FOTO/ Sherri në Sarandë, del fotoja e autorit
6 Tetor, 21:50
Detaje të reja nga vrasja në Sarandë/ V...
Bota
Deputeti i LDK “tall” Kurtin: Nuk ka terr që të sfidon ty, je ylli që ndriçon botën
28 Dhjetor 2021, 13:39Nga DOSJA
KOSOVË- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj teksa ka folur në Kuvend për gjendjen emergjente të shpallur nga qeveria e Kosovës, ka ironizuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Deputeti i LDK-së ka folur për mbledhjen ku është vendosur të shpallet gjendje emergjente, por këtë e ka bërë duke supozuar se si ka rrjedhur takimi. Gjithë ironi ai ka thënë se Kurti dhe Rizvanolli janë ulur në zyrë dhe gjithë çudi kanë parë njëri-tjetriin për këtë krizë të papritur. Ai thotë se ministrja është habitur shumë që Kosova njek krizë sidomos duke pasur Kurtin për kryeministër për të cilin Mehaj thotë se është një yll që shkëlqen. Ai vazhdon thotë me ironi se errësira që ka sjellë kurti është drita e Kosovës.
“I kemi pa ato dritat ndezë, natën në Qeveri, kryeministri Kurti ulur në njërën anë, komiteti, ministrja në anën tjetër, nja 10 minuta qetësi, duke e shiku njëri-tjetrin në sy, prit kur po fillojnë me folë, me i dhënë propozimet, prit, urdhnoni, kryeministër e kemi një dilemë, qysh është e mundur me pasë krizë energjetike në Kosovë, duke të pasur ty kryeministër? Kryeministri po përgjigjet, po parafrazoj “Ishim të paralajmëruar me kohë, edhe vendet fqinje morën mara emergjente”. Ministrja me komitetin, në stilin militant, edhe ata që i ka emëruar, edhe ata mbi moshën 75-vjeçare, të pakënaqur me përgjigjen, po i drejtohen: Kryeministër, nuk ka terr që të sfidon ty, sepse ti je yll që ndriçon botën, e lëre më Kosovën. Ndonëse me vonesë, por tanimë të gjithë e kanë kuptuar që terri i Kurtit është vetë drita e vendit tonë”, tha Zemaj
Zemaj tha se Qeveria ka qenë në dijeni se vendi po shkon drejt një krize energjetike, por nuk ka vepruar fare.
“Kriza nuk fillon sa hap e mbyll sytë, Qeveria e ka ditur se po shkojmë drejt një krize energjetike, çfarë keni bërë? Edhe sot deklaruat, asgjë. Çka keni reaguar, si keni reaguar? Hiç, fare”, ka deklaruar Zemaj.
MBRETËRI E BASHKUAR – Imunologu dhe virologu britanik Sir John Bell tha ditën e sotme se Omicron nuk është e njëjta sëmundje me të cilën u përballëm ...
SERBI- Federata e Organizatave Mjedisore të Serbisë (SEOS) njoftoi vazhdimin e postblloqeve në mbarë vendin më 3 janar, pasi është e qartë se Qeveria nuk do të ...
KOSOVË – Ministri i Financave në Kosovë, Hekuran Murati dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi kanë pasur një debat shumë të f...
GREQI- Qeveria greke ka ndërmarrë disa masa për pajisjen e emigrantëve me leje qëndrimi në vend. Vendimi i ri rregullon problemet e së shkuarës, pasi ka pas mij...
KOSOVË – Ngjarja e rëndë që ndodhi në tetor të këtij viti në Kosovë ku një burrë sulmoi një grua brutalisht në një supermarket në Prishtinë tronditi ...
KOSOVË- Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit, fajësoi veprimet dhe vendimet e...
KOSOVË – Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas kritikave për kryeministrin Kurti lidhur me menaxhimin e krizës energjetike në...
MAL I ZI – Një burrë i identifikuar si Edin Begziq, ka marrë peng një bankë të nivelit të dytë në Tivar të Malit të Zi pasi e akuzon se po vjedh para nga ...
KOSOVË – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha ditën e sotme në seancën e Kuvendit se me vendimin e sjellë për miratim në Kuv...