Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak së shpejti në Prishtinë: Do të flas me Albin Kurtin
18 Shkurt 2021, 21:20Nga DOSJA
KOSOVË- I dërguari special i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak pritet të vijë në Kosovë për të biseduar mbi dialogun me Kosovën. Lajmin e bëri të ditur vetë Lajçak në një intervistë për Radio Televizionin e Malit të Zi. Ai tha se se situata nuk do të mbetet e njëjta pasi në Kosovë ka ardhur një parti e re dhe se kjo qeveri ka një mandat të fortë. Më tej në fjalën e tij, Lajçak tha se në Kosovë do të flas me Kurtin në lidhje me vazhdimin e dialogut.
“Në Kosovë nuk do të mbetet më njësoj, sepse së shpejti do të kemi Qeverinë dhe Kryeministrin e ri dhe kjo qeveri do të ketë mandat shumë të fortë. Kjo është situatë e re. Së shpejti unë vizitoj Prishtinën dhe Beogradin. Në Kosovë do të flas me fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurti, rreth bashkëpunimit tonë dhe vazhdimin e dialogut”, tha Lajçak.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011. Ai u ndërpre për 20 muaj, nga fundi i vitit 2018 për shkak të taksës 100 për qind që Kosova vendosi ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, nga qeveria e udhëhequr në atë kohë nga Ramush Haradinaj. Ndërkohë që sërish dialogu mes vendeve nisi në muajin korrik me qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
RUSI- Drejtori i burgut SIZO në Rusi, Igor Mokeev është shkarkuar nga detyra për shkak denoncimeve të 100 të burgosurve për tortura dhe dhunë me natyrë seksuale...
RUSI- Rusia është duke prodhuar vaksinën anti-Covid të tretë. Livemint shkruan se në 20 shkurt Rusia do të regjistrojë vaksinën e saj më të fundit kundër Covid-...
ZVICËR- Shqiptarët kanë arritur të triumfojnë në disiplinën e Sllallomit të Madh në Ski. Kjo ka qenë hera e parë që Shqipëria merrë pjesë në këtë disiplinë...
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Evropa dhe SHBA-ja duhet të caktojnë urgjentisht deri në 5 përqind të furnizimeve të tyre aktuale të...
BRITANI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Southampton të Britanisë, ku një 30-vjeccar ka goditur për vdekje ish-të dashurën e tij pasi ajo kishte organiz...
ANGLI- Kryeministri britanik, Boris Johnson dëshiron që të hapë shkollat fillore dhe të mesme në 8 mars, edhe pse kjo gjë nuk ka marrë pëlqimin e sindkatave të ...
FRANCË– Një ish-ministër i qeverisë franceze është dënuar me burg pasi një gjykatë apeli e dënoi atë për përdhunimin dhe abuzimin seksual të një anët...
RUSI- Disa qen endacakë janë kthyer në hit në rrjetet sociale. The Moscow Times shkruan se e veçanta e këtyre qenëve është se e kanë gëzofin blu, gjë e c...
SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump është larguar nga detyra, por jo nga politika. Ai mbetet popullor në mesin e republikanëve dhe po përballet tani me disa udhëh...