e ...