LIVE UPDATES
Bota

Dëmet nga pandemia, Kurti: 12 milion euro për familjet, 15 të tjera për punësimin

25 Gusht 2021, 16:13 Nga DOSJA
Dëmet nga pandemia, Kurti: 12 milion euro për familjet, 15 të

KOSOVË- Kosova ka miratuar ditën e sotme disa projektligje në lidhje me pandeminë e Covid dhe jo vetëm. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti me anë të një postimi në Facebook, është shprehur se  sot janë marrë vendime të rëndësishme në 20 pika që planit të qeverisë, duke shtuar se gjithashtu kanë bërë një hap para drejt përmbushjes së një prej prioriteteve të qeverisë. Kurti shkruan se 12 milion euro janë ndarë në mbështetje të familjarëve në Kosovë, duke shtuar se 15 milion euro të tjerë janë vënë në mbështetje të punësimit. Ai gjithashtu shtoi se shqyrtuan nismën për ndihmën sociale në vend, e cila mund të shkojë deri në 47 milion euro. 

Postimi i plotë: 

Vendime të rëndësishme në 20 pika të mbledhjes së 25-të të Qeverisë. Sot e bëmë një hap drejt përmbushjes së njërit nga prioritetet e Qeverisë, që parasheh shtesat e fëmijëve, si një formë kontributi për rritjen e mirëqenies së tyre sociale. Nëpërmjet zbatimit të masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, po vazhdojmë mbështetjen e familjeve dhe punëtorëve që pësuan nga pandemia COVID-19. Nga 12 milionë euro të ndara për mbështetje të familjeve, 4 milionë për përkrahjen e familjeve që humbën kryefamiljarin nga pandemia; 1 milion për sigurimin e kuponëve të ushqimit për familjet në nevojë; 7 milionë për pagesën e lehonave dhe shtesave për fëmijë.

Për mbështetjen e punësimit nga 15 milionë eurot e ndara, 5 milionë për të ndihmuar rikthimin në punë të atyre që humbën vendin e punës; 5 milionë për të punësuarit e formalizuar dhe 5 milionë të tjerë për punësimin e grave. Për punonjësit shëndetësorë të cilët angazhohen pa kursim në mbrojtje të shëndetit tonë, ndamë 2 milionë e 700 mijë euro, nëpërmjet të cilave do të mund të marrin shtesën neto prej 10 për qind të pagës bazë, por jo më pak se 60 euro, për muajt gusht, shtator dhe tetor 2021.

Miratuam vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës për subvencionimin e kredive investive për prodhuesit vendorë. Më qëllim të përmirësimit dhe efikasitetit të sistemit të asistencës sociale, si dhe zhvillimin e masave aktive të tregut të punës, shqyrtuam nismën për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”, vlera të cilit pritet të arrijë deri në 47 milionë euro. Ofrimi i mbështetjes së viktimave që pësojnë nga dhuna e cilësdo formë është përgjegjësi dhe obligim. Andaj miratuam Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndihmë Juridike Falas të viktimave të dhunës në familje dhe formave të tjera të dhunës, ku përfshihen edhe personat e dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë, në vitet 1998-99.

Miratuam edhe katër projektligje: Projekt Kodin e Procedurës Penale, Projektligjin për Provimin e Jurisprudencës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar dhe Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për shërbim jashtë vendit. U shqyrtua kërkesa për shpërndarjen e dividendës në vlerë prej 30 milionë euro nga ndërmarrjet publike KOSTT, Sh. A. dhe KEK, Sh. A. Themeluam Grupin Punues Ndër-institucional, që do të punojë në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare të problemit të pagesës së policës kufitare për bashkatdhetarët, përfshirë edhe ndërmarrjen e hapave per anëtarësim në Kartonin e Gjelbër. Rialokuam 49,925 euro për realizimin e projektit kapital për mbështetjen e aktiviteteve socio-ekonomike dhe kulturore të komuniteteve në komunën e Prizrenit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti buxheti i kosoves albin kurti buxheti i kosoves

Sondazh

Poll
Bota 25 Gusht 2021, 15:52

KOSOVË-Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i ka reaguar Qeverisë së Kosovës për vendimin e marrë për ndarjen e shtesave jo më pak se 60 euro ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet