Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ITALI-Ballist Morina ka kujtuar sërish mbrëmjen e çmendur të Beogradit, atje ku droni me simbolet shqiptare fluturoi në stadium. Pikërisht në vendin ku shqiptarët nuk ishin të mirëpritur dhe nuk u lejuan që të futeshin për të ndjekur takimin, do të vinte një mjet fluturues nga ajri për të nxjerrë nga kontrolli situatën. Tashmë kur i rikthehet kësaj çështje, Morina kujton shkurtimisht për “Panorama Sport” se ishte e gjitha një vepër e tij për të cilën është shumë krenar që arriti ta realizonte me sukses.
#albania #autochthonous #kuqezi #redandblack
“Që kur ndodhi “AUTOCHTHONOUS” në Beograd, gjithnjë kam qenë i përkushtuar t’i kthehem jetës para ngjarjes, por pa i sforcuar gjërat. Dhe pas shumë peripecish (3,5 vjet përndjekje mes burgjeve, arresteve shtëpiake dhe bllokimit të pasaportës ilegalisht nga autoritetet shqiptare) ia dola t’i kthehem në mënyrë të suksesshme jetës që zhvilloja para asaj nate të datës 14.10.2014. Punoj në sipërmarrje, në sektorin e autotransportit, dhe po shijoj maksimalisht familjen dhe e pohoj me bindje dhe krenari që jam bashkëshort dhe atë me dedikim maksimal.”
Që nga viti 2014, jeta e Ballist Morinës ka qënë tepër e vështirë, tifozi kujton se ka marrë kërcënime nga tifozë të shumtë në rrjetet sociale dhe nuk i ka denoncuar në organet ligjzbatuese, Ballist Morina tregon arsyen e këtij veprimi.
“Sa u përket kërcënimeve në rrjete sociale, ka pasur pafundësisht, ndërsa tani, sa herë që “AUTOCHTHONOUS” bëhet aktualitet, marr kërcënime. Para pak kohësh një gazetar anglez publikoi një libër të quajtur “Among the Ultras” mbi tifozëritë nëpër botë dhe ku i kishte dedikuar një kapitull të tërë veprës “AUTOCHTHONOUS”. Ky libër është botuar edhe në Serbi dhe aty mediat kanë botuar disa fragmente në lidhje me tregimet e mia në libër apo përshtypjet e autorit mbi mua dhe mbi veprën “AUTOCHTHONOUS” e kështu me radhë. Menjëherë kam marrë kërcënime me vdekje nga profile false dhe jofalse në rrjete sociale. Nuk i kam denoncuar në organet ligjzbatuese, as në Shqipëri, por as edhe në Itali.Për faktin e thjeshtë që asnjëherë nuk kam pasur besim në punën e tyre.”
Në fund Ballist Morina tregon nëse do të bënte të njëjtin veprim edhe sot, tifozi i Kombëtares me plot krenari tregon se do ta ndërmerrte një hap të tillë edhe në ditët e sotme.
“Për mua mbështetja e Kombëtares ka qenë princip i shëndoshë njerëzor, është dhe sot dhe do të vazhdojë të jetë kështu. Atëherë, nuk imagjinoja dot që djemtë tanë të ngeleshin jetimë në atë 90- minutësh dhe vendosa të isha i 12-ti lojtar ashtu siç e kam bërë gjithmonë vetëm se këtë radhë i kaloi premisat e lojtarit të 12-të. Kështu që, për mua është e pakonceptueshme të mohoj apo të paktën në nivelin mental të pohoja: “Jo, nuk do ta ribëja një gjë të tillë!” Duke rikapitulluar gjithë kuptimin e pyetjes, përgjigjja është: “Po! Do ta ribëja me të njëjtin pasion, vendosmëri dhe krenari që e kam bërë atëherë!!!”
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LITUANI– Duhet të jetë dita e Kombëtares për t’u rikthyer edhe një herë te rezultatet pozitive. Kundër Lituanisë, tekniku Edy Reja ka bërë disa ndryshime ...
TORINO-Cristiano Ronaldo vendosi të kthehej në Itali për të kryer aty periudhën e karantinës duke vendosur të izolohet në Torino. Një vendim që kampioni portuge...
ISLAND – Situata e pandemisë dhe shtimi i rasteve në këtë periudhë vjeshte ka ndikuar shumë edhe në futboll dhe në lëvizjet e skuadrave përfaqësuese për t...
LITUANI – Ndeshja me Kazakistanin vërtet zhgënjeu në rezultatin e saj, por me sa duket ka qenë pikënisja e një riformatimi të ekipit tonë kombëtar. Mbrëmjen e s...
KOSOVE – Dardanët do të tentojnë të marrin një rezultat positive sonte në Athinë, edhe pse në radhët e tyre do të mungojnë plot 7 futbollistë titullarë, mjaft t...
ITALI – Edicioni i 103-të i “Giro D’Italia” ka hyrë në fazat kulmore për të përcaktuar fituesin e sivjetshëm të aktivitetit të dytë më të rëndësishëm çik...
TIRANE – Bojkoti për trajnerin Daja ka qenë pozitiv. Ai ka patur kohën e mjaftueshme ta njohi deri në detaje skuadrën e tij të re, Partizanin. Ndërkohë mi...
KOSOVË– Robin Krasniqi u shpall kampion bote në versionet WBA dhe IBO. Djaloshi nga Juniku i Kosovës bëhet shqiptari i parë që arrin të fitojë këto dy titu...
SHQIPËRI-Futbolli shqiptar vazhdon të jetë në bojkot, me iniciativën e presidentëve të Superiores. Ndërkohë Liga Profesioniste e Futbollit njofton se po kë...
PERU– Brazili i tregon “dhëmbët” edhe Perusë, pas fitores në ndeshjen hapëse kundër Bolivisë me shifrat 5-0, këtë herë Seleccao mposhti në Lima Perunë me ...