Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË-Nicolae dhe Elena u larguan nga Bukureshti me helikopter, për t’ju shmangur turmës. Ditën kur kryeqyteti ish mbuluar me emocione të përziera, úrrejtje ndaj çiftit Ceaușescu, thuajse 2 milionë qytetarë, turma të mëdha njerëzish, u mblodhën jashtë sheshit qendror të Bukureshtit, përpara pallatit të vjetër presidencial, për të festuar atë që ata e quajtën dita e árratisjes dhe shembjes së díktatorit. Kishte konfuzion dhe raportimet për fatin e Nocolae dhe Elena Ceaușescut ishin kontradiktore. Disa burime thoshin se çifti ishte árrestuar, disa të tjera thoshin se ata ja kishin dalë të árratiseshin jashtë Rumanisë. Por cili ishte fati i tyre?
Bashkë me largimin e çiftit Caushesku, kudo ishin përhapur lajmet se ishin larguar edhe të besuarit e tyre, drejtuesit e partisë komuníste, udhëheqësit ndër vite.
Gjithçka në Bukuresht po shkátërrohej me shpejtësi nga prótestuesit. Urréjtja, edhe për largimin e díktatorit, sa vinte e shtohej. Populli donte të hákmerrej për 3 dekada vúajtje. Dhe lajmi nuk vonoi. Shumë shpejt mediat do të raportonin se Nicolae dhe Elena ishin kapur në qytetin Targoviste, shumë pranë Bukureshtit. Sapo u kapën, me një tank të blinduar, ata u dërguan drejt e në gjykatën úshtarake të Bukureshtit, ditën e Krishtlindjeve, më 25 dhjetor 1989. Akúza ndaj tyre u bë menjëherë publike: gjénocide dhe abúzim me púshtetin.
Gjyqi ndaj tyre zgjati vetëm 2 orë dhe të dy, burrë e grua, Nicolae dhe Elena Ceaușescu u shpallën fájtorë, për akúzat që rëndonin ndaj tyre dhe u dënúan me vdékje. Menjëherë më pas, vetëm pak minuta më vonë, milicia i shoqëroi jashtë godinës së gjykatës úshtarake për ti ékzekutuar publikisht. Pamjet u transmetuan live në televizionin publik rumun dhe për vite me radhë, bënë xhiron e botës.
Çifti Ceaușescu u vrá nga 29 plúmba të dalë nga árma AK 47 e paraushtarakut Jonel Boeru, i cili vite më vonë do të rrëfente: Tirani 71 vjeç ish veshur me stil, edhe pse ishte në árrati. Ai mbante era solucion pasrroje. Fjalët e tij të fundit ishin : Mund të na kishit qélluar, pa pasur nevojë të organizonit këtë máskaradë. Jetë të gjatë Republikës Socialiste të Rumanisë. Historia do të hakmerret për mua”. Po aq shpirtkéqe sa ai, ishte edhe Elena, e cila pak sekonda para se të vdíste iu drejtua një úshtari para saj: “Ti maskara”….
Gjyqi ndaj çiftit ishte më i shkurtri në histori, thuajse 2 orë. Në sallë, Ceaușescu mbrojti veten e tij, duke argumentuar se gjykata në këtë rast po shkelte kushtetutën e Rumanisë, të vitit 1965 dhe se vetëm Asambleja Kombëtare kishte të drejtën dhe pushtetin, të ngrinte dhe të depozitonte një akuzë zyrtare ndaj tij. Ai tha se ky ishte një grusht shteti, organizuar nga sovjetikët. Ceaușescu-t iu kërkua të ofrojë prova për të shfajësuar veten dhe bashkëshorten e tij, për të gjitha akúzat që rëndonin mbi to, sidomos atë për vrásje në masë, pra gjenocíde.
Shumë më vonë, analistët nisën të flasin për gjyqin, për mënyrën sesi diktatori Ceaușescu doli papritur para gjyqit pasi u kap në arrati, për faktin që dy të dyshuarit nuk ju nënshtruan një vlerësimi psikologjik para se të dilnin para gjykatës, edhe pse kjo ishte e detyrueshme me ligj. Të dyshuarit nuk u lejuan të kërkojnë një avokat. Për disa muaj, akuzat për gjenocíd ndaj tyre nuk u provuan zyrtarisht, deri në fund të vitit 1990, kur 4 drejtues të lartë të úshtrisë, besnikë të Ceaușescut, pranuan në letra zyrtare bashkëpunimin në gjenocíd.
Në sallën e gjyqit atë ditë, nuk u paraqit asnjë provë. Çifti u ákuzua gjithashtu se në banka jashtë vendit, kishin depozituar një pasuri prej 1 miliardë dollarësh amerikanë por këto llogari bankare, kurrë nuk u zbuluan nga autoritetet rumune, ende sot. Avokati zyrtar i familjes e pati të pamundur ta apelojë vendimin, pasi çifti u ekzekutuá vetëm pak minuta pas tij. Personi që nënshkroi dekretin për të organizuar seancën gjyqësore në atë ditë, menjëherë pas publikimit të lajmit se Ceaușescu i kap, ishte lideri ushtarak Ion Iliescu, i vetmi që kishte pushtetin ligjor për ta urdhëruar atë. Urdhri u nënshkrua në zyrën e tij në Departamentin rumun të mbrojtjes. Ndryshe nga ligjet në fuqi të kohës, që nuk lejon ékzekutime të vendimeve me vdékje, deri në 10 ditë pas verdiktit, çifti i tiranëve u ékzekutua menjëherë, pikërisht për të mos lejuar apelimin në instanca të tjera.
Pas ékzekutimit të tyre, Parlamenti rumun votoi për heqjen e dénimit me vdékje në Rumani, përgjithmonë. Drejtuesit úshtarakë thanë më pas se ékzekutimi i çiftit ishte i domosdoshëm për të ndaluar njëherë e mirë térroristët që të vazhdonin démonstratat e dhúnshme, me kërkesë për një tjetër qeveri.
Edhe pse zyrtarisht thuhet se Nicolae dhe Elena vdiqën nga 29 plúmba, një anëtar i Frontit Kombëtar të Shpëtimit tha se në vendin e ngjarjes u gjetën 120 gézhoja. Gjithçka ndodhi në pak sekonda dhe çdo moment është filmuar. Disa mendojnë se momenti i ékzekutimit nuk është real dhe úshtarët kanë qélluar me breshëri automatiku pasi ata kishin ndërruar jetë. Kameramani, duket edhe pas ékzekutimit, të ecë pranë trupave të viktimavé, kështu ishte urdhëruar. Elena ra në të djathtë, Nikolaj pranë saj. Një úshtar dhe një mjek u afruan menjëherë pas trupave të tyre, për të konfirmuar zyrtarisht vdékjen e çiftit të frikshëm Ceaușescu. Po atë ditë, në një dalje përpara mediave, kryeministrit Petre Roman, iu adresua popullit, për ti njoftuar se çifti Ceaușescu ishte ékzekutuar, shumë shpejt, pas dyshimeve se aleatët e tij, ato pak që kishin mbetur, mund t’i shpëtonin.
Edhe pse u shpallën fajtorë për gjénocid dhe një sërë ákuzash të tjera të réndë, trupat e çiftit Ceaușescu u dërguan në Budapest 5 ditë më vonë dhe u varrosën më 5 dhjetor 1989.
Valentin Ceaușescu, djali i madh i familjes, tha në vitin 2009 se forcat révolucionare duhet t’i kishin vraré prindërit e tij, menjëherë sapo i kishin árrestuar dhe se nuk kishte nevojë për gjykim. Vetë komandanti që ndërmori ékzekutimin, i quajti deklaratat e djalit si të turpshme. Shumë shtete, edhe në perëndim, e krítikuan mënyrën sesi çifti i díktatorëve u ekzékutua, jo për ékzekutimin vetë sesa për faktin që gjyqi dhe vrásjet u bënë publike. Shtetet e Bashkuara ishin kritikueset më të forta, pasi deklaruan zyrtarisht: “Jemi të keqardhur që gjyqi dhe ékzekutimet u organizuan në mënyrë publike”.
Rumania u përball menjëherë pas 25 dhjetorit, me rikthimin tek qetësia. Qeveria e ri nisi menjëherë punën për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe problemeve sociale. Parlamenti shfuqizoi menjëherë ligjin e shpërndarjes së ushqimit me racion, ndaloi eksportet e produkteve ushqimore dhe bëri thirrje që publiku të mos rikthehet sërish tek aktet e dhunës kundër kundërshtarëve ndërsa shteti mori përsipër shpenzimet për funeralin e të gjithë qytetarëve, që ishin vrarë gjatë protestave të dhunshme të atyre javëve. Pallati luksoz Ceaușescu, mbushur me sende luksoze, i larë në ar, hapi dyert zyrtarisht për publikun, ndërsa në tunelet nëntokësore, ushtria nisi punën edhe me qentë nuhatës, për të kërkuar për besnikët e Ceaușescu –t dhe anëtarë të sigurimit të shtetit, që çuditërisht ishin zhdukur fill pas ekzekutimit të diktatorit.
Fronti Kombëtar i Shpëtimit, që tashmë drejtonte Rumaninë, shfuqizoi Partinë Komuniste në janar të vitit 1990, për të marrë vendimin për fatin e saj në ditët që do të vijonin. Në Timisoara, protestuesit anti-komunist drejtuan ushtrinë, për të rimarrë kontrollin e kryeqytetit Bukuresht, kur administratorët dhanë dorëheqjen. Qytetarët e Timisoarës vazhduan të nderojnë dhe të kryejnë homazhe, për ata që humbën jetën në ato 3 javë përleshje të dhunshme kundër regjimit diktatorial.
Rumunët sot përkujtojnë mijëra viktimat e regjimit me dorë të hekurt të Ceaușescu –t, me ditën Kombëtare Rumune. Homazhet organizohen çdo vit përpara pallatit popullor apo parlamentit të ndërtuar me urdhër të Ceaușescu –t, ku sot organizohen edhe ture publike.
Ajo çka ka mbetur pas regjimit thuajse për 3 dekada të familjes Ceaușescu, janë ata që ende sot njihen si jetimët e Ceaușescu –t. Kur diktatori u vra në 1989, më shumë se 20 mijë fëmijë humbën jetën në shtëpinë e fëmijës në Rumani. Kudo në botë u shfaqën imazhet e asaj çka ndodhte në Bukuresht, kryesisht gjatë revolucionit të vitit 1989: fëmijë të paveshur, të zbathur, të paushqyer, që me sy të dëshpëruar shohin kamerën, si për të kërkuar ndihmë, edhe pse shumë kishin probleme në të folur.
“Kjo Krishtlindje shënoi 30 vjetorin e ekzekutimit të Nicolae dhe Eelenës. Regjimi kriminal i tyre la pas shumë viktima, bashkë me to, edhe jetimë. Mijëra fëmijë mbetën të pastrehë dhe për vite të tëra u lanë në jetimoret dhe institucionet e internimit për të mitur”
Prokurorët, ende 30 vite më vonë, vijojnë hetimet dhe marrjen në pyetje, të dhjetëra personave të cilët në mënyrë direkte apo indirekte ishin përgjegjës për vrasjen e qindra personave, pas hetimit të gjatë të kryer për mbi 20 vjet nga hetuesit e Institutit për Krimet e Komunizmit, një institucion shtetëror, që ka studiuar e hetuar edhe abuzimet që janë bërë gjatë periudhës së komunizmit.
Florin Soare, një hetues i institutit që kaloi vite të tëra duke mbledhur informacionet dhe dëshmitë, vlerësoi se mes viteve 1966-1989, në Rumani kanë humbur jetën 20 mijë fëmijë të pafajshëm, në jetimoret në mbarë vendin, shumica prej tyre jetimë apo të braktisur. “Kur ne nisëm investigimet, e dinim që kishte abuzime por kurrë nuk e kishim imagjinuar se çfarë lloj krimesh ishte kryer”.
Por ky proces në Rumani, ndryshe nga vendet e tjera komuniste të asaj kohe, po ecën me ritme të ngadalta. Bukureshti sot nuk ka një muze për komunizmin dhe historia në muzeun e qytetit, mbyllet në vitin 1918, me vizitorët që kurrë nuk do të kenë mundësi të shohin një seksion të shekullit të 20. Jetimët, edhe sot janë një çështje sensitive. Periudha e vështirë nisi në fund të viteve ’60, kur shteti vendosi të luftojë krizën demografike, duke ndaluar me ligj abortin dhe duke mos lejuar shitjen e kontraceptivëve.
Shumë prej jetimëve në shtëpitë e fëmijës, në të vërtetë nuk ishin jetimë. Ishin fëmijë të braktisur nga prindërit, të cilët kurrë nuk besuan se do të kishin mjaftueshëm të ardhura për të rritur një fëmijë. Abuzimet më të frikshme ndodhën në shtëpitë për fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilët u morën nga familjet dhe u vendosën në institucionet shtetërore.
Në atë kohë, deri në moshën 3-vjeçare, këta fëmijë me çrregullime, do të ndaheshin në spitale të ndarë në 3 kategori: fëmijë që mund të kurohen, pjesërisht të kurueshëm dhe të sëmurë përjetë, pa kurim. Fëmijët në kategorinë e fundit, përshkruheshin nga drejtuesit e spitaleve si në kushte brutale, aq sa nuk kishim më të ardhme. Për to, në mbarë vendin, u ngritën 26 institucione të posaçme, për t’i mbyllur nga pjesa tjetër e botës. Norma e vdekjes në to, ishte ekstremisht e lartë. Sipas statistikave zyrtare, shumica prej tyre nuk humbën jetën nga çrregullimet që kishin: 70% humbën jetën nga pneumonia. Të tjerë për shkaqe të ndryshme.
Hetimet kanë nxjerrë në pah zbulime të tmerrshme. Ka dëshmi sipas të cilave, një pjesë e madhe e të miturve humbën jetën nga morthi, të tjerë të kafshuar nga minjtë apo sepse për vite me radhë kanë qëndruar mbyllur në kafaze hekuri. Deri në vitin 1980, në jetimore humbën jetën 771 të mitur, edhe pse dyshohet se numri real mund të jetë edhe më i lartë.
Lista e të dyshuarve si përgjegjës është e gjatë por të parët që janë akuzuar për abuzim, kanë qenë drejtuesit dhe punonjësit e këtyre institucioneve si dhe funksionarët e lartë të sistemit komunist të kohës.
Disa prej jetimëve, që kanë kaluar fëmijërinë e tyre në këto institucione, sot thonë se janë të pavendosur, nëse dalja e tyre në gjyq është apo jo vendimi i duhur, 3 dekada më vonë. Shumë prej tyre thonë se edhe pse tashmë të rritur, ende marrin trajtim psikiatrik. Edhe pse kanë frikë të flasin me zë, të gjithë të mbijetuarit thonë se personat që punonin e drejtonin këto institucione, ishte sadiste, njerëz pa zemër e pa ndjenja, jo pak herë agresivë e të dhunshëm.
Sot kanë kaluar 30 vjet dhe mijëra rumunë, çdo dhjetor, mblidhen në zemër të Bukureshtit për të përkujtuar revolucionin që nisi në Timisoara, që njëherë e mirë i dha fundit regjimit diktatorit të Nicolae Ceaușescut. Marshimi nis nga godina popullore, përqark kryeqytetit Bukuresht, në çdo vend ku më 16 dhjetor 1989, pati protesta popullore.
Gjithnjë, organizatorët mendojnë për një meshë në Kishën Ortodokse të Timisoarës dhe ndezin qirinj në nder dhe kujtim të qindra personave që humbën jetën në protestat e dhunshme të ’89, derisa vendi gjeti shpëtim. “Mendoj se simboli i revolucionit, është e vërteta. Njerëzit si babai im, njerëz të tjerë në këtë shesh, nga ajo kohë, janë mësuar të thonë vetëm të vërtetën. Të gjithë kemi dëgjuar e kemi parë në TV cfarë ka ndodhur por këtu është shumë emocionuese”, thotë njëri prej tyre.
“Qindra vetë vdiqën, qindra të tjerë u plagosën, shumë u arrestuan, unë vetë jam arrestuar dhe burgosur për 4 ditë. Por pas atyre demonstratave, më në regjimi komunist u rrëzuan. Ky ishte shpëtimi ynë”, thotë një tjetër.
Prej asaj kohe, Rumania u bë gjithnjë e më e integruar në perëndim, ndryshe nga sa kish ndodhur deri në fillim të viteve 90, me Moskën. Në vitin 2004 Rumania u bë pjesë e NATO-s dhe në 2007, pjesë e Bashkimit Europian. Qeveritë e mëvonshme provuan se reformat demokratike u implementuan me sukses, pavarësisht se problemi më i madh i Bukureshtit zyrtar mbetet korrupsioni. Reformat ekonomike vijojnë, përpjekjet gjithashtu por Rumania ende vuan normën më të lartë të varfërisë ndër vendet e Bashkimit Europian.
Marrë nga A2
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Një vogëlush 7-vjeçar ka preku mijëra njerëz që e kanë lexuar letrën e tij drejtuar babagjyshit. Blake është vetëm 7-vjeç dhe ësht...
KOSOVË- Pas kércënimit të djeshëm të Haxhi Hotit ndaj liderit të Lëvizjes VetëVendosje Albin Kurtit, ka reaguar Mimoza Kusari. Me anë të një postimi në Fac...
KOSOVË– Ditën e djeshme anëtari i Nismës Haxhi Hoti ka bërë një paralelizëm me ish-presidentin e SHBA-ve John F. Kennedy, i cili u ékzékutua gjatë një àten...
KOSOVË– Një ngjarje e réndé ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm në Gjilan, ku një efektiv pólicié kishte qëlluar për vdékjé me ármë një të mo...
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë, ka bërë një deklaratë të ish-kandidati për deputet i Nismës për Kosovën, Haxhi Hoti kërkoi që Albin Kurti të gjejë ...
Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.“Dje e kanë kërkuar në shtëpi nuk e kanë gjetur aty. Policia ka njoftuar të gjit...
KOSOVË– Ish-kandidati për deputet i Partisë Nisma në Kosovë Haxhi Hoti ka shpjeguar deklaratën e tij për liderin e Lëvizjes VetëVendosje, Albin Kurtit se d...
KOSOVË– Pas parálájmërimit të ish-anëtarit të Nismës Haxhi Hoti për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin, një reagim ka ardhur edhe nga partia që do...
Aktori i njohur Tom Hanks mund ta konsiderojë zyrtarisht veten “grek”. Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos ka nënshkruar për të një urdhër nderi për natyr...
HOLANDA– Nga 1 janari i vitit 2020, Holanda ndryshon emrin. Shteti do të quhet « vendet e ulëta », ose Netherlands. Që prej janarit, qeveria holandeze do të ven...