LIVE UPDATES
Sport

DISIPLINA: Football Republic U-19 në “gijotinë” për dhunën ndaj Teutës, 9 “boksierë” dy prej të cilëve durrsakë

2 Prill 2021, 15:42 Nga DOSJA
DISIPLINA: Football Republic U-19 në “gijotinë” për

TIRANE – Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka vepruar me dorë të hekurt ndaj dhunës në ndeshjen Football Republic-Teuta (2-2) në kampionatin e të rinjve U-19. Në mbledhjen e tij të sotme, ai ka dënuar ekipin kryeqytetas Football Republic me humbjen e ndeshjes kundër KF Teuta U-19 në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe zbritjen e 20 (njëzetë) pikëve nga klasifikimi.

Gjithashtu Football Republic ndeshjet e mbetura të kampionatit kombëtar të U-19, të grupit B, do t’i zhvillojë në një fushë asnjanëse dhe pa spektatorë. Sakaq janë dënuar edhe 7 të kësaj skuadre, si dhe 2 futbollistë durrsakë, si pjesëmarrës në sherrin masiv, që degjeneroi dhe në të u përfshinë edhe prindër dhe tifozë.

Ja dhe vendimet disiplinore të marra sot nga Komoosioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së:

● Football Republic U-19, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve kundërshtarë, mos respektuar Protokollin Sanitar të FSHF-së dhe Urdhrin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, mos garantimin e zbatimit të ligjit dhe mbajtjen e rregullit dhe qetësisë në stadium, si dhe sjelljen e gabuar të spektatorëve duke sulmuar fizikisht pjesëmarrësit në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-19, Grupi B, kundër KF Teuta U-19, në bazë të neneve 23, 24, 50, 63, 64/2, 64/5, 65/3/b, 65/3/i të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes kundër KF Teuta U-19 në tavolinë me rezultatin 0-3 (zero me tre), zbritjen e 20 (njëzetë) pikëve nga klasifikimi, dhe zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore U-19, Grupi B, në fushë asnjanëse dhe pa spektatorë.

● Lojtari i Football Republic U-19, Ervin Skeja, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

●Lojtari i Football Republic U-19, Frenki Shahaj, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

● Lojtari i Football Republic U-19, Jurgen Pervataj, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

● Lojtari i Football Republic U-19, Leandro Teqja, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

● Lojtari i Football Republic U-19, Kristian Dhembi, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

● Lojtari i Football Republic U-19, Rudjon Plaku, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

● Lojtari i Football Republic U-19, Madrit Marku, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

● Lojtari i KF Teuta U-19, Saimir Taci, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i KF Teuta U-19, Mateo Hyka, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i KF Mirdita, Armando Marku, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

● Lojtari i Shënkolli, Klaudio Pjetrushi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

● Zyrtari i FK Dinamo U-17, Endri Renxa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

● Lojtarja e Skënderbeu Femra, Sara Macolli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

● Zyrtari i FC Kinostudio U-17, Gledis Gjonpalaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari, Ardjan Gega, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport football republic kampionati i te rinjve u-19 teuta football republic kampionati i te rinjve u-19 teuta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet