LIVE UPDATES
Aktualitet

Dikur kishin qenë fqinjë! I la makinën në servis se hyri në burg, mekaniku ia shet

11 Dhjetor 2021, 16:37 Nga DOSJA
Dikur kishin qenë fqinjë! I la makinën në servis se hyri

Një i ri, i sapo dalë nga burgu pretendoi se e la makinën në një servis për ta rregulluar me një besim të verbër tek shoku I tij saqë ju desh kohë që të bindej se ai ishte mashtruar. Por hetimi zbuloi se ai e kishte lënë mjetin për 100 mijë lek peng derisa të kthente shumën. Gjatë kësaj kohe automjeti i lënë si garanci u tjetërsua dhe u shit në Gjirokastër tek një vajzë që i duhej makinë për të qarkulluar, por sa më shpejt. Në këtë skemë u përfshi edhe një notere që u mbrojt se përpara saj i sollën sozinë e të zotit të makinës, ndërkohë që letrat dhe shkresat e mjetit tregojnë se si përmes një prokure fiktive ish të dënuarit ju hoq e drejta e pronësisë

“Ngjarja ka ndodhur në 2018 por u zbulua një vit më parë”-I thanë burimet gazetës “Si”.

Denoncuesi kujton se makinën e ka lënë tek i njohuri që ka servis në afërsi të prokurorisë së kryeqytetit.

“Makinën ja kam dhënë me qëllimin për ta rregulluar. Por kjo makinë nuk u kthye kurrë. Ende dhe sot.’ thotë i riu dy vjet mbasi priti gjatë e negocioi.

“E takova E.F (të pandehurin) dhe e pyeta se çfarë është bërë me makinën .E. tha se do më kthente një makinë tjetër, se ajo që kishte marrë, tashmë ishte prishur.”

Dy shokët që dikur kishin qenë fqinjë , dhe për makinën në fjalë, sipas noterisë pronari i makinës rezultonte se i kishte lënë të drejtat një gruaje. Por në dosjen që ju vendos në dispozicion gazetës Si thuhet : Këtë prokurë viktima F. nuk e ka firmosur kurrë. Këtë fakt viktima e ka deklaruar që në momentin e parë përpara Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në fazën e hetimeve paraprake”.

Gjatë gjykimit është thirrur edhe noterja e përmendur në këtë çështje. noterja A.B sipas gjykatës këmbënguli “Unë jam shumë e bindur që në zyrën time janë paraqitur dokumentat origjinale të mjetit për të cilin bëhet fjalë si dhe dokument identifikimi pasaportë origjinale e shtetasit F. K. Unë në asnjë rast nuk bëj dokumenta noteriale me fotokopje të dokumentit të identifikimit. Nuk e përjashtoj mundësinë që në zyrën time të ketë ardhur një person shumë i ngjashëm me shtetasin F. K, dhe të më ketë mashtruar me pamjen e tij në dukje.”

Ndërkohë tjetërsimi i pronës përpara një noteri ka ndodhur aq lehtë sa edhe caktimi me prokurë të posaçme për të përfaqësuar të drejtat mbi mjetin një gruaje

Gjykata I tregoi gazetës “Si” se edhe kur qytetarja ka mësuar se përfaqësonte me prokurë të drejtat mbi një makinë tip Fiat është çuditur. “Nuk kam njohje dhe nuk e di se kush është shtetasi F. K.” ka befasuar dëshmitarja në gjykatë. Megjithatë kjo dëshmitare që rezulton të jetë e pajisur me prokurë të posaçme për shitje të makinës shton: 

“Meqenëse jetoj në Tiranë, një kusherira ime e cila quhet G. me banim në Gjirokaster, më ka kërkuar ta ndihmoj për të gjetur një makinë të cilën e donte për përdorim personal. Nëpërmjet lidhjeve të mija shoqërore një shoku im, shtetasi B. T. me tha se kishte në përdorim një mjet të tipit Fiat Stilo AA ..1 të cilën kërkonte ta shiste. Pasi e kam parë makinën dhe më ka pëlqyer e kemi lënë që të shkonim te noteri dhe të bënim dokumentacionin e shitjes. Duke qenë se G. nuk kishte kartën e identitetit me vete kemi vendosur që të bëjmë një “Prokurë të Posaçme” ku shtetasi F. K të më autorizonte mua për të shitur mjetin. Kjo pasi, kur mora dokumentat e mjetit në zyrën e noteres pashë se mjeti ishte në pronësi të shtetasit F. K dhe jo në pronësi të B. Tt.”

Gruaja këmbëngul se gjatë këtij veprimi noterial ishin të pranishëm shitësi dhe blerësja dhe një person që ju prezantua si F.K

“Unë nuk e di nëse personi që ka firmosur këtë prokurë, të ketë qënë ose jo me siguri shtetasi F. K,, pasi unë nuk e njihja personalisht këtë shtetas. Para 10 ditësh me anë të rrjeteve sociale jam kontaktuar nga ana e noteres A. B, kam shkuar te zyra dhe e kam takuar ku me ka pyetur në lidhje me prokurën që kishte bërë.”

Gjykata i thotë gazetës Si se dëshmitari tjetër me inicialet B.T gjithashtu nuk e njihte pronarin që kishte kryer kallzimin.

“Nuk e njoh dhe nuk e di se kush është ky shtetas , është hera e parë që po e dëgjoj këtë emër. Këtë mjet unë e kam patur në përdorim disa muaj por me saktësi nuk e mbaj mend. Këtë mjet ia kam marrë shtetasit M. G i cili është me banim në Allias. Në dijeninë time ky mjet ka qenë në pronësi të këtij shtetasi , por unë nuk i kam parë asnjë herë dokumentat e mjetit pasi nuk më ka vajtur në mendje një gjë e tillë.

Teksa janë pyetur një sërë personash të tjerë në mënyrë që të shkohej tek njerëzit kryesor që kishin mashtruar në përfundim policisë i ka dalë në skenë emri i E.F. Ai tregon se kishte mësuar nga miqtë që kallzuesi ja kishte dhënë mjetin një personi të tretë për ta lënë si garanci për një borxh.

“Kjo pasi F. kishte nevojë për 100 mijë lekë borxh dhe për këtë i ka kërkuar E. që ta linte makinën si garanci për të marrë një hua.”

E kthyer në një ballafaquese dëshmish në këtë rast rezulton se janë thirrur edhe ata që do të jepnin borxhin

“Jam në dijeni të faktit se si mjeti është lënë si garanci një personi tjetër me emrin Mondi . Para rreth tre vitesh apo dhe më shumë, pikërisht në kohën kur F. K ka dalë nga burgu, makinën e F. e mbante dhe kunati i tij . Kur F. doli nga burgu kishin nevojë për lekë.

Por si u mor borxhi pyet gjykata dëshmitarët ?

Çdo gjë ka filluar kur nusja e F më ka dhënë mua disa lekë për biznesin tim. Unë nuk kam qënë korrekte me të në kthimin e këtyre lekëve dhe për këtë shkak filluan të gjitha gjërat morën rrjedhën që morën. Unë personalisht F. e kam ndihmuar gjithmonë, se është në gjëndje ekstreme ekonomike. Unë kam ushtruar kallëzim penal lidhur me këto ngjajre, në polici, kohën se mbaj mend – pohon dëshmitarja tjetër e cila kujton se lekët i kishte kthyer . por më pas një divorc ka sjellë pretendime të tjera

“Por duke qënë se F. është ndarë me bashkëshorten, dhe kanë ato problemet e tyre, pretendojnë secili që lekët janë të secilit prej tyre. Kur në fakt lekët mua mi dha nusja dhe detyrimin ia njihja asaj jo njeriu tjetër. Për pjesën e makinës, as se kam parë ndonjëherë, as se kam ditur që F. pasur makinë”.

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet mekaniku ne shqiperi tirane mekaniku ne shqiperi tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet