LIVE UPDATES
Bota

Pse Presidenti gabon gjithmonë në çështjet madhore të politikës së jashtme? Lista e “tradhëtive” të Joe Biden

25 Gusht 2021, 14:11 Nga DOSJA
Pse Presidenti gabon gjithmonë në çështjet madhore të

SHBA– Shkrimtari amerikan Peter Wehner, ka bërë një shkrim rreth Joe Biden ku shkruan rreth ‘gabimeve’ të tij ndër vite edhe kur nuk ishte në pushtet, dhe i krahason ato me aktualitetin duke nxjerrë përfundime se përse dështoi çështja e Afganistanit dhe si triumfuan talebanët duke gjetur hapësirë në vend.

Pse Presidenti gabon gjithmonë në çështjet madhore të politikës së jashtme?

‘Më ka ardhur në majë të hundës duke dëgjuar për moralitetin, për obligimin tonë’, thoshte Joe Biden më 1975. ‘Ka një pikë ku ti nuk je në gjendje të arrish obligime morale që ekzistojnë nëpër botë’. Në atë kohë ai debatonte kundër ndihmës amerikane për Kamboxhian. Por mund ta kishte thënë fare mirë edhe për vendimin e tij të këtij viti për t’i dhënë fund pranisë amerikane në Afganistan, një gabim katastrofik që çoi në marrjen e pushtetit nga talibanët, minoi interesat tona kombëtare dhe njollosi moralisht presidencën e tij.

Është gafa më e fundit në një histori politike të jashtme të mbushura me to.

Më 1975, Biden kundërshtoi dhënien e ndihmës qeverisë së Vietnamit të Jugut gjatë luftës kundër Veriut, duke bërë të mundur fitoren e një regjimi brutal dhe shkaktimin e një eksodi masiv refugjatësh.

Më 1991, kundërshtoi Luftën e Gjirit, një nga fushatat ushtarake më të suksesshme në historinë amerikane. Më vonë, jo vetëm që u pendua për votën kundër në Kongres, por më 1998 kritikoi George H. W. Bush që nuk rrëzoi Saddam Hussein, duke e quajtur atë vendim ‘një gabim thelbësor’.

Më 2003, Biden përkrahu Luftën e Irakut – një tjetër votë në Kongres për të cilën u pendua më vonë.

Më 2007, kundërshtoi strategjinë e re të Presidentit George W. Bush kundër guerilëve dhe dislokimin e trupave të tjera në Irak, duke e quajtur ‘gabim tragjik’. Në fakt, dërgimi i trupave pati rezultate mahnitëse, përfshirë rënien dramatike në vdekjet e civilëve dhe dhunën sektare.

Në dhjetor 2011, Presidenti Barack Obama dhe zëvendëspresidenti Biden tërhoqën nga Iraku trupat amerikane që ndërkohë ishin ulur shumë në numër; i pari thoshte që Iraku ishte një vend ‘sovran, i stabilizuar dhe që mund të mbahej vetë’, ndërsa i dyti parashikonte që Iraku mund të ishte ‘një nga sukseset më të mëdha të kësaj administrate’. Vendimi i tyre e çoi Irakun drejt dhunës sektare dhe luftës civile, duke i lejuar Iranit të shtrinte ndikimin e tij dhe duke i hapur rrugë ngritjes së grupit xhihadist ISIS.

Në kujtimet e tij, Obama shkruan se Biden e kishte këshilluar ish-presidentin të priste edhe pak para se të niste sulmin që vrau Osama bin Laden.

Dhjetë vjet më parë, Biden thoshte në një intervistë se ‘talibanët në vetvete nuk janë armiqtë tanë’, duke shtuar se ‘nëse talibanët do të ishin në gjendje të rrëzonin qeverinë ekzistuese, e cila bashkëpunon me ne për të luftuar të këqijtë që na godasin, atëherë po që do të bëheshin problem për ne’. Dhe ja ku jemi.

Në librin me kujtime të botuar më 2014, ‘Detyra: Kujtimet e një Sekretari në Luftë’, Robert Gates, i cili shërbeu si Sekretar i Mbrojtjes në presidencën e George W. Bush dhe Obamës, thotë se Biden ‘e ka pasur gabim pothuajse për çdo çështje madhore të sigurisë e të politikës së jashtme në katër dekadat e fundit’.

Atëherë, a ka ndonjë teori që i bashkon të gjithë mbi arsyen pse Biden gabon gjithmonë në çështje madhore të politikës së jashtme? A është në gjendje të kuptojë ndonjë gjë për botën, apo ka ndonjë komplet instinktesh që e ngatërrojnë?

Ndoshta duhet nisur duke pranuar që Biden nuk ka qenë kurrë ndonjë mendimtar strategjik mbresëlënës. Kur flitet për pikat e tij të forta, ata që janë pranë Biden vënë në dukje aftësitë e tij me njerëzit: aftësinë për të lexuar liderët e huaj, të dijë kur të këmbëngulë e kur të tërhiqet, kur të bëjë mikun e kur të bëjë zyrtarin. Por kjo është shumë e ndryshme nga të pasurit vizion strategjik dhe kuptim të sofistikuar të ngjarjeve dhe forcave historike.

Për çështjet e sigurisë kombëtare, Presidentit Biden i mungojnë disa nga cilësitë më të rëndësishme që duhet të kenë ata që qeverisin: aftësia për të gjykuar mirë, urtësia dhe kujdesi; aftësia për të parashikuar se si do të shpalosen ngjarjet; kapacitetin për të marrë vendimin e duhur bazuar mbi informacion jo të plotë; dhe vullnetin për të përshtatur analizën në dritën e ndryshimit të rrethanave.

E thënë thjesht, Joe Biden ka gjykim të keq.

William Inboden i Qendrës Clements për Sigurinë Kombëtare në Universitetin e Teksasit, i cili ka punuar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të George W. Bush, më ka thënë se kyçi për të kuptuar gjëra për Biden është se para së gjithash ai është politikan, i lidhur në mënyrë të qëndrueshme me qendrën gravitacionale të Partisë Demokratike për çdo çështje të politikës së jashtme, një ndjekës më tepër se lider, dhe sigurisht jo mendimtar krijues e i pavarur.

Por rekordi i politikës së jashtme të Bidenit përshkohet edhe nga një linjë tjetër: ajo e tradhëtimit të atyre që u rreshtuan përkrah Amerikës kundër armiqve të saj dhe që, pas tërheqjes amerikane, përballen me një të ardhme brutaliteti, shtypjeje e vdekjeje. Dhe tradhtimi i këtyre njerëzve në vende të huaja duket se nuk e ka prekur Bidenin. Ka një pandjeshmëri shqetësuese tek e gjitha kjo, një pandjeshmëri që është në kundërshti me empatinë që Biden ka shfaqur hapur në fusha të tjera të jetës së tij.

Sipas librit biografik të kolegut tim George Packer për Richard Holbrooke, i dërguari special i Obamës në Afganistan e Pakistan, Biden ka argumentuar se SHBA nuk ka detyrime karshi afganëve që besuan te SHBA.

‘Nuk kemi pse shqetësohemi për atë. E bëmë në Vietnam. Nixon dhe Kissinger nuk e patën problem’, i ka thënë Biden Holbrooke-ut. Sipas Washington Post, Biden ka refuzuar edhe idenë se Amerika ka një detyrim moral karshi grave në Afganistan.

Tërheqjet për të cilat Biden insistoi në Irak e Afganistan ishin në faza të tilla lufte kur shumë pak trupa amerikane ishin të rrezikuara, kur numri i trupave të SHBA ishte tepër i ulët. Siç shkruan Paul D. Miller në The Dispatch, ‘prania e SHBA në Afganistan në vitet e fundit ka qenë e vogël – vetëm 2500 trupa para nisjes së tërheqjes finale. Mund të qëndronin pa problem. Nuk kemi pasur ndonjë lëvizje të rëndësishme anti-luftë, as presion politik të brendshëm për tërheqje, dhe asnjë rezultat zgjedhjesh nuk varet nga politika e SHBA karshi Afganistanit’. Miller, veteran lufte në Afganistan, i cili shërbeu në Këshillin e Sigurisë Kombëtare për Presidentët George W. Bush dhe Obama, vazhdon:

‘Misioni amerikan në Afganistan arriti disa suksese të rëndësishme. Nuk ka pasur sulme terroriste ndërkombëtare të shkallë së gjerë me burim nga Afganistani apo Pakistani që më 2001. Populli afgan e mbështeti gjerësisht kushtetutën e re të vendit. Ekonomia afgane shfaqi rritje të qëndrueshme. Nga çdo pikëpamje humane, afganët janë më mirë sot se 20 vjet më parë. Ndërhyrja nuk ishte dështim, vetëm se tani shumë nga sukseset do të zhbëhen me kolapsin e ushtrisë afgane’.

Por Biden vendosi të bënte në Afganistan atë që vendosi të bënte në Irak: të ndërpriste mbështetjen sepse ishte i vendosur ta ndërpriste mbështetjen, sepse mendon se i di më mirë gjërat, jo sepse rrethanat në terren ia diktonin vendimet. Rezultati është një katastrofë e të drejtave të njeriut.

Presidenti i dytë katolik i Amerikës flet hapur për besimin e tij, mban rruaza në xhep dhe ndjek meshën çdo të diel. ‘Joe është dikush për të cilin mënyra se si i sheh çështjet rreth drejtësisë raciale, rreth trajtimit të refugjatëve dhe imigrantëve është e lidhur me mënyrën se si i sheh të tjerët, kë sheh si fqinjë, kë sheh si të bërë në imazhin e Zotit’, thotë për NPR Senatori Chris Coons, një mik i afërt e Joe Biden.

Carol Keehan, ish-kryetarja e Shoqatës Shëndetësore Katolike, e cila ka punuar ngushtë me Biden për vite, iu bën jehonë atyre fjalëve. ‘Ai është shumë i qartë për drejtësinë’, thotë ajo për ‘Kur Joe Biden flet për besimin, i thotë gjërat njësoj si Gospeli i Mateut, ‘atë që i ke bërë vëllait tim, ma ke bërë edhe mua’’.

Por mos ua thoni këtë vajzave, grave dhe shpirtrave të tjerë të frikësuar në Afganistan, të cilët, falë një vendimi të marrë nga Joseph R. Biden Jr., janë në pragun e portave të ferrit.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden peter wehner joe biden peter wehner

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale