Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan anuloi sesionin e së enjtes pasi policia e Kapitolit paralajmëroi të mërkurën se mund të ketë plane nga një grup paraushtarak për të hyrë me forcë në ndërtesë, një kërcënim që sjell në mendje skena të sulmit të 6 janarit.
Dhoma e Përfaqësuesve pritej të debatonte një projektligj për reforma në forcat e rendit. Por ndihmësi i një ligjvënësi demokrat tha se planet ndryshuan nga paralajmërimi i policisë, i cili bazohej në të dhëna të shërbimeve të zbulimit se “një grup i paidentifikuar paraushtarak” mund të përbëjë kërcënim për sigurinë.
Autoritetet kanë thënë se ekstremistë të djathtë ishin pjesë e turmës me përkrahës të ish-Presidentit Trump, të cilët u futën me dhunë në Kapitol më 6 janar, duke ndërprerë një seancë për çertifikimin e fitores së demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.
E enjtja është dita kur mbështetës teorish konspirative të krahut të djathtë thonë se ish-presidenti Trump, i cili u mund në zgjedhjet e 3 nëntorit nga Joe Biden, do të bëjë betimin për një mandat të dytë në detyrë.
Departamenti i Drejtësisë ka ngritur akuza ndaj më shumë se 300 personave për pjesëmarrje në sulmin e janarit që la të vrarë pesë vetë, përfshirë një polic të Kapitolit. Ndër të arrestuarit ka anëtarë të organizatave të së djathtës ekstreme “Oath Keepers,” “Three Percenters,” dhe “Proud Boys”. “Oath Keepers” dhe “Three Percenters” janë organizata paraushtarake.
“Policia e Kapitolit është në dieni dhe e përgatitur për çdo kërcënim të mundshëm ndaj anëtarëve të Kongresit dhe vetë ndërtesës,” thuhet në një deklaratë.
Policia e Kapitolit tha se po punon me agjencitë lokale, shtetërore dhe federale “për të frenuarçdo kërcënim ndaj Kapitolit”, duke shtuar, “Ne po e marrim seriozisht informacionin e zbulimit”. Nuk ka hollësi të tjera rreth kërcënimit.
Deklarata e policisë ve në dukje se departamenti tashmë ka bërë “përmirësime të konsiderueshme të sigurisë” në Kapitol, ku kanë selinë Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati. Nuk është e qartë nëse përmirësimet e fundit janë bërë në përgjigje të kërcënimit të fundit apo janë masa që u morën pas trazirave të 6 janarit.
Marre nga VOA
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Forca e policisë që mbron Kapitolin tha të mërkurën se ka marrë informacione që flasin për një komplot të mundshëm nga një grup paraushtarak për të ...
SERBI- Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë deklaratës së përbashkët me Presidentin serb, Aleksandër Vu&cce...
KOSOVË- Për rëndësinë e njohjes së Kosovës nga Izraeli dhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, është shprehur qartë Albin Kurti,...
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka marrë 58 deputetë pas përfundimit të numërimit të zgjedhjeve. Në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës ...
SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pas takimit me Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka mb...
JEMEN- 80 persona janë hedhur në det ditën e sotme në gjirin e Xhibutit në Jemen. Dunya shkuan se emigrantët janë hedhur nga kontrabanduesit e njërzve. Nga 80 p...
SHBA– Rrethuar nga akuzat për ngacmime seksuale, guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, kërkoi falje të mërkurën, duke thënë se ai “mori një mësim të rën...
IRAK- Baza ajrore ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Irak ka rënë ditën e sotme pre e një sulmi me raketa. Aljazeera shkruan se të paktën 10 raket...
GREQI- Paslëkundjet e tërmetit 6.3 ballë të shkallës rihter që tronditi ditën e sotme Greqinë po vijojnë ende. Një lëkundje prej 5.3 ballë të shkallës rihter ka...
KOSOVË- Votat nga diaspora kanë përfunduar numërimin ditën e sotme. Gazeta Ekspress shkruan se nga rezultatet finale të votave Lëvizja Vetëvendosje ka krye...