LIVE UPDATES
Bota

Dialogu me Serbinë/ Hoti tregon parimet për procesin e dialogut: Po negociojmë për njohje reciproke

17 Shtator 2020, 14:50 Nga DOSJA
Dialogu me Serbinë/ Hoti tregon parimet për procesin e dialogut: Po

PRISHTINË– Ditën e sotme Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur ditën e sotme përballë deputetëve për marrëveshjen e nënshkruar në Uashington më 4 shtator.
Hoti e ka arsyetuar këtë marrëveshje, duke thënë se i ka sjellë të mira vendit të Kosovës. Më tej ai ka përmendur se edhe në Uashington diskutimi kryesor ka qenë arritja e njohjes së shtetit të Kosovës nga pala serbe.

Në fjalimin e tij Hoti ka përmendur parimet për marrëveshjen me Serbinë dhe parimin për procesin me dialogun e Kosovës me Serbinë.

Sipas Hotit Integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm, organizimi kushtetues i Republikës së Kosovës dhe sistemi unitar i saj nuk mund të preket. Ndërsa më tej ka thënë se marrëveshja me Serbinë do të jetë plotësisht në frymën e Kushtetutës. Gjithashtu kryeministri i Kosovës ka përmendur edhe parimet për dialogun, ku thotë se marrëveshja për paqe në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultojë me njohje reciproke.

“Marrëveshja duhet të përmbajë detyrimin e BE-së për të përmbyllur njohjen e Kosovës nga pesë vendet që deri më tani nuk na kanë njohur. Shfuqizimi i Rezolutës 1244 si dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB. Anëtarësimi në organizatat e tjera ndërkombëtare. Hapja e qartë e perspektivës evropiane për Kosovën. E fundit, por jo për kah rëndësia, adresimi i të gjitha çështjeve të hapura në mes të dy vendeve, pasi asnjë normalizim nuk mund të ndodhë pa u vendosur drejtësia.”-ka thënë Hoti.

DEKLARATA E PLOTË:

Fjala ime sot, para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për procesin e dialogut!– E nderuara Kryetare e Kuvendit,  I nderuari kabinet qeveritar,  Të nderuar deputetë,Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Në përputhje me mandatin tim kushtetues, si dhe me zotimet që kemi dhënë për transparencë të plotë për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, unë kam kërkuar nga Kryesia e Kuvendit për të informuar Kuvendin për procesin e dialogut, në veçanti për marrëveshjen për normalizim ekonomik, të arritur në Washington më 4 shtator 2020. Andaj, ju falënderoj për futjen në rend dite të kërkesës time në këtë seancë të Kuvendit. Të nderuar deputet, Republika e Kosovës, e 17 shkurtit 2008, është projekt i patjetërsueshëm, i mbrojtur nga Kushtetuta. Mbi këtë projekt nuk mund të negociohet. Por, në anën tjetër, subjektiviteti i jonë nënkupton nevojën dhe obligimin për të normalizuar marrëdhëniet tona me vendet fqinje. Si vend demokratik, me orientim të qartë, dhe të natyrshëm, euro-atlantik, ne kemi obligim për të përparuar drejt këtyre integrimeve. Dhe hap i rëndësishëm në këtë rrugëtim është normalizimi i marrëdhënieve me fqinjët. Më lejoni ta ri-përsërisë: Qeveria e Republikës së Kosovës, udhërrëfyes për procesin e dialogut, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, që duhet të kulmojë me njohje reciproke mes dy vendeve, e ka platformën e parimeve dhe objektivave. Parimet, mbi të cilat do të qëndrojë marrëveshja, burimin e kanë në Kushtetutën e Kosovës. Këto parime garantojnë se:
1. Integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm, dhe për pasojë i pa cenueshëm nga çfarëdo përpjekje që mund të burojë nga çfarëdo faktorësh në procesin dialogues. 2. Organizimi kushtetues i Republikës së Kosovës dhe sistemi unitar i saj nuk mund të preket, pasi si i tillë garanton funksionimin demokratik të pushteteve, barazinë në përfaqësim dhe mbron parimin e shtetit qytetar, e jo atij etnik. 3. Marrëveshja me Serbinë do të jetë plotësisht në frymën e Kushtetutës, sepse Kushtetuta e Republikës së Kosovës është instrumenti i vetëm që i jep legalitet një marrëveshje të tillë.
Mbi këto parime po zhvillohet procesi i dialogut.
Respektimi i këtyre parime na siguron proces dialogues me objektiva të qarta, që janë:
1. Marrëveshja për paqe në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultojë me njohje reciproke,
2. Marrëveshja duhet të përmbajë detyrimin e BE-së për të përmbyllur njohjen e Kosovës nga pesë vendet që deri më tani nuk na kanë njohur,
3. Shfuqizimi i Rezolutës 1244 si dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB,
4. Anëtarësimi në organizatat e tjera ndërkombëtare,
5. Hapja e qartë e perspektivës evropiane për Kosovën,
6. E fundit, por jo për kah rëndësia, adresimi i të gjitha çështjeve të hapura në mes të dy vendeve, pasi asnjë normalizim nuk mund të ndodhë pa u vendosur drejtësia.
Të nderuar deputetë, Të nderuar qytetarë të Republikës,  Kosova ka dialoguar me vite të tëra për çështje të caktuara.  Por, për fatin e keq, edhe pse ai dialog kulmoi me Marrëveshjen e Parë të Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, e arritur me ndërmjetësimin e BE-së më 19 prill 2013, Serbia e devalvoi këtë proces. Në atë dialog u arritën marrëveshje të caktuara, prej të cilave shumë nuk u zbatuan. Sot jemi në rrethana të reja. Ne, për herë të parë, jemi protagonistë për të arritur një marrëveshje për njohje reciproke. Andaj, mbi bazën e parimeve dhe objektivave që i prezantova më lartë, Qeveria e Republikës së Kosovës, pas gati dy vitesh, ka rifilluar procesin e dialogut me Serbinë
Por, ky nuk është dialog teknik, por dialog për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të raporteve në mes të dy vendeve. Si ka nisur ky proces i dialogut për marrëveshje për njohje reciproke? E para, • më datë 10 korrik, nën organizimin e Presidentit të Francës, Emanuel Macron, dhe Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, është mbajtur Samiti i Parisit. Të dy palët kemi prezantuar qëndrimet tona. Ndërkaq, nga organizatorët e samitit janë dhënë mesazhet e qarta se dialogu është i kufizuar në kohë dhe është për marrëveshje përfundimtare për normalizim të plotë, që nënkupton njohje reciproke. E dyta: • Bazuar në këto qëndrimet të qarta të dy liderëve evropianë dhe botërorë, u dakordua Video Konferenca e parë në mes të dy palëve, e cila u mbajt më 12 korrik 2020. E treta: • Më 16 korrik, është mbajtur takimi në Bruksel, ku ka filluar draftimi i marrëveshjes përfundimtare me dy temat e para, “personat e pagjetur dhe të zhvendosurit” dhe “çështjet ekonomike”. Pas këtij takimi, këto dy tema u trajtuan nga Koordinatori për dialog dhe ekspertët e angazhuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Dua ta ri-konfirmoj se nuk ka dhe nuk do të ketë më dialog teknik.
Kosova ka hyrë në këtë proces vetëm për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve ndër-shtetërore. Marrëveshja e Washingtonit  Qasja serioze e Qeverisë së Kosovës në këtë proces ka ndikuar që SHBA-të të angazhohen fuqishëm dhe të marrin rol aktiv.  Në këtë funksion, më 3 dhe 4 shtator, u ftuam në Shtëpinë e Bardhë për të dialoguar për normalizim të marrëdhënieve ekonomike.  Këto biseda kulmuan më 4 shtator, ku në prani të Presidentit Trump, nënshkruam marrëveshje zotimi për normalizimin ekonomik në mes të dy shteteve.  Kjo marrëveshje në përmbajtjen e saj i ka 16 pika, të cilat përfshinë:
• Projekte të mëdha infrastrukturore, që shkojnë në vlerë prej mbi 1 miliard dollarë:
o Autostrada Prishtinë – Merdar,
o Hekurudha Prishtinë – Merdar,
o Studimi i fizibilitetit për hekurudhën që lidh Prishtinën me detin Adriatik,
o Mbështetje financiare për ndërmarrje të vogla dhe të mesme,
o Investime në energjetikë etj.
• Funksionalizimi i pikës kufitare në Merdar,
• Gatishmëria për hyrje në zonën minishengen,
• Njohja e diplomave dhe certifikatave,
• Studim fizibiliteti nga Departamenti për Energji i SHBA-së për përdorimin e ujit të liqenit të Ujmanit,
• Njohja reciproke me shtetin e Izraelit, si dhe pika të tjera.
Të nderuar deputet,
Të nderuar qytetarë,
Ky është një momentum i ri ndërkombëtar i marrëdhënieve BE-SHBA, i cili ka për qëllim të prodhojë një projekt përfundimtar normalizimi dhe paqeje, përmes njohjes mes Kosovës dhe Serbisë. Por, vetvetiu ky momemtum nuk do të kishte prodhuar këtë marrëveshje pa rolin aktiv të Qeverisë së Kosovës, duke treguar seriozitet dhe pragmatizëm, bazuar në parime të qarta. Dhe, kjo mbështetje e partnerëve për Kosovën nuk ka qenë e lehtë të arrihet, pas lëndimit shumë rëndë të raporteve me ta për vite me radhë.  Nuk ishte e lehtë edhe për arsye se ishte krijuar mungesë besimi dhe kredibilieti për Qeverinë e Kosovës.  Ne kemi punuar shumë që të kthejmë besimin e tyre. Ne i kemi koordinuar veprimet tona me partnerët tanë, duke filluar nga vendimet e vështira në fillim të mandatit. Ne e bëmë të qartë qysh në fillim se nuk do të barrikadohemi, por do të bashkëpunojmë, se do të rreshtohemi krah tyre, e jo kundër tyre.Të nderuar qytetarë, Kjo marrëveshje është një fitore e madhe për popullin e Kosovës. Kjo marrëveshje është një hap i madh drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Investimet e mëdha infrastrukturore dhe sjellja e gazit në Kosovë, do jenë infuzion i madh për zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë. Me këto projekte, Kosova kthehet në qendër të aktivitetit ekonomik në regjion dhe më gjerë sa i përket komunikacionit rrugor dhe hekurudhor, duke lidhur Selanikun me Durrësin, dhe pastaj me Podgoricën, dhe pastaj me Serbinë dhe Evropën Qëndrore.  Këtë rol qendror, si urë lidhëse, Kosova e ka pasur në historinë e lashtë Dardane, dhe tash po e kthen prapë në kohën moderne.Këtë rol të rëndësishëm Kosovës po ia sigurojnë miqtë e saj, të cilët po e mbështesin këtë Qeveri me vizion të qartë, me qeverisje qytetare e normale, që promovon ekonominë e tregut dhe vlerat evropiane. Njohja nga shteti i Izraelit paraqet një fitore të madhe diplomatike të Kosovës. Kjo njohje e ka thyer bllokadën disa vjeçare të mungesës së njohjeve të reja për Kosovën. Jam i bindur se kjo njohje e ka ndërruar trajektoren për fuqizimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtarë. Shfrytëzojë rastin që, nga kjo foltore, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, ta falënderoj kryeministrin Netanjahu dhe popullin izraelit për këtë akt. Dialogu në Bruksel. Pas marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, më 7 shtator, është mbajtur takimi i nivelit të lartë në Bruksel me palën serbe, i ndërmjetësuar nga BE. Para këtij takimi, unë kam takuar ndërmjetësin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe z.Matteë Palmer nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve, të cilët më kanë konfirmuar koordinimin e plotë në mes të BE-së dhe SHBA-ve në këtë proces. Në takimin e 7 shtatorit, është hapur tema e obligimeve financiare dhe tema e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ne kemi prezantuar qëndrimet tona për këto dy tema. Lidhur me temën e obligimeve financiare, kemi shtruar çështjet që duhet të jenë pjesë e marrëveshjes finale, përfshirë këtu suksesionin, borxhin shtetëror, pensionet, shtesat e fëmijëve, dëmet e luftës dhe çështje të tjera. Ndërkaq, lidhur me temën e asociacionit, qëndrimi i jonë është se kjo temë nuk hapet në dialog, pasi ka një marrëveshje të arritur për këtë më 2013, që është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Përtej kësaj, ekziston marrëveshja e parimeve për asociacionin dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje. Për të gjitha temat që diskutohen në Bruksel, vlen parimi se “Asgjë nuk dakordohemi derisa nuk dakordohemi për të gjitha”. Pra, asgjë nuk nënshkruhet derisa të dakordohet marrëveshja e plotë, përfundimtare, ligjërisht e obligueshme, që përfshinë njohjen reciproke. Marrëveshja përfundimtare do të jetë marrëveshje e parimeve për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve pas njohjes reciproke. Kjo marrëveshje nuk do të ofrojë zgjidhje kreative të çështjeve të hapura në mes të vendeve. Por, do të ofrojë zgjidhje sistematike, bazuar në konventat ndërkombëtare.Marrëveshja nuk do të ofroje zgjidhje të përkohshme apo afatgjate, por zgjidhje të përhershme. Ndryshe nuk do të ketë marrëveshje.Prandaj, të nderuar deputetë, të nderuar qytetarë, E them me bindje të plotë se sot jemi në rrethana krejtësisht të reja në kontekst ndërkombëtarë. Kosova ka interes përmbylljen e dialogut me Serbinë. Kosova tashmë nuk është vetëm palë në bisedime, por është krah për krah me partnerët e saj strategjikë dhe historik të saj. Ky partneritet garanton ndërtimin e një konsensusi të nevojshëm ndërkombëtar për të përmbyllur marrëveshjen me Serbinë për njohje reciproke. Për këtë na duhet konsensus politik dhe shoqëror në Kosovë. E kemi detyrim moral e kombëtar, që mundësitë e tilla t’i shfrytëzojmë për fuqizimin dhe konsolidimin e shtetit tonë. E them me bindje se për tre muaj të qeverisjes tonë, me qasjen tonë të kthimit të normalitetit në vend, është forcuar konsensusi shoqërorë dhe qytetarë se dialogu duhet të përmbyllet sa më parë me njohje reciproke. Por, në skenën politike ka mjaft shumë kundërshti të pa arsyeshme. Prandaj, unë i ftoj të gjitha grupimet politike që të jemi të bashkuar në këtë temë. Kemi mjaft tema tjera për të bërë garën politike. Unë kam qenë plotësisht transparent në këtë proces dhe do të vazhdoj të jem.Unë kam bërë gjithçka që të krijojë konsensusin e nevojshëm politik për këtë temë, duke kërkuar vazhdimisht nga opozita të jenë pjesë e procesit sipas kompetencave kushtetuese. Dhe do të vazhdojë të kërkojë këtë konsensus. Por, të nderuar deputetë, Unë nuk mund të hesht ndaj të pa vërtetave që thuhen vazhdimisht lidhur me marrëveshjen e Ëashingtonit dhe procesin dialogues. Cilësimi i marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë, si marrëveshje e dëmshme dhe e rrezikshme për Kosovën është gabim strategjik. Një deklarim i tillë është edhe i pa sinqertë, pasi ata që kur u nënshkruar marrëveshja më 4 shtator e cilësonin si të rrezikshme, para dy dite e ngritnin në qiell për shkak të sigurimit të njohjes nga Izraeli. Si mund të jetë e dëmshme për Kosovën një marrëveshje që nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë, e cila e ka sponsorizuar pavarësinë e Kosovës dhe është shteti kyç që ka ndikuar të kemi gjithë këto njohje dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare? Si mund të jetë e dëmshme për Kosovën një marrëveshje që sjellë 1 miliard dollarë për projekte infrastrukturore dhe njohje të re për Kosovën vetëm 20 minuta pas nënshkrimit? Të nderuar deputetë, Kjo marrëveshje nuk është perfekte, por nuk është e dëmshme dhe e rrezikshme për Kosovën. Përkundrazi, e ka fuqizuar subjektivitetin shtetëror të Kosovës dhe e kthen Kosovë në nyje lidhëse qëndrore të komunikacionit hekurudhor, rrugor dhe energjetik në rajon. Në anën tjetër, për dialogun në Bruksel, ta keni të qartë të gjithë se Qeveria që unë drejtoj nuk lëviz nga parimet e dialogut, të cilat i prezantova më lartë. Dhe as që po na kërkohet të lëvizim nga ato parime. Përkundrazi, ato parime janë pranuar gjerësisht. Partnerët tanë e kanë mirëpritur qasjen tonë ndaj këtij procesi, duke eliminuar idenë e shkëmbimit të territoreve dhe bisedat për bosnjëzimin e Kosovës. Ata që sot tentojnë të ndjellin frikë tek qytetarët lidhur me procesin e dialogut, e kanë gabim, dhe e bëjnë për motive të tjera që ata i dinë. Unë nuk kam frikë të ulem në tavolinë të dialogut dhe nuk do të shpik arsye për të ikur nga tavolina. Unë do të jem insistues për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke, bazuar në parimet e pranuara tanimë nga miqtë tanë ndërkombëtarë. Unë do të jem plotësisht transparent karshi jush dhe qytetarëve për këtë proces.Sepse rrugë tjetër nuk ka. Këtë e kam thënë gjithmonë, edhe gjatë kohës sa ishim në opozitë, kur kërkonim që dialogu të udhëhiqej nga Kryeministri, ndërkaq Kuvendi të luante rolin e vetë mbikëqyrës. Faleminderit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti dialogu kosove-serbi dialogu me serbine avdullah hoti dialogu kosove-serbi dialogu me serbine

Sondazh

Poll
Bota 17 Shtator 2020, 14:17

SHBA- Akuzat për abuzim seksual ndaj Presidentit amerikan Donald Trump nuk kanë të sosur, ku vetëm pak javë para zgjedhjeve presidenciale një ish-modele ka dalë...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës