LIVE UPDATES
Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, ministrja gjermane: Të arrihet marrëveshja për targat si hap i parë

5 Maj 2022, 17:18 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi, ministrja gjermane: Të arrihet marrëveshja

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka thënë se Gjermania mbështet aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Në një konferencë për media, pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ajo ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të ofrojë trajnime për Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe se forcat gjermane do të vazhdojnë të jenë prezente në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s në këtë vend, KFOR.

Por, për përafrim me BE-në, ajo ka përmendur marrjen e disa hapave që i ka konsideruar të rëndësishëm, duke përfshirë dialogun e Kosovës me Serbinë.

Shpresoj që ky proces të marrë një dinamikë të re dhe shpresoj që do të ketë vendime të mira më 13 maj në Bruksel. Hapat e parë do të mund të ishin për njohjen reciproke të dokumenteve dhe ky do të ishte një sinjal i mirë”.-tha ajo.

Kurti, në anën tjetër, është shprehur optimist se mund të ketë diçka konkrete më 13 maj.

Më 13 maj, unë shpresoj që përfundimisht do t’i kemi marrëveshjet për zgjidhje reciproke për targat, edhe për çështjen e mospagesës së energjisë në veri të Kosovës, e po ashtu edhe për nevojën për të përshpejtuar çështjen e zbardhjes së fatit të të pagjeturave, të të zhdukurve me dhunë”.-tha Kurti.

Kurti ka thënë se për këto tema ka biseduar një ditë më parë, 4 maj, me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në një darkë joformale në Berlin, në të cilin ka qenë i pranishëm edhe i dërguari i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak.

“Unë besoj që dialogu i Kosovës me Serbinë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, duhet të zhvillohet brenda vlerave të BE-së, të ketë karakter transformues, edhe Kosova edhe Serbia, me qytetarët e tyre, të përfitojnë dhe t’i afrohemi anëtarësimit në BE. Ky dialog duhet të rezultojë me marrëveshje, por kjo marrëveshje duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër. Nuk mund të them që njohja reciproke të jetë elementi i vetëm, por duhet të jetë në qendër”.-shtoi ai.

Edhe kanceri gjerman, Olaf Scholz, ka thënë më 4 maj se njohja është pjesë e dialogut dhe do të duhet të përfshihet në marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur për kompromiset, Kurti përmendur palën serbe.

“Kërkesa për kompromise në kushtet kur (v.j. presidenti serb, Aleksandar Vuçiq) thotë se asnjëherë nuk do ta njohë Kosovën, teksa nuk distancohet as nga (Sllobodan) Millosheviqi, as nga (Vladimir) Putini, nuk është kërkesë për zgjidhje”.

Më 13 maj në Bruksel do të zhvillohet takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve, përkatësisht mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit. Pritet që në këtë takim të vazhdojnë diskutimet për çështjen e targave të veturave, për të cilën palët nuk janë marrë vesh në takimin e fundit në Bruksel.

Marrëveshja e përkohshme për targat parasheh mbulimin me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targat e makinave të Kosovës dhe Serbisë kur ato kalojnë në territorin e njëra-tjetrës. Kjo marrëveshje, e arritur më 30 shtator të vitit të kaluar në Bruksel, ka dalë pas disa ditësh trazira në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë bllokuar rrugët, për të kundërshtuar vendimin e atëhershëm të Qeverisë së Kosovës për masa reciprociteti kundër Serbisë.

Me ato masa, makinat me targa të Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës, është dashur të vendosin targa të përkohshme, ngjashëm siç kanë vepruar shoferët e makinave me targa të Kosovës kur kanë hyrë në Serbi./REL/

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni christine lambrecht dialogu kosove-serbi kurti dhe vuçiç ne gjermani christine lambrecht dialogu kosove-serbi kurti dhe vuçiç ne gjermani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet