LIVE UPDATES
Bota

DETAJE nga sulmi, në mjetin e policisë së Kosovës që u sulmua, kishte edhe shqiptarë

15 Prill 2022, 09:28 Nga DOSJA
DETAJE nga sulmi, në mjetin e policisë së Kosovës që u

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka deklaruar se sulmi i fundit ndaj zyrtarëve policorë në veri të vendit është zhvilluar në një vend malor, pra në një teren krejtësisht të papërshtatshëm.

Mehmeti gjatë konferencës për media deklaroi se lidhur me këto raste kanë komunikuar edhe me KFOR-in, ku edhe janë dhënë detaje shtesë.

“Mos harroni se po flasim për një vend malor, për një teren krejtësisht të papërshtatshëm, e në ora 10 të natës apo 11, e për një teren që duhet gjurmuar e hetuar.Pra duhet bërë pastrimi e të hetohet më pas. Për shkak se nëse gjuajtja ka ardhur pas orës 21:40 e prej një tereni që është totalisht i panjohur dhe i papërshtatshëm, nuk nënkupton sakt se zyrtarët policorë se prej nga ka gjuajt. Për shkak se natën në teren të tillë edhe zhurma mundet me u bart dhe mos me u dit vendi i saktë. Sa i përket asaj a kanë qenë zyrtarët policorë serbë apo shqiptarë, unë them se kemi vetëm policë, shqiptarë, romë, serbë, turq. Çfarëdo polici që punon në Policinë e Kosovës është polic. Mund të ketë ndodhur gabim që është njoftuar prokurori gabimisht, ajo është çështje administrative dhe procedurale që mund të përmirësohet. Mbrëmë në ato kushte askush skish mund të kryejë saktësisht shikimin e vendit të ngjarjes në atë teren.”, tha Mehmeti, transmeton lajmi.net.

Ai theksoi se me KFOR-in kanë komunikim të vazhdueshëm për secilin zhvillim në vend.

“Ajo që është me rëndësi është të shihni kontinuitetin e situatës, mbrëmë kemi pasur një gjuajtje që nuk ka qenë e drejtuar në drejtim të policëve, ose ata nuk e kanë vërejtur se ka qenë, e sot kemi gjuajtje drejtpërdrejt në ata. Pra sot po flasim për situatë në zhvillim. Tanimë po flasim për situatë shumë me serioze se që kemi mundur të flasim sot. Nëse mbrëmë nuk është njoftuar prokurori kompetente, njoftohet sot pra mund të rregullohet ajo çështje. Mendoj se fokusi i konferencë është për rastin e sotëm dhe është me rëndësi të theksohet se Policia është e fokusuar të hetojë këto raste, por natyrisht se nuk do të ndalemi dhe kudo që ka veprime negative do të jenë reagime e njëjta.Fillimisht duhet të themi se ne kemi komunikim të përditshëm me partnerët tanë ndërkombëtarë, qoftë KFOR-i apo institucionet e tjera, qoftë ato të caktuara e kolegët tanë që punojnë diku tjetër poqë merren me siguri.Sa i përket rasteve konkrete kemi patur komunikim dhe kemi komunikim, por ne shërbejmë edhe informacione të tjera që ndërlidhen me çështjet e sigurisë.”, theksoi i pari i Policisë së Kosovës.

Qoftë ato rajonale apo të ndërlidhura me Kosovën, edhe në lidhje me këtë cështje bashkëpunimi është në nivel . Kemi marrë informacione nga partnerët ndërkombëtarë, e që mund të ndërlidhen edhe me këto sulme. Por natyrisht se me KFOR-in kemi bashkëpunim dhe komunikim ditor. Është teren shumë rural, pra s’mun të dihet nga sa metra kanë qenë gjuajtjet, por në bazë të deklaratave nga zyrtarët policorë dyshohet të jetë diku nga 200-300 metra larg tyre. Dyshohet se ka ardhur nga territori i Serbisë, për shkak se ata kanë qenë në rrugën ilegale që kemi bllokuar para disa kohëve.”, shtoi ai.

Drejtori Mehmeti poashtu tha se në sulmin e fundit drejtuar zyrtarëve policorë në automjet ka patur policë kosovarë, por edhe serbë.

“Të gjitha patrullat e tona janë të përbëra nga nacionalitete të ndryshme. Në automjet ka patur edhe serb edhe shqiptarë në sulmin e sotëm.”

LAJM KRYESOR:Tronditet kufiri Kosovë-Serbi! 30 të shtëna arme alarmojnë banorët, policia s’di nga erdhën

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet