Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– “Çokollata” dhe “Tujani” kanë sjellë prangosjen e tre personave në Tiranë, pasi akuzohen se kanë shpërndarë drogë nëpër kryeqytet. Policia e Shtetit ka bërë me dije me anë të një njoftimi zyrtar se në operacionin e parë, janë arrestuar babë e bir, Sami dhe Kevin Qordja, 43 dhe19 vjeç, të cilëve i janë gjetur në banesë 48.5 kilogramë kanabis, e cila ishte ndarë në formën e çokollatës në 160 pako. Babë e bir përpunonin kanabisin dhe më pas e shisnin në zona të ndryshme të Tiranës. Ndërsa përveç drogës kishin në shtëpi dhe një armë gjahu pa leje. Në kuadër të vijimi të hetimeve, është nisur dhe aksioni i dytë, ku në pranga ka përfunduar Ramazan Qordja, 31 vjeç. Por nuk është ende e qartë se çfarë e lidh atë me dy të arrestuarit e tjerë, pasi vetë 31-vjeçari në fakt merrej me shitjen e heroinës në doza. Ai i shiste ato në zonën e Tufinës, në Babrru dhe në rrugën “Myslym Keta”. Bëhet fjalë për sasi 1-2 kg heroinë, të cilën e ndante më pas dhe e shiste në bashkëpunim me persona të tjerë. Edhe 31-vjeçarit, gjatë kontrollit, iu gjet në banesë 312 gramë heroinë, po ashtu një armë gjahu dhe një peshore elektronike për përllogaritjen e mallit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Në përmbushje të një prej prioriteteve të Policisë së Shtetit, atë të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, gjatë mesditës së sotme, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u organizuan dhe u finalizuan me sukses dy operacione policore antidrogë, të koduara “Çokollata” dhe “Tujani”. Në kuadër të këtyre operacioneve u sekuestruan heroinë e kanabis e përpunuar në çokollate, si dhe armë gjahu pa leje, më konkrektisht: Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi disaditor me metoda speciale të hetimit, të kryer nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, mesditën e sotme, finalizoi operacionin policor të koduar “Çokollata”. Në rrugën “Rexhep Tarja”, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën në pronësi të shtetasit S. Q. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 160 paketime me lëndë të dyshuar narkotike, të përpunuar në formën e çokollatës, me peshë totale 48.5 kilogramë.
Në vijim të kontrollit është gjetur dhe një armë gjahu pa leje, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet në përdorim të këtij shtetasi dhe dy aparate celulare. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Q., 43 vjeç dhe i djalit të tij K. Q., 19 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Menjëherë pas operacionit të koduar “Çokollata”, bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi disaditor, është organizuar dhe finalizuar operacioni i dytë antidrogë, i koduar “Tujani”. Në kuadër të këtij operacioni, në zonën e Tujanit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R. Q., 31 vjeç, ku gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 gramë lëndë të dyshuar narkotike të dyshuar heroinë, një armë gjahu, peshore elektronike dhe një aparat celular.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se babë e bir ushtronin veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve, duke e përpunuar lëndën narkotike kanabis në formë çokollate, të cilën më pas e shisnin në zona të ndryshme të Tiranës. Po nga hetimet ka rezultuar se shtetasi R. Q. merrej me shitjen e lëndës narkotike heroinë, në doza, të cilat i shiste në zonën e Tufinës, në Babrru dhe në rrugën “Myslym Keta”. Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, pasi siguronte lëndë narkotike heroinë, në sasi 1-2 kg, e ndante në doza dhe më pas e shiste.
Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e vendosur për të parandaluar dhe luftuar krimin dhe çdo paligjshmëri, në cilëndo fushë që ajo do shfaqet, si dhe për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit. Në këtë kuadër fton qyetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë dhe të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
LAJMI KRYESOR: Dy aksione anti-drogë në kryeqytet, goditet grupi kriminal në Tiranë, kapet heroinë e kokainë
(k.m/dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË– Një detaj i veçantë është vënë re nga copat e drogës së përpunuar në formë çokollatë që u kapën gjatë 2 operacioneve në Tiranë....
SHBA- Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shqipëria dhe disa vende tjera të rajonit të Ballkanit do të jenë përfituese t...
TIRANË- Një nga plazhet më të ‘lakmuara’ në Shqipëri, ai i Gjeneralit në Kavajë, do të mbyllet për pushuesit vendas dhe të huaj. Pse? Arsyeja ë...
HAS- Një 27-vjeçar është proceduar penalisht ditën e sotme në Has, pasi ka dhunuar kafshën e punës. Mësohet se i riu me iniciale A.V, ka keqtrajtuar një ...
TIRANË- Në Shqipëri presidenti Ilir Meta, dekretoi në postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, zotin Dariel Sina, i propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ...
TIRANË- Në Shqipëri, Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi sot se ka vendosur heqjen e të gjitha kufizimeve lidhur me pandeminë Covid 19. Për pasojë, nuk do...
ANGLI- Një emigrant ilegal shqiptar që kujdeset për një ‘shtëpi bari’ që vlente 63,000 paund në Kënetën Lindore të Grimsby u përpoq të ikte kur poli...
TIRANË– Hepatiti akut nuk ka mbërritur në Shqipëri. Mjekja Silva Bino, e pranishme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha se në vend, deri...
TIRANË– 28 persona rezultojnë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë përmes njoftimit zyrtar bën me dije se në 24 orët e fu...
BORSH– Një lokal një katësh është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në fshatin Borsh të Himarës.Sipas njoftimit paraprak, katër zjarrëfikës kanë shk...