LIVE UPDATES
Aktualitet

Dëshmia e plotë/Flet shoferi i kamionit të 119 kg kokainë: Kisha frikë, më kërcënuan

4 Janar 2022, 08:54 Nga DOSJA
Dëshmia e plotë/Flet shoferi i kamionit të 119 kg kokainë:

TIRANË – Zbardhet dëshmia e plotë e Hasan Salihut, njërit prej shoferëve që kishte shkuar për të marrë konteinerin me banane në Portin e Durrësit, ku u gjetën 119 kilogramë kokainë.

Në deklaratën e tij përpara trupit gjykues, Salihu ka deklaruar është ndaluar nga 4 persona të maskuar, të cilët kanë kryer në kontenierin me banane një kontroll për rreth 30 minuta. Ai ka thënë se 1 prej tyre duke me dialekt nga Shkodra dhe 3 të tjerët nga jugu.

Në dëshminë e siguruar nga shqiptarja.com, Salihu thotë se nuk e ka njoftuar policinë pasi kishte frikë nga këta 4 persona, të cilët i kanë thën se do të zhdukim ty edhe familjen tënde por mos u dëgjo. Për hetuesit veprimet e shoferit të kamionit Hasan Salihu shihen të dyshimta dhe ndaj tij tashmë është vendosur një masë sigurie arrest në qeli. Salihu nga njëra anë deklaron se u kërcënua me jetë për të mos njoftuar policinë, por rezulton se ka njoftuar menaxherin Marson Murataj i cili po ashtu tashmë është në qeli.

Dëshmia e plotë e shoferit Hasan Salihu:

Hasan Salihu: Të drejtat e mia i kuptova dhe në prezencë të mbrojtësit tim Elton Hyseni unë do të jap këto shpjegime si më poshtë: Jetoj në adresën e mësipërme se bashku me familjen time e cila përbëhet nga bashkëshortja dhe 5 fëmijë. Aktualisht kam rreth 14 vjet që punoj si shofer në kompaninë ZIKO SHA” dhe me këtë kompani transportoj banane dhe mish të cilën e marr nga porti i Durrësit dhe e sjell te magazinat në Vaqarr ku i ka kjo kompani. Në date 28.12.2021 rreth orës 05:30 kam dalë nga banesa dhe pasi kam çuar nusen në punë në Kombinat kam shkuar me pas në punë në Vaqarr dhe kam marrë trajlerin me targa AA 126 RE dhe karrocën ABR604 dhe kam shkuar në portin e Durrësit ku kam marrë një kontenjer me banane të cilin e solla te magazinat rreth 11:00 ku pasi kam shkarkuar rreth 2 orë jam nisur përsëri për Durrës për rrugën e dytë do merrja një kontenjer me banane përsëri në port. Nga Vaqarr jam nisur për të bërë rrugën e dytë rreth ores 13:30-14:00 dhe kam shkuar në portin e Durrësit. Pasi kam shkuar në port kam lënë kontenjerin bosh dhe jam futur të merrja kontenjerin plot. Pasi preva fletën e skanerit te dogana jam nisur me kontenjerin dhe trajlerin me targa AA 126 RE dhe karroceri ABR604 për në skanim të kontenjerit dhe mjetit. Kam dorëzuar letrat aty dhe kam bërë skanimin kam pritur rreth 30 minuta për letrat e doganës dhe pasi më ka dhënë fletë daljen.

Jam nisur për Tiranë rreth orës 17:30 dhe kam dale në Shkozet – Katër rrugët e Shijakut – te vila Gold dhe u futa rrugës së vjetër për nga Ndroqi për të shkuar në magazina në Vaqarr. Duke ikur rrugës, në karburant Kastrati në Romanat kam ulur shpejtësinë se është trafik dhe për një moment kam parë se para makinës trajler më kanë dalë 4 veta të cilët ishin të moshës 35-40 vjeç të veshur me rroba të zeza dhe të maskuar me kapuç dhe me një bluz golf të zi, kishin mbuluar fytyrën. Këta persona pas më dolën para makinës me zunë në rrugë më thanë ‘jemi shteti, hape krahun këtu dhe në sediljen e parë të pasagjerit më ka hipur njëri. Në këtë situatë unë kam hapur krahun në hyrje të një karburanti, dhe një nga këto 4 persona me tha ‘mbylle gojën ose do të zhduk me gjithë familjen, po e hape gojën’.

Tre personat e tjerë kanë bërë kontroll në konteiner, kanë hapur derën dhe janë futur brenda në konteiner ku kanë bërë kontroll për 30 minuta. Më pas kanë zbritur ky personi që ishte në kabinë dhe të 4 janë larguar në drejtim të rrugës nacionale për Durrës. Unë kam zbritur nga makina dhe pashë gomat e krahut të pasagjerit që ishin gati si të rëna dhe kam shkuar te dera e konteinerit dhe kam parë që arkat me banane i kishin lëvizur dhe pasi i kam sistemuar kam mbyllur derën dhe më goma të rëna jam nisur në drejtim të karburant “Shaba Oil”, mos gaboj.

Aty te ky karburant kam hapur krahun se kishte ndriçim dhe kam njoftuar përgjegjësin të më sillnin goma. Përgjegjësit Edi Shkreta me ka thënë se gomën po ta sjellë një shofer tjetër i furmës Gësim Kalaja. Duke pritur aty rreth 2 orë ka ardhur Gëzim Kalaja, më ka sjellë dhomën dhe i kemi kërkuar një gomisti nga Durrësi të na ndërronte gomën. Pasi kam ndërruar gomën jam nisur së bashku me shtatasin Gëzim Kalajna në drejtim të magazinave në Vaqarr ku kam shkuar rreth orës 21:30. Pasi kam parkuar makinën kam shkuar në shtëpi i stresuar, Pasi kam folur atë natë në mëngjes i kam rënë në telefon shtetasit Marson Murataj dhe ishte gjumë.

Më pas kam shkuar e kam prit te shtëpia se ka dalë dhe i kam thënë se kështu ndodhi mbremë siç e përshkrova më lart dhe ata personat e mbrëmshëm më thanë se po fole do të zhdukim me të gjithë familjen. Më pas me menaxherin Marson Murataj kam shkuar te pika në Vaqarr dhe më par mua më ka dhënë urdhër të shkoja në shtëpi të pushoj. Sot me datën 30.12.2021 më kanë njoftuar të paraqitesha në punë në Vaqar ku edhe erdha.

Pyetje: A mund të na përshkruash personat që të ndaluan më çfarë automjeti ishin dhe çfarë dialekti kishin?

Salihu: E thashë dhe me lart ishin 4 persona të moshës rreth 35-40 vjeç të veshur me të zeza si sportive njeri ishte i gjatë rreth 180 cm dhe tre të tjerët më të shkurtër dhe nuk e pashe se me çfarë makine ishin dhe se nga erdhën unë kisha ndaluar në trafik dhe ata me dolën para më thanë “Jemi shtet do se kontrollojmë” dhe me kontrolluan siç e përshkrova me lart. Me sa kam dëgjuar njeri ishte me dialekt nga zona e Shkodrës dhe tre të tjerët si nga jugu.  Me njërin që ka hipur te sedilja e parë kam komunikuar, ata të tjerë kanë bërë kontroll të kontejnerit.

Pyetje: Çfarë të thanë, përse kontrolluan kontejnerin, çfarë kërkonin?

Salihu: Nuk e di pse e kontrollonin dhe çfarë kërkonin nuk më dhanë shpjegime vetëm më thanë se ‘Jemi shteti do bëjmë kontroll’.

Pyetje: Përse nuk njoftove policinë në lidhje me këtë ngjarje që në datë 27.12.2021

Salihu: Kisha shumë frikë nga këta persona se mos më ndiqnin!

Marson Murataj, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës “Bana-King” që importon fruta, kryesisht banane nga vendet e Amerikës Latine, Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliu, shoferë të kompanisë në fjalë janë lënë në burg pas sekuestrimit të 119 kilogramëve kokainë në magazinat e biznesit. Për tre të arrestuarit pasi ka dyshime të forta se kjo kompani është e përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike që ishte nisur nga Ekuadori bashkë me bananet.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 119 kg kokaine ne portin e durresit hasan salihu 119 kg kokaine ne portin e durresit hasan salihu

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni