LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Dhe ata do kufizojnë energjinë’, Britania hedh poshtë deklaratën e Ramës

15 Tetor 2021, 07:01 Nga DOSJA

 TIRANË – Shqipëria është në emergjencë të furnizimit me energji elektrike, siç konfirmoi kryeministri Rama pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë, javën e kaluar. Për ta përforcuar këtë argument, zoti Rama konfirmoi se Britania, një ndër 7 vendet më të fuqishme, kishte hartuar një plan për kufizimin e energjisë elektrike. Por zyra e shtypit të kësaj qeverie, konfirmoi se informacioni i artikuluar nga kryeministri për Britaninë, është i pavërtetë, madje theksoi se Britania ka të garantuar përmbushjen e kërkesave edhe për vitet 2024-2025.

Vendimi i shpallur të premten, (08/10/2021) nga kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, konfirmoi se Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në situatën e emergjencës energjetike, e cila pritet të zgjasë deri në qershor të vitit 2022.

Sipas kryeministrit Rama vendimi i emergjencës është i diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare dhe i jep qeverisë mundësinë të ndërhyjë qoftë me instrumente financiarë, qoftë edhe me instrumente të natyrës administrative. Në po të njëjtën ditë Kryeministri, gjatë një interviste televizive theksoi se kjo krizë ka prekur vende shumë herë më të fuqishme sesa Shqipëria. Duke marrë si shembull Britanisë, Rama tha se qeveria e këtij vendi ka bërë gati një plan për kufizimin e energjisë elektrike për qytetarët e saj.

“Britania ka bërë plan të kufizimit të enegjisë elektrike për shkak të prodhimit”, tha Rama.

Nisur nga kjo deklaratë e kryeministrit Rama, Faktoje kontaktoi me zyrën e shtypit të qeverisë britanike për të mësuar nëse ekziston një plan i tillë, siç u artikulua nga zoti Rama. Në përgjigjen e saj, që mbërriti brenda 24 orësh, kjo strukturë na informon përmes zëdhënësit të qeverisë britanike se informacion nuk është i vërtetë dhe se qeveria nuk ka asnjë plan të tillë.

“Faleminderit për pyetjen tuaj. Mund të konfirmojmë se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka në plan të kufizojë furnizimin me energji elektrike për konsumatorët në Mbretërinë e Bashkuar.”-shkruhet në përgjigjen zyrtare.

Midis informacioneve të tjera të detajuara për mënyrat e furnizimit me energji elektrike, ky institucion na informon se shteti britanik është siguruar që përmes Tregut të Kapaciteteve (burimi kryesor për të siguruar furnizimin me energji elektrike), të përmbushen të gjitha kërkesat e parashikuara deri në vitin 2024/2025.

Duke iu rikthyer intervistës së Kryeministrit Rama, ai iu referua sërish Britanisë duke thënë se pagesa e energjisë nga qytetarët bëhej përmes kartave të cilat nuk linin vend për mospagesa apo prapambetje të faturave.

“Në Britaninë e Madhe, ju e dini kush ka qenë atje, që është si karta e telefonit, ti shkon rimbush dhe nuk të pyet njeri fare, jo kam, jo s’kam. Shko merre mbush kartën dhe merr drita, nuk do apo nuk ke lekë, hiç mos merr. Ky është fakti”, tha Rama.

Pavarësisht se kryeministri Rama theksoi se ky ishte një fakt, aktualisht në Britaninë e Madhe ka tri mënyra të pagesës së energjisë të cilat dëshmojnë se parapagimi nuk është mënyra e vetme për përfitimin e energjisë. Kjo e fundit paguhet në fund të çdo tre muajve.

Mënyrat e pagesës janë të publikuara edhe në faqen zyrtare UK Power e cila informon vazhdimisht qytetarët në lidhje me këtë aspekt. Sipas tabelës qytetarët mund të paguajnë nga telefoni, përmes bankës ose online. E njëjta formë konfirmohet edhe nga SSE një nga tre kompanitë që bën të mundur furnizimin me energji elektrike në Britani. Kjo kompani e rendit parapagimin si një mënyrë alternative, por jo të detyrueshme.

Marrë nga Faktoje.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama energjia elektrike kriza e energjise elektrike kriza e energjise ne europe edi rama energjia elektrike kriza e energjise elektrike kriza e energjise ne europe


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet