LIVE UPDATES
Bota

Dita e tretë e Samitit të Iranit të Lirë, Fatmir Mediu: Të shtyjmë qeveritë të ndërveprojnë kundër mizorive brutale t

12 Korrik 2021, 18:54 Nga DOSJA
Dita e tretë e Samitit të Iranit të Lirë, Fatmir Mediu:

IRAN– Ditën e sotme është zhvilluar seanca e tretë online e Samitit Botëror për Iranin e lirë 2021, ku kanë marrë pjesë edhe të deleguar nga Shqipëria.

Dita e tretë e Samitit Botëror për Iranin e Lirë-2021 iu kushtua thirrjes së popullit iranian për drejtësi për viktimat e masakrës së 1988-ës ku u vranë mbi 30,000 të burgosur politikë, mbi 90% e të cilëve ishin anëtarë e mbështetës të Mujahedin-e Khalq.

Një nga anëtarët e delegacionit shqiptar ishte edhe Fatmir Mediu, i cili ka thënë se duhet ti shtyjmë qeveritë që të ndërveprojnë kundër mizorive brutale të regjimeve. Ai ka shtuar se e mbështet Iranin në nismën e tij drejt lirisë dhe paqes dhe se plani dhjetë-pikësh i presidentes është rruga më e mirë për të arritur qellimin.

Maryam Rajavi tha ditën e sotme se ky është një test për të parë nëse komuniteti ndërkombëtar do të ndërveprojë me këtë regjim gjenocidal apo do të mbajë anën e popullit iranian.

Figura të shquara europiane si Kryeministri italian Matteo Rentzi (2014-2016), euro-deputeti dhe kryeministri belg Guy Verhofstadt (1999 – 2009), Enda Kenny, kryeministër irlandez (2011 -2017), Carlo Cottarelli, ekonomist italian dhe ish-drejtor i Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryeministër teknik i Italisë (2018), Frederic Reinfeldt, Kryeministër suedez (2006 – 2014), Petre Roman, kryeministër rumun (1989-1991), mbështetës të spikatur të Rezistencës Iraniane: Kryebashkiaku Rudy Giuliani, John Bolton, ‌ Senatori Joseph Lieberman, Senatori Robert Torricelli, Gjykatësi Michael Mukasey, Dir. Louis Freeh, Ambasador Robert Joseph, Ambasador Marc Ginsberg,., ish Këshilltar i Sigurisë së Atdheut i SHBA, Theresa Payton, ish-drejtore e Informacionit në Shtëpinë e Bardhë, si dhe dhjetëra ministra europianë e kanadezë, përfshirë, nga Kanadaja, John Baird, Ministër i Jashtëm (2015), Tony Clement, Ministër i Industrisë (2011), Ëayne Easter, Ministër i Bujqësisë (2006), Judy Screë, Ministër i Shtetësisë dhe Imigracionit (2005); gjithashtu komandantë të lartë të ushtrisë amerikane si Gjenerali James Conëay, Gjenerali Jack Keane, ‌ Gjenerali Charles Ëald; James Ëoolsey, ish-drejtor i CIA (1995), dhe figura të shquara politike si Garry Kasparov nga Rusia, kampion i shahut, shprehën solidaritet me Rezistencën Iraniane, planin me dhjetë pika të zonjës Rajavi, dhe folën në mbështetje të Fushatës për Drejtësi për viktimat e masakrës së 1988-ës.

Gjithashtu, një delegacion nga Shqipëria ku përfshihet Tritan Shehu, Klajda Gjosha, dhe Mimi Kodheli, morën pjesë dhe folën në Samitin për Iranin e Lirë 2021. Një tjetër delegacion shqiptar ka marrë pjesë në ditën e dytë të samitit: Edmond Spaho, Valentina Leskaj, Elona Gjebrea, Orjola Pampuri, Namik Kopliku, dhe Klevis Balliu.

Fatmir Mediu i cili ka marrë pjesë në këtë takim tre ditor theksoi se: “Ne nuk duhet të themi vetëm fjalë të mëdha për sakrificën e popullit iranian, por ne duhet të jemi të bashkuar dhe të kemi diskutime në parlamentin dhe kongresin tonë, dhe ne duhet t’i shtyjmë qeveritë tona të qëndrojnë të forta kundër mizorive brutale të regjimit. Unë besoj se të gjithë agjentët dhe mercenarët e inteligjencës dhe agjencive të tyre të sigurisë duhet të dëbohen nga Shqipëria dhe pjesa tjetër e Evropës. Unë e mbështes NCRI-në si alternativë ndaj regjimit për të sjellë paqe dhe liri në Iran. Plani dhjetë pikësh i zonjës Rajavi, presidentja e zgjedhur e NCRI, për republikën demokratike laike dhe jo-bërthamore të Iranit është rruga për një Iran të lirë. “

Në fjalën e saj, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), duke iu referuar shkaqeve historike të instalimit të Ebrahim Raisi-t, vrasësit të MEK-ëve dhe ekzekutuesit të masakrës së 1988-ës, si president, tha se në kontekstin politik, ngritja e tij në këtë post shënon fundin e iluzioneve të ekzistencës së moderimit brenda regjimit. Ajo shënon dështimin e politikës së paqësimit të qeverive perëndimore ndaj fashizmit fetar. Tani, ata ia kanë dorëzuar pushtetin ekzekutiv një vrasësi të masave, pushtetin gjyqësor një vrasësi profesional, dhe pushtetin legjislativ një shkop-mbajtësi që e ka deklaruar haptazi: “Unë jam një nga shkop-mbajtësit, dhe jam krenar që kam përdorur shkopin kundër Massoud Rajavi (liderit të Rezistencës Iraniane) që nga 1979.” Ai është vërtet mishërimi i turpit dhe mizorisë. Nëse kjo diktaturë fetare nuk do të ishte në prag të disfatës, atëherë pse do t’i duhej të vinte në krye të sistemit një bandë kanibalësh?

Duhet theksuar se mbi 90% e popullit iranian i ka bojkotuar zgjedhjet. Pjesëmarrja e votuesve në Tabriz ishte vetëm  1.5%. Po, ky regjim përfaqëson vetëm 1.5 përqind të popullsisë. E vërteta është se tashmë janë pjekur kushtet objektive për përmbysjen e regjimit. Për sa i përket popullit iranian, ai po e dyfishon, si gjithmonë, vendosmërinë e tij për ta përmbysur diktaturën fetare përballë pozicionit të ri represiv e agresiv të regjimit.

Znj. Rajavi shtoi: Për sa i përket komunitetit ndërkombëtar, ky është një test për të parë se a do të ndërveprojë ai me këtë regjim gjenocidal apo do të mbajë anën e popullit iranian. Kombet e Bashkuara nuk duhet ta lejojnë Raisi-n të marrë pjesë në seancën e ardhshme të Asemblesë së Përgjithshme.

Para se të hynte në sallën e takimit, Znj. Rajavi vizitoi Përkujtimoren Khavaran, e cila është ndërtuar në Ashraf 3 (baza e MEK në Shqipëri) për të përkujtuar 30,000 të burgosurit politikë të rënë dëshmor gjatë verës së masakrës së 1988-ës, dhe bëri homazhe në nderim të këtyre dëshmorëve. Këta dëshmorë, 90% e të cilëve ishin anëtarë e mbështetës të MEK, janë ekzekutuar në grupe mbi bazën e fatëa-s së Khomeini-t, nga Raisi e kriminelë të tjerë në pushtet, për shkak se kishin zgjedhur të mos pendoheshin dhe të këmbëngulnin në besimet e tyre dhe në përkushtimin e tyre ndaj lirisë. Shumë prej tyre janë varrosur në varre masive në Varrezën Khavaran (në jug-lindje të Teheranit). Në emër të Rezistencës Iraniane, Znj. Rajavi u betua për gjakun e 30,000 heronjve të rënë, se do ta çlirojmë Iranin nga mbërthimi i regjimit vrasës.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota fatmir medihu samiti i iranit te lire samiti tre ditor i iranit fatmir medihu samiti i iranit te lire samiti tre ditor i iranit

Sondazh

Poll
Bota 12 Korrik 2021, 17:09

TURQI– Autoritetet turke ende kërkojnë që të kapin super-mashtruesin turk, Faruk Fatih Özer, i cili për herë të fundit është parë në Shqipëri. Hetimet po vijojn...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet