LIVE UPDATES
Bota

Dhjetë njerëzit më të rëndësishëm të shkencës për vitin 2020. Lista nga fillon nga Kreu i OBSH-së deri te Anthony Fau

22 Dhjetor 2020, 15:52 Nga DOSJA
Dhjetë njerëzit më të rëndësishëm të

2020-a ka qenë padyshim një vit shumë më ndryshe se zakonisht. Por zakone të caktuara nuk ndryshojnë. Dhe në fakt, ato kanë sot më shumë kuptim. Revista “Nature” ka përpiluar listën e 10 figurave më të rëndësishme shkencore të vitit. Ja cilët janë ata.

Tedros Gebrejesus, kreu i OBSH-së

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e pa veten të detyruar të menaxhonte krizën më të rëndë shëndetësore botërore të 100 viteve të fundit. Gebrejesus është një biolog nga Etiopia. Në vitet 2005-2012 ai ka qenë Ministër i Shëndetësisë së këtij vendi, duke e reformuar plotësisht sistemin shëndetësor dhe duke përmirësuar qasjen në sistem për miliona njerëz.

Verena Mohapt, në kërkim të arinjve polarë

Koordinatore e Observatorit Multidisiplinar për Studimin e Klimës Arktike (Mozaiku), Mohapt ka studiuar efektet e ndryshimit të klimës në terren, që nga viti 2019 në ekosistemin polar. Ajo ka mbledhur të dhëna të paçmueshme, për të kuptuar dhe kundërvepruar ndaj efekteve të ngrohjes globale.

Gonzalo Moratorio, gjuetari i viruseve

Virologu uruguajan është bërë një hero në vendin e tij, pasi ndihmoi në zbutjen e pasojave më të këqija të pandemisë. Ai punon në Institutin Pastër dhe Universitetin e Republikës në Montevideo, dhe së bashku me kolegët e tij ka krijuar një test të ri për koronavirusin, dhe një program kombëtar për testimin masiv të popullatës. Për momentin, Uruguaj është një nga vendet që janë përballur më së miri me pandeminë. Deri më tani numri i të vdekurve nga koronavirusi është vetëm 87 persona .

Adi Utarini, ekspertja që zhduku Ethet Dengue

Ethet Dengue prekin çdo vit 400 milionë njerëz, duke vrarë mbi 25 mijë prej tyre. Adi Utarini, eksperte e shëndetit publik në Universitetin Gadjah Mada, Indonezi, drejtoi një eksperiment që ka sjellë një rënie në77 për qind të rasteve me Ethet  Dengue, në qytetin   Jogikarta. Utarini dhe ekipi i saj zhvilluan një lloj të veçantë mushkonje, të infektuar me një bakter (të padëmshëm për njerëzit) që i parandalon insektet t`a transmetojnë virusin.

Kethrin Jansen, shkencëtare e vaksinës anti-Covid

Drejtoresha e departamentit të vaksinave në kompaninë Pfizer, ishte organizatorja e punës titanike që u bë për zhvillimin në një kohë rekord të vaksinës së parë me ARN në histori, dhe vaksinës së parë anti-Covid, të aprovuar nga FDA-ja amerikane. Falë energjisë së saj, të cilën shumë prej bashkëpunëtorëve të saj e përshkruajnë si të pashtershme, kompania arriti të përdorë një teknologji ende eksperimentale.

Zhang Jongshen, i pari që renditi gjenomin e Sars-Cov-2

Më 11 mars, virologu kinez publikoi në internet gjenomën e virusit që po shkaktonte pneumoni të çuditshme në Vuhan. Puna e Zhang i tregoi botës se ishte një koronavirus i ngjashëm me atë që shkaktoi epideminë e SARS-it në vitin 2003, duke i dhënë mundësinë  kolegëve të tij anembanë botës ta studionin në detaje, dhe mbi këto të dhënat të projektonin zhvillimin e vaksinave.

Çanda Preskod-Ueinshtein, kozmologia e materies së errët

Ajo është bërë bashkë-drejtuese e një grupi shkencëtarësh, që studiojnë hapësirën në kërkim të të dhënave që na lejojnë të kuptojmë se çfarë është lënda e errët dhe si prodhohet ajo. Ajo ka nisur edhe një fushatë të gjerë në internet, për të kërkuar që institucionet të adresojnë çështjen e racizmit në shkencë dhe shoqërinë amerikane.

Li Lanjuan, promovuesja e karantinave

Epidemiologia kineze në Universitetin Zhejiang, e këshilloi qeverinë kineze të mbyllte qytetin e Vuhan për të tentuar kontrollin e përhapjes së epidemisë. Lanjuaun u bë e njohur që gjatë epidemisë së SARS-it, kur sërish rekomandoi karantinën për mijëra njerëz që kishin pasur kontakte me të sëmurët me SARS.

Xhakinda Andern, reagimi më efektiv i një politikaneje ndaj pandemisë

Kryeministrja e Zelandës së Re, shpalli që më 14 mars një seri masash shumë të rrepta për të ngadalësuar shpërthimin epidemik, përfshirë izolimin 2-javor për të gjithë njerëzit që mbërrinin nga jashtë vendit. Qeveria e saj përdori rreth 20 për qind të PBB për t’iu përgjigjur krizës së Covid-19, më shumë se shumica e vendeve të tjera. Rezultati:Deri më tani, Zelanda ka në total 2 mijë raste dhe 25 vdekje të regjistruara.

Anthony Fauçi, “mburoja” e SHBA-së

Ai ka qenë kreu i Institutit Kombëtar të SHBA për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive. Sot ai etiketohet si”mjeku i një kombi të tërë”, për shkak të rolit të tij si këshilltar i qeverisë gjatë pandemisë Covid-19. Ai nuk hezitoi të përplasej publikisht me Donald Trump, dhe nuk pushoi së punuari në terren, duke vizituar pacientët nëpër spitale.

MARRË NGA BOTA.AL

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gonzalo moratorio tedros gebrejesus verena mohapt gonzalo moratorio tedros gebrejesus verena mohapt

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet