LIVE UPDATES
Bota

Çudiç kundër Escobarit: Po ngrini mur Berlini, s’ka ndryshim me autokratët e vjetër

8 Nëntor 2021, 17:15 Nga DOSJA
Çudiç kundër Escobarit: Po ngrini mur Berlini, s’ka

BOSNJË – Në takimin me Përfaqësuesin Special të të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Parlamentin e Bosnjë dhe Herzegovinës foli edhe Sabina Çudiç, Kryetarja e partisë boshnjake “Nasha Stranka”.

Sipas Radio Sarajevo, ajo kritikoi favorizimin e ndryshimeve në Ligjin Zgjedhor të propozuar nga partitë kombëtare, kryesisht HDZ duke thënë se do të çonte në krijimin e zonave votuese të pastra etnikisht çka do shkatërronte diversitetin. Ajo vuri në dukje se propozimi i vetëm për ndryshime kushtetuese, që kanë të bëjnë edhe me ligjin zgjedhor, dhe që është në procedurë parlamentare, në fakt është propozuar nga Nasha stranka.

“Një propozim për reformën zgjedhore i favorizuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe, për fat të keq, nga Shtetet e Bashkuara, do të krijonte zona votuese artificiale, të pastra etnikisht. Ky lloj pastrimi racor i zonave zgjedhore në Shtetet e Bashkuara, nën administrimin e zotit Biden, do të shihet normalisht si shtypës. Prandaj, do të ishte hipokrite të eksportohej një praktikë e tillë në Boshnjë dhe Herzegovinë. Propozimi i partisë sonë, i cili është në tavolinë dhe tashmë ka hyrë në procedurë parlamentare, siguron mbrojtjen e diversitetit tonë duke siguruar një ekuilibër të të drejtave kolektive dhe individuale“, tha ajo.

Çudiç e paralajmëroi Escobarin për ndikimin e huaj në rritje në BeH dhe e pyeti nëse po përpiqen të krijojnë një ndarje në vend. Ajo gjithashtu i bëri thirrje atij që të mos i ndihmojë ato forca që çuan në këtë situatë në vend. Politikania boshnjake akuzoi zyrtarin e lartë të administratës Biden se po mbështet politikanët autokratë.

“Nuk mund të mos pyes, a ka një përpjekje për të ndërtuar një mur të ri të Berlinit në kufirin e entitetit brenda BeH?” Me respektin më të madh për njerëzit me të cilët keni negociuar dhe ende jeni duke negociuar në BiH për një çerek shekulli… ata nuk mund dhe nuk do të sjellin ndryshim. Kjo sepse ata nuk do të dinin as do të dëshironin, por kryesisht sepse interesat e tyre personale, varësia e tyre nga pushtetit dhe kontrolli autokratik janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e shtetit. Për ta nuk është çështje ideologjike, kushtetuese apo edhe politike.  Vendi ynë, me një potencial të madh, nuk po përparon në asnjë kategori përveç në ikjen e “trurit” jashtë vendit dhe nuk do të përparojë nën këta individë dhe parti thellësisht të korruptuara. Politika juaj për të kënaqur qytetarët e BeH nuk do t’u japë atyre asgjë, por do t’u japë ketyre njerëzve gjithçka. Politika e zbutjes nuk e pengoi Luftën e Dytë Botërore, sepse nuk mundi të shuante urinë kafshërore dhe as nuk do të parandalonte konfliktet në Ballkanin Perëndimor. Në BeH mund të keni partnerë të besueshëm, forca progresive, të cilat patën një shans në zgjedhjet e 2018 dhe do të bëhen edhe më të mëdha në 2022. Ju ftoj të merrni parasysh propozimet tona për reformat kushtetuese që nuk çimentojnë të kaluarën, por zgjedhin të ardhmen“, përfundoi ajo.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bosnje hercegovine bosnjë-hercegovinën gabriel escobar sabina cudic bosnje hercegovine bosnjë-hercegovinën gabriel escobar sabina cudic

Sondazh

Poll
Bota 8 Nëntor 2021, 12:47

VMRO DPMNE, ultimatum kryeministrit Zoran Zaev

 Nëse të hënën deri në orën 14.30 nuk e dorëzon dorëheqjen, qeverisë do t’i iniciohet mocion votëbesimi, ky është ultimatumi që VMRO DPMNE-ja dha të hënën ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet