LIVE UPDATES
Bota

Dështimi madhështor i planit të May-t për Brexit-in

13 Mars 2019, 10:03 Nga DOSJA
Dështimi madhështor i planit të May-t për Brexit-in

Të dalësh, a të mos dalësh, thua kjo të jetë pyetja në të vërtetë? Pas episodit më të fundit të dramës Brexit, çdo gjë mbetet e hapur, mendon Bernd Riegert.

Debati në parlament ishte i zjarrtë dhe i gjatë. Ishte edhe argëtues, por rezultati ishte sërish i njëjti si në janar: Parlamenti hedh poshtë përsëri marrëveshjen e daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, e njohur me shkurtesën Brexit.

17 ditë përpara datës së largimit, Britania gjendet mbi shkëmbin “Brexit” gati për t’u rrëzuar në një humnerë të panjohur ekonomike dhe politike.

Si pala pro, ashtu edhe ajo kundër Brexit-it, e refuzuan sërish marrëveshjen, të cilën kryeministrja britanike dhe BE-ja e kishin ripunuar në minutën e fundit, edhe pse me argumente të ndryshme. Votuesit, partitë, parlamenti, qeveria: të gjithë janë të ndarë. Vendi është në krizë. Ndër pasojat e shokut të shkaktuar nga Brexit-i, nuk përjashtohet edhe shpërbërja e Mbretërisë së Bashkuar që përbëhet nga Skocia, Uellsi, Anglia dhe Irlanda e Veriut.

Bashkimi Evropian nuk ishte në gjendje t’u ofronte britanikëve një itinerar më të përshkueshëm dhe ky është dështim për kontinentin dhe Brukselin. Dëmi që vjen nga Brexit-i i parregulluar është i madh edhe për BE-në. Sepse tani do të kemi të bëjmë me një shkëputje të rrufeshme të forcës së dytë ekonomike nga tregu i brendshëm i BE-së. Britania e Madhe dhe BE-ja po vrapojnë drejt një kurthi të ngritur vetë, por fare të panevojshëm.

Ëndrra e nacionalistëve që dëshironin Brexit-in se Mbretëria e Bashkuar do të çlirohej nga prangat kryeneçe të BE-së për të rifituar shkëlqimin e vjetër imperial do të avullojë shpejt. Në një botë të globalizuar, një vend me sipërfaqen e Mbretërisë së Bashkuar mund të arrijë e vetme shumë pak, edhe pse britanikët mund të kenë armë bërthamore dhe një ulëse në Këshillin e Sigurimit.

Koha për t’i dhënë fund kësaj marrie

Edhe 17 ditë kanë mbetur për të shmangur më të keqen. Të mërkurën dhe të enjten Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë se a duhet guxuar një Brexit-i i lirë dhe kësisoj një rënie e lirë apo do të kërkojnë së paku që të zgjasin negociatat e Brexit-it edhe për disa javë. Mënyra më e mirë për të dalë nga ngërçi, megjithatë, do të ishte një hap që do të kërkonte guxim të madh nga Kryeministrja këmbëngulëse.

Theresa May do të duhej të kërkonte anulimin e tërheqjes së saj nga BE-ja, në përputhje me nenin 50, dhe më pas të jepte dorëheqjen. Dhe kështu ajo do t’ia linte në dorë kryeministrit ose kryeministres së ardhshme që të merreshin me qetësi edhe një herë me dosjen Brexit, kur britanikët ta kenë të qartë se çfarë duan në të vërtetë.

Do të evitohej dëmi ekonomik dhe zonja May do ta kishte të sigurt një vend në librat e historisë, edhe pse ndryshe nga ç’e kishte dashur ajo vetë. Kryeministrja ka folur edhe vetë njëherë për këtë opsion në një fjalim në parlament. Ajo e ka kuptuar se ka dështuar sepse nuk e ka realizuar atë që kishte premtuar.

Por kjo ndoshta nuk do të ndodhë. Gjasat më të mëdha janë që kryeministrja britanike të vijojë në post e të kërkojë prej BE-së zgjatjen e afatit të negociatave. Por me çfarë argumenti? Kjo dramë nuk mund të zgjatet pafundësisht. I mundshëm është edhe një referendum i dytë. Por cila pyetje do të shtrohet aty për miratim?
BE-ja në fund do ta miratojë zgjatjen, sepse askush nuk duhet të ketë mundësi të thotë në fund se Brukseli thjesht e hoqi prizën pa u shqetësuar për kaosin e parashikuar në ishujt britanikë. Shekspiri do të kënaqej shumë me këtë teatër plot ngatërresa. Marrë nga Deutche Welle.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota analiza bernd riegert brexit opinione theresa may analiza bernd riegert brexit opinione theresa may

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet