LIVE UPDATES
Ekonomi

Dëmet më të shtrenjta për siguruesit, kryeson sigurimi i garancive

2 Shkurt 2021, 06:43 Nga DOSJA
Dëmet më të shtrenjta për siguruesit, kryeson sigurimi i

Një dëm i ndodhur iu kushton siguruesve shqiptarë mesatarisht 150 mijë lekë ose rreth 1200 euro. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare treguan se për vitin 2020 dëmi mesatar në sigurime u rrit me 26.6% krahasuar me një vit më parë. Për herë të parë vitin e kaluar, siguruesit paguan më shumë dëme në sigurimet e pronës sesa në sigurimet motorike.

Ky ndryshim strukturor, i lidhur me tërmetin e nëntorit 2019, duket se ka ndikuar edhe në rritjen e dëmit mesatar të paguar nga kompanitë e sigurimeve. Një dëm në pronë iu kushton siguruesve mesatarisht 741 mijë lekë ose afërsisht 6 mijë euro. Megjithë rritjen e numrit të dëmeve në këtë klasë për shkak të tërmetit, dëmi mesatar pësoi rënie me 18% krahasuar me vitin 2019. Pavarësisht nga kjo, një dëm në pronë kushton mesatarisht shumë më tepër se një dëm në sigurimet motorike. Statistikat e AMF-së tregojnë se për vitin 2020 një dëm në sigurimin motorik kushtonte mesatarisht 190 mijë lekë ose pak më shumë se 1500 euro. Krahasuar me një vit më parë, dëmi mesatar u rrit lehtë me 2.9%.

Brenda produkteve të sigurimit motorik, megjithatë, dëmi mesatar ka ndryshime të konsiderueshme për produkte të ndryshme. Sigurimi i detyrueshëm i mjeteve për përgjegjësitë ndaj palëve të treta ka një kosto shumë afër mesatares së sigurimeve motorike, me rreth 193 mijë lekë për dëm. Ndërsa dëmet që mbulohen nga kartoni jeshil janë shumë më të shtrenjta dhe për vitin 2020 ishin mesatarisht 785 mijë lekë, 33% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Për vitin 2020, klasa e sigurimit me dëmin mesatar më të lartë ishte ajo e sigurimit të garancive. Për çdo dëm në këto klasa kompanitë paguan 1.8 milionë lekë, në rritje me 354% krahasuar me vitin 2019. Këto sigurime kanë një peshë të ulët në treg, me më pak se 2% të prime të shkruara bruto, por përgjegjësitë e siguruara prekin vlera relativisht të larta. Mes klasave kryesore, ato më dëmin mesatar më të ulët ishin sigurimi i shëndetit dhe aksidenteve, ku kompanitë e sigurimeve paguan mesatarisht vetëm 20 mijë lekë për çdo ngjarje sigurimi.

Për vitin 2020, kompanitë e sigurimeve paguan rreth 7.6 miliardë lekë dëme, në rritje me 18.6% krahasuar me një vit më parë. Por, në numër dëmet e paguara pësuan rënie me 1.6% krahasuar me vitin 2019 dhe rrjedhimisht dëmi mesatar shënoi rritje. Megjithë rritjen e lartë të dëmeve nga klasat e pronës, për shkak të tërmetit, pandemia solli rënie të ndjeshme të tyre në disa klasa të tjera, sidomos në dëmet motorike dhe në sigurimin e aksidenteve në udhëtim.

Marrë nga Monitor

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi autoriteti i mbikëqyrjes financiare autoriteti i mbikëqyrjes financiare

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete