Rajoni

Përfundon takimi virtual mes Hotit dhe Vuçiç për dialogun, Borrell: Është marrëveshje vendimtare. Lajçak: Ramë dakord për axhendën e takimit të 16 korrikut

Në takimin e sotëm virtual të zhvilluar për dialogun Kosovë-Serbi emisari Special i BE-së ka deklaruar se kanë palët kanë rënë dakord për për axhendën e takimit të radhës në Bruksel dhe elementet kryesore të procesit të dialogut, ndërsa Borrell tha se BE-ja ka qenë dhe do të jetë në mbështjetje të dialogut.
Featured image of article: Përfundon takimi virtual mes Hotit dhe Vuçiç për dialogun, Borrell: Është marrëveshje vendimtare. Lajçak: Ramë dakord për axhendën e takimit të 16 korrikut Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vuçiç

PRISHTINË–  Ka  përfunduar takimi virtual mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mbi dialogun Kosovë-Serbi.

Video- konferenca është hapur nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i cili po udhëheq këtë takim online. Në fjalën e tij Borrell është shprehur se jemi këtu për të nisur dialogun mes dy vendeve.

Përfaqësuesit e BE-së kanë zhvilluar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të përfunduar me një takim të përbashkët mes dy palëve.

Zyrtari i lartë i BE-së, Borrell u shpreh se arritja e një marrëveshjeje është thelbësore për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe ajo duhet të jetë gjithpërfshirëse, finale dhe ligjërisht obliguese.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák,  ka deklaruar se dialogu është në rrugë të drejtë pas 20 muajsh, dhe se është arritur pajtueshmëri për axhendën e takimit të radhës në Bruksel dhe elementet kryesore të procesit të dialogut.

Ky është takimi i parë i  një niveli të lartë që nga viti 2018, që më pas do të pasohet nga një takim në Bruksel më 16 korrik. Pavarësisht se është një takim online, do të udhëhiqet nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.

(k.m;a.c/dosja.al)

  • 13:56

    Përfundon takimi online Kosovë-Serbi, Lajçak: Dialogu në rrugë të drejtë pas 20 muajsh

    Miroslav Lajčák

    Ka përfunduar takimi online Kosovë Serbi, ndërsa Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák,  ka deklaruar se dialogu është në rrugë të drejtë pas 20 muajsh.  “Jam i lumtur të them se pas Samitit të Parisit dhe takimit të sotëm midis Kosovës dhe Serbisë, dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve është kthyer në rrugë të drejtë pash 20 muajsh. Si rezultat i takimit të sotëm, ne u pajtuam për elementet kryesore të procesit dhe agjendës së takimit tonë të radhës që do të mbahet të enjten në Bruksel. Falenderoj partnerët për angazhimin konsturktiv.”- u shpreh Lajçak.

  • 10:26

    Nis video-konferenca, Borrell: Është marrëveshje vendimtare për Kosovën dhe Serbinë, BE-ja do të mbështesë dialogun

     

    Josef Borrell

    Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josef Borrell ka hapur video-konferencën mbi dialogun Kosovë-Serbi që po mbahet ditën e sotme.  Ai ka thënë se BE-ja do të në mbështesë dialogun Kosovë -Serbi. Më tej Borrell, ka thënë se arritja e një marrëveshjeje është thelbësore për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe ajo duhet të jetë gjithpërfshirëse, finale dhe ligjërisht obliguese.  Sipas shefit të diplomcisë së BE-së, mungesa e një zgjidhjeje e pengon zhvillimin e të dyja palëve. “Jam i lumtur se po rifilojmë tani dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës permes video-konfetrencës për shkak të rrethanave. Mirëpres përkushtimin e të dyja palëve. Synimi ynë është i qartë, të rifillojmë punën serioze dhe të ngjeshur për normalizimin e raporteve mes dy palëve. Sot jam i shoqëruar nga përfaqësuesin i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak. BE-ja vazhdon të jetë e gatshme të mbështes dhe lehtësojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje gjithpërfshirëse, finale dhe ligjërisht obliguese për normalizimin e raporteve. Një marrëveshje që adreson të gjitha çështjet e hapura. Një marrëveshje e tillë është kruciale për të ardhme më të mirë, për njerëzit në Kosovë dhe Serbi. Është thelbësore për perspektivën evropiane të tyre dhe për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. E gjithë kjo është thelbësore edhe për Bashkimin Evropian. E dimë se nuk është një proces i lehtë, nuk ka qënë asnjëherë, por ka një urgjencë që të punohet drejt paqes dhe stabilitetit për të ardhmen tonë të përbashkët. Kjo kërkon guxim politik nga të dyja palët. Kërkon përkushtim dhe angazhim në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit. Nuk ka qenë kurrë lehtë të gjendet zgjdije për problemet që kanë zgjatur aq shumë dhe aq të dhimbshme, por kjo është arsyeja pse sot jemi këtu për të provuar përsëri.”- ka thënë Borrell.

Shto Koment