LIVE UPDATES
Politike

Dënimi me 25 vite burg i Dritan Dajtit, Gjonaj: KLGJ të marrë masa, hetim disiplinor ndaj gjyqtarëve (VIDEO)

10 Shkurt 2019, 12:38 Nga DOSJA
Dënimi me 25 vite burg i Dritan Dajtit, Gjonaj: KLGJ të marrë

TIRANË- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj me anë të një deklarate për shtyp ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin me 25 vite burg të Dritan Dajtit.

Në deklaratën e saj për shtyp, ministrja Gjonaj u shpreh se vendimi për Dajtin ishte në kundërshtim me ligjin dhe se i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor për procedimin disiplinor ndaj trupës së gjyqtarëve që dhanë vendimin.

“  Vendimi është në kundërshtim me çdo standart të precedentëve penalë. Kjo qeveri as nuk e ka dhe as nuk synon kontrollin mbi drejtësinë por do të ndjekim të gjithë hapat ligjorë për hetimin e gjyqtarëve. Ministria e Drejtësisë do t’i drejtohet KLGJ-së për të marrë masat e menjëhershme për procedimin disiplinor të gjyqtarëve lidhur me këtë rast të paprecedent të shkeljeve në kundërshtim me çdo standard të gjykimit të shkurtuar dhe procesit penal,”– tha Gjonaj.

Dritan Dajti është i dënuar për vrasjen e 4 policëve në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo.

Dritan Dajti qëndron prej vitit 2009 në paraburgim, ndërkohë që gjykimi i tij është zvarritur për gati 10 vite. Vendimi i Apelit e lë Dritan Dajtin edhe 10 vite pas hekurave, pas konvertimit të dënimit nga paraburgimi, i cili llogaritet 10 vite i barabartë me 15 vite burg. Lidhur me rastin, ditën e sotme ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. (Lexo këtu) dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. (Lexo këtu)

Fjala e plotë:

Jam sot përpara jush në këtë deklaratë për shtyp, për një rast të paprecedent dhe shokues të ndodhur në vendimmarrjen e drejtësisë shqiptare dy ditë më parë lidhur më çështjen e Dajti.

Vendimi i trupës së gjyqtarëve për pranimin e gjykimit të shkurtuar dhe uljen e dënimit me 25 vjet për një të pandehur që akuzohet për vrasjen e 4 policëve tregon qartë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive dhe në kundërshtim me Kodin e procedurës penale).
Prej 48 orëve kemi punuar intensivisht për të adresuar një skandal të papranueshëm të përmasave të tilla të patolerueshme të gjyqtarëve që kanë dhënë vendimin tërësisht në kundërshtim me ligjin për personin e akuzuar për vrasjen e 4 policëve.

Duke ndarë me publikun revoltën legjitime të çdo qytetari përballë këtij lajmi të shëmtuar që vjen nga segmente të drejtësisë ku ende nuk ka arritur procesi i vettingut, dua t’i siguroj të gjithëve që jo vetëm nuk mund të pajtohemi kurrë me faktin e kryer në këtë rast por do të ndjekim të gjitha hapat me mjetet ligjore që jeta e 4 dëshmorëve të atdheut të peshohet në kandarin e korrupsionit të mungesës totale të integritetit dhe profesionalizmit të disa gjyqtarëve të cilët nuk meritojnë asgjë tjetër përveçe përbuzjes të çdo qytetari të ndershëm.

Vendimi është në kundërshtim me çdo standard të procesit penal dhe rrezikon të krijojë një precedent të rrezikshëm, në dhënien e lirisë së elementëve kriminalë.

Gjej rastin të që ta rinënvizojë se Qeveria dhe kjo shumicë qeverisëse as nuk ka dhe as nuk e synon vendosjen e kontrollit mbi drejtësinë por në raste të tilla papërgjegjshmërie të drejtësisë së një vendi që aspiron për të hyrë në Bashkimin evropian nuk mund të rri pa reaguar me të gjitha format ligjore.

Fatkeqësisht kjo drejtësi në reformim e sipër, që hera herës shfaq fytyrën e saj të vjetër të përbuzjes të vetë drejtësisë, na vendos të gjithëve në një pozitë të vështirë por të gjithë duhet të kuptojnë se vetëm përfundimi i zbatimit të Reformës në Drejtësi,
pastrimi nga radhët e drejtësisë të gjyqtarëve, si ata që ulën dënimin e vrasësit të 4 policëve, është rruga për të ndaluar përgjithmonë këto vendime të paligjshme.

Ndërkohë gjej rastin të informoj që paralelisht me Reformën në Drejtësi ne do të përshpejtojmë reformën në rritjen e sigurisë në burgje si masa imediate në luftën kundër krimit të organizuar ku pas instalimit të monitorimin 24 orë të seksioneve të sigurisë së lartë në burgje, instalimit të regjimit 41 bis dhe paketës ligjore me ndryshimet të kësaj natyre si pjesë e paketës antikrim do të miratohet së shpejti për forcimin e mëtejshëm të nivelit të sigurisë në institucionet penitenciare.

Ministria e Drejtësisë do ti drejtohet KLGJ-së për të marrë masat e menjëhershme për procedimin disiplinor të gjyqtarëve lidhur me këtë rast të paprecedent të shkeljeve në kundërshtim me çdo standard të gjykimit të shkurtuar dhe procesit penal.

Pasuria është një element i rëndësishëm për t’u vlerësuar nga institucionet e vettingut por mbi të gjitha i kërkoj Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe ONM-së që në vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të fokusohen në elementë të tillë që çdo gjyqtar ose prokuror me vendimmarrjen e tyre kanë mundësuar që grupet kriminale ti shpëtojnë forcës së ligjit.

Mbështes prokurorinë në ankimimin në Gjykatën e Lartë me qëllim që parregullsitë e procesit në apel të rivendosin drejtësinë në vend. Qytetarët shqiptarë meritojnë një sistem drejtësie ku gjyqtarët dhe prokurorët me kurajo, përgjegjshmëri dhe në zbatim të ligjit të marrin vendime të drejta të pandikuara nga asnjë lloj rrethane tjetër dhe të japin drejtësi!

Ndërkohë pas deklaratës së ministres Gjonajt për vendimin e gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike. Në një deklaratë për mediat PD-ja shkruan se reagimi i dy ministrave erdhi pas revoltës publike.

Sipas selisë blu vendimi për Dritan Dajtin erdhi pikërisht për shkak të ‘drejtësisë së re’ të kryeministrit Edi Rama.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike burgim i perjetshem denimi i dritan dajtit dritan dajti etilda gjonaj burgim i perjetshem denimi i dritan dajtit dritan dajti etilda gjonaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet