Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHQIPËRI– Sot është dita e katërt e vaksinimit masiv të të moshuarve mbi 70-vjeç në vend. Ministrja Ogerta Manastirliu ka qënë prezente në tendat ku po kryhet aktualisht vaksinimi. Ndërkohë, të moshuarit presin në radhë, të ulur në karrige për të marrë dozën e parë të vaksinës.
‘Më mirë do jemi, më të mbrojtur. Mos ta neglizhojmë, maskat dhe distancat‘- i drejtohet Manastirliu të moshuarve. ‘Ne erdhëm dje, po sot qeka një organizim perfekt‘- tha një nga të moshuarat.
Ministrja bëri të ditur se në muajin prill do të vijnë dhe rreth 20 mijë vaksina nga Pfizer.
‘Në orët e drekës kur fillojnë të grumbullohet duhet të ketë dy grupe, që të mos krijohen grumbullime.’- tha ministrja. ‘Ndërkohë jemi në pritje të furnizimit me vaksina, presim kontratat me Pfizer, në muajin prill do të kemi rreth 20 mijë doza, në javën e parë presim 7 mijë dozat e para. Sipas kalendarit presim dhe doza të tjera të blera nga kompania turke, do të vijojmë me intensifikimin e procesit të vaksinimit. Puna nuk po ndalet, fakti që për tre ditë kemi kryer mbi 50 mijë vaksinime, jemi të përgatitur të rrisim numrin e vaksinimeve. Duhet të vijojmë në qendrat e përqëndruara,”- tha më tej Manastirliu.
Vetë kryeministri Rama ka shkuar në Vaun e Dejës dhe në Shkodër, ku dhe tha se pasi të mbarojë vaksinimi i të moshuarve, do të nisë menjëherë injektimi i punonjësve të fabrikave dhe fasonerive. I pyetur për pajisjet e syve dhe të veshëve në qytetin e Shkodrës, Rama i tha se për momentin duhet të mjaftohet me vaksinën, të tjerat më vonë.
Deri më tani sipas ministres Ogerta Manastirliu janë vaksinuar 119 mijë e 123 qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza.
Në vendin tonë ka mbërritur edhe ngarkesa nga AstraZeneca, ndërsa ditë më parë u morën edhe 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V. Në Shqipëri kanë mbërritur 192 mijë doza të tjera vaksina kineze nga Turqia, nga ku kryeministri Edi Rama deklaroi se ka siguruar 1.2 milionë doza. Pas një telefonate me Ursula Von Der Leyen, kryeministri Rama tha se shumë shpejt pritet që në rajon të vijnë 651 mijë doza të Pfizer, por ende nuk dihet sa prej tyre merr Shqipëria.
(a.b;f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Ornela Ademi, një nga specialistet e Agjencisë Europiane të Barnave tha se AstraZeneca vijon të jetë një vaksinë e çertifikuar dhe se ...
TIRANË– Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.Sipas njoftimit të policisë, ka rënë në pranga shtetasi A...
VLORË– Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të teatrit Petro Marko.Fatmirësisht nga flakët nuk ka...
TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha është kthyer shumë vite pas dhe ka folur në lidhje me vrasjen e dyfishtë, të babë e bir Nezir e Gentjan Beqiri. E ftuar...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin mbi grabitjen e firmës së ujit në Lushnje. Bal...
TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha u shpreh se grupet kriminale në qytetin e Elbasanit janë aq të fuqishme saqë mund të ndikojnë edhe në emërime të caktua...
TIRANË– Dita e sotme parashikohet të jetë e ngrohtë dhe me temperature mesatare. Sipas Meteoalb, mësohet se pothuajse në të gjithë vendin do të ketë ...
TIRANË– Një 32-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se aka aksidentuar të riun për vdekje, ngjarje e ndodhur një ditë më parë. Në njoftim...
LUSHNJE– Një firmë uji ka rënë pre e një grabitja mbrëmjen e kaluar. Dosja.al ka mësuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së kaluar, në Zhamë S...
Kur kanë kaluar 6 ditë nga zjarri që përfshiu magazinën e një qendre tregtare pranë mbi kalimit të Kamzës, ende nuk ka një konkluzion që përcakton shkaktarin e ...