LIVE UPDATES
Politike

Demokratët kundërshtojnë njëri-tjetrin, Çollaku i mbajti fjalim memorialit, Bogdani: Na cënon sovranitetin

10 Gusht 2019, 19:54 Nga DOSJA
Demokratët kundërshtojnë njëri-tjetrin, Çollaku i

TIRANË– Ngritja e memorialit për të rënët në Turqi ka bërë lëmsh edhe anëtarët e Partisë Demokratike. Sekretari i marrëdhënieve të jashtmë në PD ka bërë një status që e cilëson ngritjen e këtij memoriali si një gafë të kryebashkiakut Erion Veliaj pasi cënon sovranitetin kombëtarr.

Ky është një gabim nga bashkia e Tiranës pasi nuk tregon nivelin e lartë të marredhënieve mes dy vendeve, por vasalitetin mes tyre,”– shkruan ai ndër të tjera.

Nga ana tjetër Kreshnik Çollaku, ish-deputet i Partisë Demokratike ishte i pranishëm në ceremoninë e përurimit të këtij memoriali teksa mbajti edhe një fjalim, më datë 15 korrik.

Deri më tani nuk e kuptojmë se cili është version zyrtar i Partisë Demokratike.

Statusi i plotë i Gert Bogdanit

Ate pak park artificial qe kemi vazhdojne ta mbysin e ta kafshojne. Njehere e kafshuan duke bere kulla, pastaj e mbyten duke hedhur beton me ato qe kryetari i bashkise i quan ‘lodra’, tani me memoriale e pas pak muajsh perseri me betonin e kullave te oligarkeve reth e rrotull universitetit. Por me lajmin dhe inagurimin e sotem problemi eshte me i madh se thjeshte shkaterrimi i parkut. Ne kete rast eshte cenimi i sovranitetit!

Per te qene i qarte qe ne fillim, sepse jam i sigurt qe etiketimet nuk do te mungojne; se pari vleresoj miqesine dhe marredhenien e shkelqyer mes popullit shqipetar dhe atij turk keto 100 vite e kusur pavaresi te Shqiperise; se dyti ky qendrim nuk ka lidhje as me mbajtjen ane ne nje konflikt rrymash e individesh, sepse nuk eshte problem shqiptar; dhe se treti cdo shqiptar i ndershem, patriot dhe jo i shitur kete qendrim do mbante (te shprehur me ze, apo menduar ne heshtje).

Memoriali i inaguruar nga nen kryetari i Bashkise se Tiranes, edhe me prezencen e ndonje perfaqesuesi tjeter politik, eshte thjeshte nje gafe e rende diplomatike dhe cenim i sovranitetit kombetar! Nderimi i te reneve per mbrojtjen e demokracise se nje vendi duhet te ngrihet ne ate vend, jo gjetiu. Ndaj, eshte gabim ngritja e tij ne Tirane, sepse nuk tregon nivelin e larte te marredhenieve mes dy vendeve, por vasalitetin mes tyre.

Per kete gafe te Kryetarit te Bashkise duhej te ishte shprehur menjehere ministri yne i jashtem z.Rama, por duket qe gojen ia kane kycur me kohe. Ose, duhej te ishte shprehur se paku ministri i jashtem ne detyre, i cili edhe pse mezi i reciton i ka per zemer Rilindasit, por edhe ky duket se nga hera e ka ngrene lugen e çorbes gatuar me miell serbie.

E meqe permenda Rilindasit, para disa kohesh dikush shprehej se po te shihte Skenderbeu Shqiperine ne 600 vjetorin e tij, do t’i mbusheshin syte me lot; besoj se po ta shihnin dhe ata qe mbaruan ate qe nisi Skenderbeu, pra Rilindasit, edhe atyre do t’u perloteshin syte! Por kjo nuk do te thote qe kete vend te vazhdojne ta qeverisin palaço medioker e njerez te shitur, ka ende kohe dhe shprese qe dinjitetin e ketij vendi ta çojne ne vend ato qe realisht i thone vetes SHQIPETAR! PS. Sidoqofte shashka si keto nuk mund t’i mbulojne kurresesi aferat dhe zullumet disa qindra milioneshe te korrupsionit te kesaj qeverie.

Një ditë më parë u bë publik lajmi se ën Parkun e Liqenit ëstë ngritur një memorial për në nder të 251 qytetarëve turq të vrarë për mbrojtjen e presidentit Erdogan gjatë atij që u quajt grusht shteti i 15 korrikut 2016 në Turqi. Ky lajm nuk është dhënë në asnjë njoftim zyrtar nga Bashkia Tiranë dhe është bërë i ditur nga mediat turke. 

Ngjarja ka ndodhur në datën 15 korrik dhe ka hapur një debat politik në vendin tonë pasi nuk ka ndodhur ndonjëherë që në Shqipëri të ngrihet një memorial për të rënët në një shtet tjetër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gert bogdani kreshnik çollaku ngrihet memorial turk ne tirane ngritja e memorialit turk gert bogdani kreshnik çollaku ngrihet memorial turk ne tirane ngritja e memorialit turk

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet