All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Çfarë po ndodh në BE? Ndryshojnë rregullat për zonën Shengen

12 Mars 2019, 11:36 Nga DOSJA
Çfarë po ndodh në BE? Ndryshojnë rregullat për
All - Paragraf - 1

BRUKSEL-  Vala e emigrantëve dhe ndryshimet në Bashkimin Evropian, kanë detyruar zyrtarët në Bruksel të marrin masa për kufijtë. Mësohet se Brukseli po fut një sistem të ri që synon të forcojë sigurinë për udhëtarët që hyjnë në zonën Shengen të lëvizjes së lirë të BE.

“Euronews”,  jep disa detaje se çfarë do të ndodhë me zonën Shengen, zonë e cila përfshin 26 vende evropiane dhe u lejon njerëzve të kalojnë kufijtë kombëtarë pa qenë nevoja e marrjes së vizës.

Por edhe pse shumë qytetarë kalojnë lirshëm nga një vend në tjetrin, sulmet terroriste në vitet e fundit në Paris, Berlin dhe Bruksel theksuan nevojën për të forcuar sigurinë në kufirin e jashtëm të BE dhe brenda Shengenit.

Por çfarë po ndodh?

Objektiv i Brukselit janë qytetarët që nuk kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në një prej vendeve të Zonës Schengen. Pjese e Shengenit jane Austria, Hungaria, Norvegjia, Belgjika, Islanda, Polonia, Republika Çeke, Italia, Portugalia, Danimarka, Letonia, Sllovakia, Estonia, Lihtenshtajni, Sllovenia, Finlanda, Zvicra, Greqia dhe Holanda.

Ideja është që qytetarët që do të marrin viza do u kontrollohen kredencialet gjatë procesit. Skema e quajtur Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2021.

Si funksionon?

Udhëtarët do të duhet të plotësojnë një formular aplikimi online i cili mbulon një sërë pyetjesh biometrike, të udhëtimit dhe sigurisë. Aplikimi pritet të zgjasë rreth 10 minuta për t’u plotësuar dhe informacioni do të kontrollohet nga të dy bazat e të dhënave ndërkombëtare dhe evropiane për të identifikuar kërcënimet e mundshme terroriste dhe kriminale.

Aplikimi online ETIAS do të përpunohet elektronikisht brenda 96 orëve dhe do t’i dorëzohet udhëtarit përmes postës elektronike. Një tarifë prej 7 € kërkohet me aplikimin dhe vlefshmëria e autorizimit të udhëtimit do të jetë tre vjet, ose deri në datën e skadimit të dokumentit të udhëtimit të personit. ETIAS mund të përdoret për qëndrime nga 90 ditë deri ne një periudhë 180-ditore.

Edhe pse autorizimi i udhëtimit është i vlefshëm për tre vjet, mund të revokohet nëse kushtet për lëshimin e autorizimit të udhëtimit nuk zbatohen më.

Pse sistemi i ri nuk konsiderohet vizë?

ETIAS bie në tipin e autorizimit të udhëtimit i njohur si “heqje dorë nga viza” dhe nuk konsiderohet si vizë zyrtare. Një heqje vizash u mundëson udhëtarëve të kualifikuar të marrin një autorizim digjital për të konfirmuar identitetin dhe letrat e sigurisë.

Vende të tjera që kanë autorizime të ngjashme për heqjen e vizave janë Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Australia. Kostoja për zhvillimin e ETIAS vlerësohet në 212.1 milionë euro dhe operacionet mesatare vjetore kushtojnë 85 milionë euro.

ETIAS do të jetë financiarisht i vetë-mbështetur, pasi shpenzimet vjetore të operacioneve do të mbulohen nga të ardhurat nga tarifat, sipas Komisionit Evropian.

Cilat vende do të futen nën ETIAS?

Udhëtarët ETIAS të cilët do të kenë nevojë për heqjen e vizave të reja do të përfshijnë shtetas nga mbi 60 vende. Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re që nuk kërkojnë vizë Shengen ndoshta do të kërkojnë që te kene Etias qe të vizitojnë Europën duke filluar nga viti 2021.

Vendet evropiane në listë përfshijnë Serbinë, Ukrainën, Shqipërinë, Bosnje dhe Herzegovinën, Republikën e Maqedonisë Veriore dhe Moldavinë.

A do të ndikohen qytetarët britanikë?

ETIAS ka të ngjarë të kërkohet për qytetarët britanikë, si dhe për shtetasit britanikë që jetojnë jashtë shtetit, duke filluar në fund të periudhës së tranzicionit në vitin 2020.

Komisioni i BE-së ka konfirmuar mundësinë e lartë të kërkesës së ETIAS për qytetarët britanikë në skenarë “marrëveshje” ose “jo marrëveshje”.

“Qëllimi ynë është të kërkojmë që qytetarët e BE të marrin një ETA në të ardhmen, por ne planifikojmë ta diskutojmë më tutje me BE në fazën tjetër të negociatave”, tha zëdhënësi.

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bruksel ndryshimet ne be rregullat e reja te shengen shengen shkrimi i euronews vendet e be bruksel ndryshimet ne be rregullat e reja te shengen shengen shkrimi i euronews vendet e be


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet