LIVE UPDATES
Bota

Dialogu me Serbinë, Hyseni: Roli i SHBA është esencial dhe i pazëvendësueshëm

31 Korrik 2020, 17:13 Nga DOSJA
Dialogu me Serbinë, Hyseni: Roli i SHBA është esencial dhe i

Bashkërenduesi shtetëror i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skender Hyseni, i tha Zërit të Amerikës nga Brukseli të premten se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të përfshira në këtë proces. Zoti Hyseni tha se do të udhëtojë nga Brukseli për në Washington ku do të ketë takime me zyrtarë të lartë të administratës amerikane për të diskutuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Zëri i Amerikës: Zoti Hyseni, ju të enjten zhvilluat një takim në Bruksel me përfaqësuesit e Serbisë. Çfarë u diskutua në këtë takim?

Skender Hyseni: Unë vlerësoj që takimi ka shkuar mirë, në rrafshin e objektivave që ne i kemi parashtruar vetes e që është objektiv kyç dhe kryesor përfundimi i këtij procesi me njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Pra, nuk jemi duke trajtuar tema të veçanta, si po thuhet, apo nuk jemi duke negociuar arritje të marrëveshjeve për tema të veçanta, por jemi duke trajtuar elemente të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ,e cila në fund patjetër duhet të rezultojë në njohjen reciproke, formale, zyrtare të Kosovës dhe Serbisë. Këto dy vende krejt në fund të këtij procesi do të duhet ta njohin njëra tjetrën zyrtarisht si shtete sovrane dhe të pavarura. Prandaj le të hiqet çfarëdo keqinterpretimi që ne këtu po përpiqemi të arrijmë marrëveshje për tema të veçanta, nuk bëhet fjalë për këtë. E gjithë kjo ndërmarrje e madhe që po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, me përkrahjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka një qëllim: arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare për njohje. Në këtë frymë unë i shoh raundet e bisedimeve vetëm si episode të një përfundimi të përgjithshëm dhe nëse i shohim kështu unë konsideroj që përderisa bisedohet gjasat për të arritur një marrëveshje janë të mëdha dhe përkundër faktit që unë jam koshient dhe tërësisht i vetëdijshëm që nuk do të jetë punë e lehtë, nuk do të jenë negociata të lehta edhe nuk janë, janë shumë të vështira, prapë, kam besim që nëse do të ketë vullnet të mjaftueshëm nga Bashkimi Evropian dhe unë po e shoh që ka vullnet, nëse do të ketë vullnet të mjaftueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe unë jam i sigurt që ka vullnet të madh në Washington që ky proces të përfundoj me njohje reciproke midis këtyre vendeve dhe përfundimisht ky akt i njohjes përfundimtare do të instalonte një paqe më të qëndrueshme, një stabilitet më afatgjatë në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Zëri i Amerikës: Që nga takimi i 16 korrikut ndërmjet kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, në Kosovë janë hapur diskutime nëse bisedimet rrezikojnë të rrëshqasin në nivel teknik. A ekziston një rrezik i tillë zoti Hyseni?

Skender Hyseni: Kur uleni në tavolinë dhe keni një palë përballë natyrisht që gjithnjë duhet pritur që pala tjetër mund të ngrisë çështje të ndryshme, por kjo assesi nuk e rrezikon procesin e dialogut dhe assesi nuk do ta bëjë palën e Kosovës që të pajtohet me asgjë që shkon kundër interesave të vendit dhe kundër qëllimit kryesor themelor që është njohja reciproke. Nuk bëhet fjalë për çështje teknike, nuk bëhet fjalë për bisedime teknike, këto raunde bisedimesh janë skajshëm politike dhe ekskluzivisht politike dhe që synojnë ta përmbyllin krejt këtë ndërmarrje me njohje reciproke dhe me vendosjen e një paqeje dhe stabiliteti afatgjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Zëri i Amerikës: Emërimi juaj ka ngjallur debate te partneret e koalicionit me arsyetimin se nuk janë informuar me kohë. Ju si u përgjigjeni kritikave dhe shqetësimeve të tyre?

Skender Hyseni: Unë nuk i kam parë që janë kritika, dhe nuk do të lëshohem në komente. Unë kam komunikim të përhershëm me të gjithë partnerët e koalicionit dhe jo vetëm me ata por edhe me partitë opozitare, i kam kontaktuar të gjithë pa përjashtim duke përfshirë edhe Vetëvendosjen dhe kam kërkuar një unifikim sa më të gjerë të spektrit politik rreth qëllimit përfundimtar që është qëllim i përbashkët. Kështu që nuk e kam ndërmend të humb energji ose të fokusohem në asgjë që mund të jetë natyrë e komenteve të ndryshme. Unë atë që mund ta them me saktësi është që ka një unifikim qoftë edhe i heshtur rreth përpjekjeve që po bëhen në këtë dialog të rinisur në Bruksel e që e ka përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zëri i Amerikës: Pikërisht një nga shqetësimet e ngritura nga partnerët e koalicionit dhe analistët në vend është edhe siç thuhet, mungesa e Shteteve të Bashkuara në proces pa të cilat thonë ata vështirë që mund të ketë një marrëveshje të qëndrueshme. Cili është në fakt roli i Shteteve të Bashkuara në procesin ku jeni përfshirë?

Skender Hyseni: Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është esencial dhe i pazëvendësueshëm dhe mbase po e bëj të ditur për herë të parë që unë nesër nga Brukseli do të udhëtoj në Washington ku do të zhvillojë një varg takimesh me zyrtarë shumë të lartë, edhe të State Departmentit edhe të Shtëpisë së Bardhë. Gjithnjë në përpjekje dhe me qëllim të koordinimit dhe bashkërendimit të veprimeve që do ta ndihmojnë akoma më shumë dialogun. Me lejoni ta përmbyll me një konstatim që është absolutisht i saktë: Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të angazhuara dhe të involvuara në këtë proces. Le të hiqet çdo dilemë, kudo qoftë dhe ngado që vije, që Shtetet e Bashkuara nuk kanë hise në këtë punë dhe nuk janë të angazhuara. Përkundrazi Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë fuqimisht të angazhuara dhe këtu mund të citoj zyrtarët amerikanë që ma kanë thënë personalisht që Amerika do të jetë me ju në çdo fazë të procesit deri në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme.

Marrë nga Zëri i Amerikës

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu me serbine skender hyseni dialogu me serbine skender hyseni

Sondazh

Poll
Bota 31 Korrik 2020, 15:42

Tërhiqet Trump: Nuk dua shtyrjen e zgjedhjeve

SHBA-Presidenti Donald Trump tha të enjten se votimi me postë mund të çojë në manipulimin e zgjedhjeve dhe vonimin e daljes së rezultatit. Presidenti sug...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet