LIVE UPDATES
Bota

Departamenti Amerikan i Shtetit tregon kush po i ndal investimet e huaja në Kosovë

28 Korrik 2021, 11:49 Nga DOSJA
Departamenti Amerikan i Shtetit tregon kush po i ndal investimet e huaja në

Kosova ka potencial për të tërhequr investime të huaja direkte, por kjo është kufizuar nga dështimi për të adresuar disa çështje serioze strukturore, siç është paqëndrueshmëria politike, ndërhyrja në ekonomi, korrupsioni dhe informaliteti.

Kështu thuhet në raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit për Kosovën, lidhur me klimën e investimeve gjatë vitit 2021.

Kosova ka potencial për të tërhequr Investime të Huaja Direkte (IHD), por ky potencial është i kufizuar nga dështimi për të adresuar disa çështje serioze strukturore, përfshirë integrimin e kufizuar ekonomik rajonal e botëror, paqëndrueshmëria politike dhe ndërhyrja në ekonomi, korrupsioni, furnizimi jo i qëndrueshëm i energjisë, informaliteti, vështirësia në krijimin e të drejtave pronësore dhe sundimi i paqartë i ligjit, duke përfshirë një mungesë të dukshme të zbatimit të kontratave”, thotë Departamenti amerikan i Shtetit.

Sipas raportit, pandemia COVID-19 nuk ka sjellë ndryshime të përhershme në politikat e investimeve të Kosovës.

Pandemia COVID-19 nuk ka sjellë ndryshime të përhershme në politikat e investimeve të Kosovës. Qeveria miratoi disa masa lehtësuese të cilat janë të gjitha të përkohshme dhe të përqendruara në ruajtjen e niveleve të punësimit dhe ndihmën e bizneseve për të ruajtur likuiditetin. Si e tillë, masat e lehtësimit në Kosovë nuk ndikuan në mënyrë të konsiderueshme në politikën e saj më të gjerë të investimeve”, thuhet në raport.

DASH thotë se fluksi neto i IHD-ve në Kosovë u vlerësua në 323 milionë euro, një rritje e konsiderueshme mbi shumën e vitit 2019 që ishte 255 milionë euro.

“Në vitin 2020, fluksi neto i IHD-ve në Kosovë u vlerësua në 382 milionë dollarë [323 milionë euro], një rritje e konsiderueshme mbi shumën e vitit 2019 që ishte 302 milionë dollarë [255 milionë euro]. Stoku i investimeve të portofolit në vitin 2019 arriti në 2.05 miliardë dollarë [1.75 miliard euro], ndërsa letrat me vlerë të kapitalit ishin 1.67 miliardë dollarë [1.40 miliard euro] dhe letrat me vlerë të borxhit me 385 milionë dollarë [326 milionë euro]. Pasuritë e paluajtshme dhe aktivitetet e qiradhënies janë përfituesit më të mëdhenj të IHD-ve, të ndjekura nga shërbimet financiare dhe energjia. Ushqimi, IT, infrastruktura dhe sektorët e energjisë shënuan rritje dhe ka të ngjarë të tërheqin investime të reja”.

Përkundër sfidave, Kosova ka tërhequr një numër të investitorëve të rëndësishëm duke përfshirë disa firma ndërkombëtare dhe franshiza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërprerjet botërore të furnizimit të sjella nga pandemia COVID-19 kanë ngjallur interes më të madh nga disa biznese për të përdorur Kosovën si një bazë për prodhim për tregun e BE-së”, vijon njoftimi i DASH-it.

Në raportin e fundit, sektori i përpunimit të drurit ka luajtur rol kyç në ekonominë e vendit.

Një sektor kyç i ekonomisë që ka mbajtur një rritje të fortë është ai i përpunimit të drurit. Kompanitë që prodhojnë kuzhina, banja, dyer dhe mobile janë rritur që nga viti 2017. Sektori po rritet dhe po merr mbështetje në shërbimet e zhvillimit të biznesit dhe qasjen në financa”, tregon raporti.

Po ashtu, DASH thotë se pavarësisht se sektori i drejtësisë mbetet i dobët në zbatimin e ligjit, këto të fundit janë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ligjet dhe rregulloret e Kosovës janë në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbështetjen dhe mbrojtjen e investimeve, megjithëse zbatimi i sektorit të drejtësisë mbetet i dobët. Me ndihmën e USAID-it, Qeveria e Kosovës vazhdoi një seri reformash në mjedisin e biznesit, të cilat kontribuuan në përmirësimin e renditjes së vendit në raportin ‘Doing Business’ të Bankës Botërore. Në vitin 2020, në këtë raport Kosova u rendit në vendin e 57 nga 190 ekonomitë e anketuara”.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dash investimet e huaja ne kosove dash investimet e huaja ne kosove

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026