LIVE UPDATES
Bota

Dita e 8 e Cop26 në Glasgow, u diskutua për humbjet dhe dëmet nga ngrohja globale

8 Nëntor 2021, 14:40 Nga DOSJA
Dita e 8 e Cop26 në Glasgow, u diskutua për humbjet dhe dëmet nga

Glasgow –  Më shumë se 190 vende janë mbledhur në Glasgow Skoci, për Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike. Sytë e gjithë botës janë kthyer drejt COP26, ku liderët botërorë janë mbledhur së bashku për të diskutuar përgjigjen globale ndaj krizës klimatike.

Si pjesë e Marrëveshjes së Parisit , vendet kanë rënë dakord të përpiqen të kufizojnë ngrohjen globale në 2 C, idealisht në 1.5 C, për të frenuar shkatërrimin e klimës dhe të paraqesin planet e tyre të veprimit se si do ta arrijë këtë secili.

Në ditën e tetë programi është fokusuar në humbjet dhe dëmet e shkaktuara nga ngrohja globale dhe se si vendet mund të përshtaten me ndryshimet klimatike. Delegatët pjesëmarrës kanë dëgjuar folës nga vendet në vijën e parë të krizës klimatike, duke përfshirë komunitetet indigjene. Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka folur gjithashtu në samitin e klimës gjatë seancës së pasdites. Do të zhvillohet gjithashtu një takim mbi rolin e industrisë së modës në reduktimin e emetimeve globale, si dhe një asamble e G-77 dhe Kinës, një grup prej 134 vendeve në zhvillim plus Kinën.

Legjitimiteti i samitit të klimës Cop26 u vu në dyshim nga një numër organizatash që thanë se kufizimet në aksesin në negociata ishin të paprecedentë. Grupet thanë se mbyllja nga negociatat kryesore do të kishte pasoja të tmerrshme për miliona njerëz. Tetori i vitit 2021 ishte tetori i tret më i ngrohtë në histori, sipas programit të BE-së për vëzhgimin e Tokës Copernicus , me temperatura 0.42C më të larta se mesatarja e viteve 1991-2020. Sipas aktivistëve, industria e karburanteve fosile ka delegacionin më të madh në Cop26, të cilët thonë se sektori ka një grup më të madh se çdo vend tjetër. Analiza e listës së përkohshme të OKB-së të pjesëmarrësve sugjeron se 503 delegatë kanë lidhje me firmat e naftës, gazit ose qymyrit.

Barack Obama u bëri thirrje liderëve botërorë që të “ngrihen” dhe kritikoi Kinën dhe Rusinë për një mungesë të rrezikshme ndërkohë që flitet për emrgjencë klimatike. Ai gjithashtu thase disa versione të paketës ambicioze të klimës prej 555 miliardë dollarësh (409 miliardë funte) të Bidenit do të kalojnë në Kongres në javët e ardhshme. Por Kina po bën më shumë për klimën sesa i jepet meritë , sipas një këshilltari të lartë të Pekinit, i cili tha se vendi tashmë ka veprime konkrete, jo objektiva të largëta si vendet e tjera.

Ndërkohë, protestuesit u mblodhën në Glasgow për protestën e “Rebelimit ndaj Shkencëtarëve”. Grupit i është ndaluar hyrja në qendër të qytetit pasi bllokoi një urë gjatë fundjavës, kur u arrestuan 21 aktivistë. Një akademik tha se mosveprimi ndaj krizës klimatike mund të jetë krimi më i keq në historinë njerëzore. Policia hyri në një ndërtesë që ofronte strehë për aktivistët e klimës dhe delegatët në orët e para të mëngjesit të sotëm.  Ndërtesa  në Glasgow, e quajtur Baile Hoose, po ofronte strehim urgjent për delegatët që nuk janë në gjendje të gjejnë një vend për të qëndruar për samitin.

Të mbijetuarit e motit ekstrem të lidhur me krizën klimatike kanë folur në Cop26 në ditën kur samiti fokusohet te “humbja dhe dëmtimi”. Shumë njerëz thanë se kanë mbetur në të njëjtat vende të cenueshme ku vdiqën të dashurit e tyre dhe tani po jetojnë me frikë. Refuzimi i vendeve të pasura për të diskutuar humbjen dhe dëmin është “ngacmim diplomatik” sipas kryenegociatori i Bolivisë, Diego Pacheco Balanza. Ai tha se ka pasur një përpjekje sistematike nga vendet e zhvilluara për të hequr të gjitha diskutimet për kompensimin dhe financimin e drejtpërdrejtë të klimës nga negociatat.

Vendet e pasura duhet të hartojnë plane për reduktimin e emetimeve dhe të japim para për të ndihmuar vendet në zhvillim të përballen me emergjencën klimatike sipas nënkryetarit të Komisionit Evropian Frans Timmermans. Eurodeputeti holandez Bas Eickhout tha se premtimi i Australisë për klimën është thjesht një broshurë e asgjë reale. Së fundi, vendet afrikane kërkuan të fillojnë diskutime të hapura në Cop26 për kanalizimin e 700 miliardë dollarëve (520 miliardë £) çdo vit nga viti 2025 për t’i ndihmuar ata të përballen me krizën klimatike.

Në ditën e shtatë, ditën e dielë, është bërë një ditë pushim. Në ditën e gjashtë në fokus kanë qënë natyra dhe përdorimi apo shfrytëzimi i tokës, me ngjarjen kryesore fenomenin e shpyllëzimit. Pasdite, qeveritë, politikëbërësit dhe fermerët diskutuan lidhur me bujqësitë “e qëndrueshme”. Qëndrueshmëria nënkupton plotësimin e nevojave tona pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të përmbushur nevojat e tyre. Ugjithashtu iniciativa nga ushqimi, financat dhe bankat, si dhe sektorët e inovacionit global për të mbrojtur natyrën. Aktivistja Greta Thunberg foli me dhjetëra mijëra aktivistë që kishin marrë pjesë gjithashtu në tubimin e Ditës Globale të Koalicionit për Drejtësinë Klimatike. Demonstruesit, duke bërë thirrje që qeveritë të angazhohen për të ulur emetimet, marshuan nga Kelvingrove Park në Glasgow Green. Demonstratat u zhvilluan gjithashtu në Londër dhe qytete të tjera anembanë botës. Samiti bëri një ditë pushimi të dielën për të rifilluar kështu sërish ditën e sotme.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota cop26 cop26 ne glasgow dita e pestë e samitit cop26 dita e shtate e samitit cop26 cop26 cop26 ne glasgow dita e pestë e samitit cop26 dita e shtate e samitit cop26

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet