LIVE UPDATES
Bota

Ditmir Bushati: Lënia e Ballkanit Perëndimor në cep të Europës, dorëzim strategjik

14 Nëntor 2021, 16:45 Nga DOSJA
Ditmir Bushati: Lënia e Ballkanit Perëndimor në cep të

GREQI– Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati e ka konsideruar Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës më të “pandjeshmen” për të vendosur për mosmarrëveshjet greko-shqiptare, konkretisht për hapësirat ujore. Në një intervistë për gazetën greke “To Vima”, Bushati është shprehur se është i nevojshëm një “partneritet të vërtetë strategjik”shqiptaro-grek, ndërsa zbulon se qeveria shqiptare e ka ngritur “çështjen çame” ndaj qeverive greke. Ai beson se përmbushja e “objektivit kombëtar” të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE është vonuar.

Intervista nga PANAGIOTIS MICHOS:

To Vima: A po largohet Shqipëria nga anëtarësimi në Bashkimin Europian? Nëse po, kush mendoni se është përgjegjës?

Ditmir Bushati: Procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE po shoqërohet me paqartësi dhe gjysmë angazhime. Kjo u provua qartësisht mbas krizës financiare të vitit 2008. Që nga ajo kohë, marrëdhëniet BE – Ballkan Perëndimor rrallë gjenden në trajektoren e konvergjencës ekonomike dhe europianizimit të shpejtë. Këto dy komponentë janë të ndërlidhur dhe të nevojshëm për transformimin real të vendeve të rajonit. Vendi i fundit që u bë anëtar i BE-së ishte Kroacia (2013). Që atëherë, duket se nuk ka “oreks” për zgjerim, për shkak të dinamikës së brendshme të BE-së, por edhe të sfidave komplekse të konsolidimit të demokracisë në Ballkanin Perëndimor, të përforcuara nga agjendat konkurruese dhe mosmarrëveshjet dypalëshe.

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE mbetet një objektiv kombëtar, në funksion të demokratizimit dhe transformimit social dhe ekonomik. Fillimi i bisedimeve të anëtarësimit në BE për Shqipërinë tanimë ka kaluar përtej çdo afati. Në mënyrë metaforike, Shqipëria qëndron si kolateral i mosmarrëveshjes së fundit midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Lënia e Ballkanit Perëndimor në një zonë të përhershme muzgu në cepin e Europës do të ishte një dorëzim strategjik. Në vitin 2003, në Selanik, udhëheqësit e BE-së morën vendimin largpamës për të ofruar një perspektivë europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor. Tani, 18 vjet më pas, në vend që të flitet për “perspektive euriopiane të rajonit tonë” është koha që BE-ja të përmbush angazhimin e saj, duke punuar ngushtë me SHBA-të, për të nxitur reformat dhe përparimin e nevojshëm në rajon.

To VIMA: Greqia zgjeroi ujërat territoriale në detin Jon në 12 milje detare. Si i komentoni përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së delimitimit të hapësiravedetare mes Athinës dhe Tiranës me një proces të mundshëm në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë?

Ditmir Bushati: Vendimi i Greqisë për të shtrirë ujërat e saj territoriale në 12 milje përcjell një mesazh të qartë politik që pasqyron ndryshimet që kanë ndodhur në dy vitet e fundit. Ky është zgjerimi i parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe vjen menjëherë pas marrëveshjeve të delimitimit të hapësirave detare me Italinë dhe Egjiptin, rifillimin e bisedimeve eksploruese me Turqinë, si dhe angazhimin publik për ta zgjidhur çështjen e delimitimit të hapësirave detare me Shqipërinë përmes një gjykate ndërkombëtare. Jemi përballë një ndryshimi të qëndrimit tradicional të politikës së jashtme greke, e cila synonte të niste nga Egjeu zgjerimin e ujërave territoriale. Ndryshimi i qëndrimit kërkon të diferencojë trajtimin e çështjeve që lidhen me delimitimin e hapësirave detare me Turqinë, krahasuar me vendet e tjera, për të përfituar sa më shumë të jetë e mundur nga precedentët që krijohen. Ndryshimi tjetër konfirmon një largim nga pozicioni tradicional grek për ndikim të plotë të ishujve në raport me tokën kontinentale, siç duket qartë nga marrëveshjet e lidhura me Italinë dhe Egjiptin.

Vendet tona janë përfshirë që nga viti 2008 në procesin e delimitimit të hapësirave detare, në përputhje me Konventën për të Drejtën e Detit. Ky proces nuk ka qenë i lehtë, veçanërisht pasi Marrëveshja e vitit 2009 u shpall antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese shqiptare. Përpjekja e dytë për ta zgjidhur, si pjesë e paketës më të gjerëtë çështjeve dypalëshe, nuk solli rezultatet e pritura. Së fundmi, vendet tona vendosën ta referojnë çështjen në një gjykatë ndërkombëtare. Në thelb, ky process përgatitet nga palët, ndërkohë qëvendimmarja është e gjykatës. Në negociatat dypalëshe, palët veprojnë mbi bazën e objektivave dhe ekzigjencave të tyre. Ato kontrollojnë produktine negociatave. Kur palët vendosin t’i drejtohen gjykatës, kjo e fundit është rojtare e precedentëve të vendosur nga e drejta ndërkombëtare. Rrjedhimisht e pandjeshme ndaj objektivave tëpalëve.

To Vima: Në vitin 2018, Athina dhe Tirana iu afruan zgjidhjes së çështjeve të pazgjidhura. Ku ishte konvergjenca dhe cilat dallime u tejkaluan?

Ditmir Bushati: Kur mu besua detyra e Ministrit tëPunëve të Jashtme në shtatorin e 2013-ës, marrëdhëniet dypalëshe ishin pothuajse të ngrira, mosbesimi ishte i madh, nuk kishte kontakte të nivelit të lartë. Më duhet ta pranoj se, marrëdhëniet me Greqinë zinin një vend të veçantë në punën time të përditshme si Ministër i Jashtëm. Me kalimin e viteve, ne zhvilluam “politikën e hapave të vegjël”,duke vënë në lëvizje procesin e trajtimit të çështjeve të pazgjidhura dypalëshe, e duke arritur rezultate të prekshme. Kësisoj, kaluam nga faza e identifikimit dhe prezantimit të çështjeve dypalëshe në përcaktimin e një kuadri dhe pakete për diskutimin e tyre. Kështu, filluam diskutimet eksploruese në nivel diplomatik dhe teknik.  Ndërtuam hap pas hapi një proces të bazuar në besim dhe përshkruam rrugën dhe agjendën se si do të trajtoheshin të gjitha çështjet dypalëshe.

Nëpërmjet këtij procesi ne ramë dakord për: heqjen e rezervës për përdorimin e vulës Apostile nga Greqia; njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve; regjistrimin e fëmijëve të lindur në Greqi nga prindër shqiptarë pa leje qëndrimi të rregullt; përdorimin e toponimeve përkatëse në dokumentet e udhëtimit bazuar në standardet e OKB-së; zbatimin e marrëveshjes për zhvarrosjendhe rivarrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke të viteve 1940-1941; nisjen e komisionit të përbashkët përrishikimin e teksteve shkollore.

Edhe pse ende nuk janë zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet tona, ne mund të jemi të sigurt për një gjë: vendet tona janë të lidhura nga prania e komunitetit të madh shqiptar në Greqi dhe minoritetit grek në Shqipëri. Trajtimi i të gjitha çështjeve dypalëshe do ta kthejë rëndësinë strategjike të marrëdhënieve tona në një partneritet të vërtetë strategjik.

To Vima: A e ngriti pala shqiptare “çështjen e çamëve”? Nëse po, çfarë përgjigje morët nga Nikos Kotzias, në atë kohë ministër i Jashtëm grek?

Ditmir Bushati: Çështja çame është pjesë e dosjes sonë historike dypalëshe dhe është parashtruar nga qeveria shqiptare ndaj qeverie greke. Më lejoni të jem i qartë, Shqipëria nuk e konsideron “çështjen çame” të lidhur me ndonjë pretendim territorial, pasi ne respektojmë plotësisht Kartën e OKB-së, Aktin Final të Helsinkit, Protokollet e Firences dhe të gjitha aktet e të drejtës ndërkombëtare që kanë të bëjnë me paprekshmërinë e kufijve. Ne e konsiderojmë “çështjen çame”, si një çështje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, një çështje që lidhet me lirinë e lëvizjes, të drejtën e gëzimit të pronës, të drejtën e kujtesës dhe respektit për paraardhësit.

To Vima: Jam i sigurt që i keni ndjekur deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Cili është mendimi juaj?

Ditmir Bushati: Kosova është një partner strategjik natyral i Shqipërisë. Bashkëpunimi ynë udhëhiqet nga interesi kombëtar për thellimin e ndërveprimit politik, ekonomik, social dhe kulturor, si dhe përpromovimin e procesit të anëtarësimit në BE, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit rajonal. Duke pasur parasysh këtë, bashkëpunimi strategjik me Kosovën është themelor dhe synon të jetësojë rrugën europiane të shqiptarëve, të bashkuar brenda BE-së.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora politike dimtir bushati per mediat greke ditmir bushati dimtir bushati per mediat greke ditmir bushati

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet