Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SERBI- Dy vende me marrdhënie të krisura si, Kosova dhe Serbia mund të bashkëjetojnë por edhe ta njohin shtetësinë e njëra-tjetrës njësoj si vepruan dy Gjermanitë e ndara në vitin 1990. I dërguari i kancelares gjermane, Angela Merkel, thekson se zgjidhja nuk është shkëmbimi i territoreve. Kryeministrja e Serbisë thotë se dialogu mund të rinisë pasi të caktohet ekzekutivi i ri më 6 tetor në Kosovë.
Berlini propozon që mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhen duke marrë për shembull bashkëjetesën e dy Gjermanive deri 3 dekada më parë.
Ndërsa, deputeti gjerman, Petër Bejër, raportohet t’ia ketë shpalosur idenë shtetarëve të Prishtinës dhe Beogradit.
I dërguari special i kancelares, Angela Merkël, në vizitat që mbajti javën e kaluar me kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj, dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, këmbënguli në njohjen e ndërsjellë të dy shteteve.
“Ne e dimë që një gjë e tillë është thuajse e pamundur për shkak të Kushtetutës,” citohet Bejër nga mediet beogradase. “Por ekziston edhe koncepti i bashkëjetesës si ai i dy Gjermanive, të cilat gjithashtu nuk e njihnin njëra-tjetrën përpara ribashkimit. Kjo lloj bashkëjetese do të ishte e mundur edhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndonëse ribashkimi dhe shkëmbimi i territoreve nuk janë në dëshirën tonë,” përsëriti deputeti gjerman.
Çështja e dialogut Kosovë-Serbi u komentua të hënën edhe nga kryeministri i Luksemburgut përkrah homologes së tij serbe, Ana Bërnabiç.
Në një konferencë për shtyp, Ksavier Betel deklaroi se akordi dypalësh do të ishte në interesin e qytetarëve, si edhe paqes e stabilitetit të rajonit.
Ndërsa kryeqeveritarja e Serbisë, Bërnabiç, në fjalën e saj u zotua për rifillimin e dialogut me ekzekutivin e ri kosovar që do të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, nëse paraprakisht u gjendet zgjidhja pengesave aktuale, siç janë tarifat doganore kundër produkteve serbe.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KOSOVË- Ariu sërish ka qenë në aksion. Para 5 netësh në zonën e njohur me emrin “Bair” në lagjen “Kurilla” ka mbytur 14 krerë dhi të fermerit, Shkëlzen Kra...
RUSI- Partia në pushtet e Rusisë së Bashkuar, ka pësuar humbje të mëdha në zgjedhjet e së dielës në parlamentin e Moskës, shkruajnë mediat e huaja.Partia humbi ...
JAPONI- Një tajfun i fuqishëm ka përfshirë Tokion, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 30 njerëz dhe një i vdekur.Kryeqyteti japonez është përballur me erër...
BRITANI E MADHE- Deputetët e opozitës konfirmuan që ata nuk do të mbështesin presionin për një votim në 15 tetor, teksa këmbëngulin se ligji që bllokon Brexit-i...
PRIHSTINË- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka hedhur akuza të rënda kundër qeveritarëve në Kosovë, duke thënë se ata kanë dhënë rryshfet p...
GJERMANI- Ditën e sotme mediat e huaja kanë raportuar se në një fshat të Gjermanisë perendimore ka ndodhur një shpërthim ku për pasojë ka mbetur i vdekur një p...
INDI- Një qen endacak në Indi ka arritur të sulmojë të paktën 31 burra, gra dhe fëmijë, të cilët kanë përrfunduar në spital.Ai sulmoi më shumë sesa kaq, duke tm...
SHBA- Anëtari i këshillit bashkiak të Nju Jorkut Mark Gjonaj foli për prioritetet që duhet të ketë qeveria e re pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Ko...
PRISHTINË- Ndërkohë që në Kosovë situata politike është teje delikate dhe e tensionuar, është bërë me dije lajmi se Milaim Zeka, Kreu i Partisë Euroantlan...
SHBA- Trupat turke dhe amerikane kryen për herë të parë të dielën patrullime të përbashkëta në “zonën e sigurisë” të kontrolluar nga kurdët në Sirinë verilindor...